Poezi nga Victor HUGO (1802 – 1885)
Jetohet, flitet…
Jetohet, flitet, kemi qiellin dhe retë
Mbi kokë; Ëndje n’librat e dijetarëve të vjetër;
Lexojm’ Danten, Virgjilin; shkojmë drejt haresë
Me karrocë publike te ndonjë vend magjepsës,
Qeshim me të madhe në bujtinë e vendstrehim;
Vështrimi i gruas, që kalon, jep trazim;
Duam, na duan, mbretërit s’e kanë kët’ lumni!
Dëgjojmë këng’n e zogjve në pyje, hijeshi;
Zgjohemi në mëngjes dhe një familje e tërë
Ju përqafon, një bijë, një motër, një nënë!
Hamë mëngjes tek lexojm’ gazetën. Gjith’ ditën
Thurim me mendime punën, shpresën, dashuritë;
Vjen jeta me zjarrmitë e saj të trazuara;
Hedhim fjalën në kuvende të zymtuara;
Përballë qëllimit dhe fatit që na rrëmben,
Ndihemi të dobët, të fortë, të vegjël, të mëdhenj;
Jemi dallgë mes turmës, shpirt në mes të stuhisë;
Gjithçka vjen e shkon; jemi në festë, jemi mes zisë;
Ecim para, tërhiqemi, luftojmë me përpjekje… —
Pastaj, heshtje e pamatë dhe e thellë në vdekje!
Shënim i përkthyesit: Filozofia e kësaj poezie qëndron te përballja ndërmjet pasurisë së pafundme të përjetimeve njerëzore dhe kufizimit të pashmangshëm të jetës. Jeta është shumësi zërash, ndjenjash, ëndrrash dhe përpjekjesh; vdekja është heshtja që i pason të gjitha. Por meqë kjo heshtje do të vijë një ditë, çdo çast i jetës merr vlerë të pazëvendësueshme.
On vit, on parle…
On vit, on parle, on a le ciel et les nuages
Sur la tête ; on se plaît aux livres des vieux sages;
On lit Virgile et Dante ; on va joyeusement
En voiture publique à quelque endroit charmant,
En riant aux éclats de l’auberge et du gîte;
Le regard d’une femme en passant vous agite;
On aime, on est aimé, bonheur qui manque aux rois!
On écoute le chant des oiseaux dans les bois
Le matin, on s’éveille, et toute une famille
Vous embrasse, une mère, une soeur, une fille!
On déjeune en lisant son journal. Tout le jour
On mêle à sa pensée espoir, travail, amour;
La vie arrive avec ses passions troublées;
On jette sa parole aux sombres assemblées;
Devant le but qu’on veut et le sort qui vous prend,
On se sent faible et fort, on est petit et grand;
On est flot dans la foule, âme dans la tempête;
Tout vient et passe ; on est en deuil, on est en fête;
On arrive, on recule, on lutte avec effort… —
Puis, le vaste et profond silence de la mort!
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 20 nëntor 2026



























Leave a Reply