Poezi nga Emily Dickinson (1830-1886)
Paraqes Dy Perëndime
Paraqes Dy Perëndime—
Dita dhe Unë—në garë për më—
Mbarova Dy—dhe disa Yje—
Ndërsa Ajo—po krijonte Një—
I saji ishte m’i gjerë—por siç
Po i thosha një miku të përkorë—
I imi—është më i volitshëm
Për t’u Mbartur në Dorë—
Shënim i përkthyesit: Poetja imagjinon veten duke “konkurruar” me Ditën (ose diellin) për të prodhuar perëndime dielli. Ky konkurs është kontrast i çuditshëm midis madhështisë së Natyrës dhe aftësisë njerëzore për të rikrijuar bukurinë përmes imagjinatës ose poezisë. Poetja po feston faktin që imagjinata njerëzore mund të krijojë perëndime të panumërta dielli. Arti është i pakufizuar nga kufizimet e botës fizike.
I send Two Sunsets
I send Two Sunsets—
Day and I—in competition ran—
I finished Two—and several Stars—
While He—was making One—
His own was ampler—but as I
Was saying to a friend—
Mine—is the more convenient
To Carry in the Hand—
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 15 nëntor 2026



























Leave a Reply