Poezi nga François-Marie Arouet (Voltaire,1694–1778)
ÇFARË DUHET PËR TË QENË I LUMTUR
Duhet të mendosh; ndryshe njeriu mbërrin,
Pavarësisht shpirtit, në kalë që ha tagji.
Duhet të duash; kjo është ç’na përtërin;
Pa dashuruar, e trishtë të jesh njeri.
Duhet që të kesh të këndshmen shoqëri,
Njerëz me dije e arsim, jo mendjelartë,
Dhe larmi të madhe me plot kënaqësi;
Përndryshe dita do duket e stërgjatë.
Duhet të kesh mik, që kur të vijë koha,
Ta dëgjosh e këshillohesh për t’u lumturuar,
I cili mund t’ia bëjë shpirtit tonë të trazuar
Dhimbjet më të vogla, ëndjet më të plota.
Në mbrëmje të kesh një darkë të zgjedhur,
Ku të jesh i lirë, të shijosh çastet e dëlira,
Gatimet, bisedat, dhe verërat e mira,
Dhe, të çohesh nga tryeza pa qenë i dehur.
Natën, mes dy çarçafëve, duhet të mbash
Qenien e dashur që zemra adhuron,
Ta përkëdhelësh, të flesh në krahët e saj,
Dhe, t’ia fillosh sërishmi, porsa agon.
Shënim i përkthyesit: Poezia na mëson se të jetojmë mirë nuk do të thotë domosdoshmërisht të zotërojmë shumë, të arrijmë famë apo të kemi pushtet. Ajo na thotë të kemi mendje që mendon, zemër që dashuron, miq që na kuptojnë, liri për të qenë vetvetja dhe mençuri për të shijuar kënaqësitë e thjeshta të ekzistencës.
CE QU’IL FAUT POUR ÊTRE HEUREUX
Il faut penser; sans quoi l’homme devient,
Malgré son âme, un vrai cheval de somme.
Il faut aimer; c’est ce qui nous soutient;
Sans rien aimer, il est triste d’être homme.
Il faut avoir douce société,
Des gens savants, instruits, sans suffisance,
Et de plaisirs grande variété;
Sans quoi les jours sont plus longs qu’on ne pense.
Il faut avoir un ami, qu’en tout temps,
Pour son bonheur, on écoute, on consulte,
Qui puisse rendre à notre âme en tumulte
Les maux moins vifs et les plaisirs plus grands.
Il faut le soir, un souper délectable,
Où l’on soit libre, où l’on goûte à propos,
Les mets exquis, les bons vins, les bons mots
Et, sans être ivre, il faut sortir de table.
Il faut, la nuit, tenir entre deux draps,
Le tendre objet que notre cœur adore,
Le caresser, s’endormir dans ses bras,
Et, le matin, recommencer encore.
Zonjës du Châtelet
Nëse doni të dashuroj sërish,
Ma ktheni moshën e dashurisë;
Në ditët e mia të gjysmerrëtisë,
Bashkojeni agun, mundësisht.
Nga vende të ëndshme, ku zot i verës
Bashkë me Dashurinë, mbretëron,
Më merr për dore Koha kët’ herë,
Duhet të bëj pas, paralajmëron.
Nga ngulmim i fortë i asaj kohe
Të nxjerrim t’paktën një përfitim.
Kush shpërfill moshën në mendim,
Vuan fatkeqësit’ e asaj moshe.
Pra le t’ia lëmë rinisë bukurinë
Shpërthimet e saj përplot hare.
Se veç dy çaste jetojmë ne:
Le të jetë njëri për urtësinë.
Çfarë! Përgjithmonë po ikën nga mua,
Butësi, iluzion, çmenduri,
Dhurata qielli, që më ngushëlluan
Prej hidhërimit të jetës, ani!
E mirëkuptoj, njeriu vdes dy herë:
Ndal të të duan e mos dashurosh,
Vdekje që s’mundet ta durosh;
Pusho së jetuari, s’ka më vlerë.”
Kështu për humbjen nisa vajtmin
Për gjith’ lajthitjet e viteve të shkuara;
Shpirti i hapur për dëshirimin,
Shfaqi pendim për hapat e gabuara.
Nga qielli, teksa denjoi të zbresë,
Erdhi Miqësia të më jepte ndihmë;
Ndoshta ish me po aq delikatesë,
Por më pak e zjarrtë se Dashuritë.
I prekur nga bukuria e saj e re,
Dhe i ndriçuar nga drit’ e kthjellët,
E ndoqa; por qava me lot rrëke
Veç saj, nuk mund të ndiqja tjetër.
Shënim i përkthyesit: Poezia “À Mme du Châtelet” (“Për zonjën du Châtelet”) shpreh meditimin e thellë filozofik dhe emocional mbi kalimin e kohës, plakjen, dashurinë, miqësinë dhe dhimbjen që shkakton humbja e zjarreve të rinisë. Volteri shpreh një nga paradokset më të dhimbshme të ekzistencës njerëzore. “Njeriu vazhdon të jetojë fizikisht, por ndien se një pjesë thelbësore e jetës së tij ka vdekur dhe ai s’mund të dashurojë më me zjarrin e dikurshëm.”
À Mme du Châtelet
“Si vous voulez que j’aime encore,
Rendez-moi l’âge des amours;
Au crépuscule de mes jours
Rejoignez, s’il se peut, l’aurore.
Des beaux lieux où le dieu du vin
Avec l’Amour tient son empire,
Le Temps, qui me prend par la main,
M’avertit que je me retire.
De son inflexible rigueur
Tirons au moins quelque avantage.
Qui n’a pas l’esprit de son âge,
De son âge a tout le malheur.
Laissons à la belle jeunesse
Ses folâtres emportements.
Nous ne vivons que deux moments:
Qu’il en soit un pour la sagesse.
Quoi ! pour toujours vous me fuyez,
Tendresse, illusion, folie,
Dons du ciel, qui me consoliez
Des amertumes de la vie!
On meurt deux fois, je le vois bien:
Cesser d’aimer et d’être aimable,
C’est une mort insupportable;
Cesser de vivre, ce n’est rien.”
Ainsi je déplorais la perte
Des erreurs de mes premiers ans;
Et mon âme, aux désirs ouverte,
Regrettait ses égarements.
Du ciel alors daignant descendre,
L’Amitié vint à mon secours;
Elle était peut-être aussi tendre,
Mais moins vive que les Amours.
Touché de sa beauté nouvelle,
Et de sa lumière éclairé,
Je la suivis ; mais je pleurai
De ne pouvoir plus suivre qu’elle.
Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 21 nentor 2026



























Leave a Reply