Poezi nga Charles Baudelaire (1821–1867)

 

Muza e sëmurë

Ah, muzë e gjorë! Ç’ke vallë këtë mëngjes?
Sytë e tu të zgavërt me vegim nate mbushur,
Dhe herë-herë në fytyrën tënde në refleks
Shoh tmerr e çmenduri, të ftohtë, të heshtur.

Vallë mbi ty skubi jeshil e djallushi pink
Zbrazën frikën, dashurin’ që nga urna del?
Apo makthi me grushtin rebel e tiranik
Te Minturnea legjendare të mbyti thellë?

Doja gjiri yt të frynte veç shëndet në aromë
Me mendime të fuqishme, përplot gjithmonë,
Dhe gjaku i krishterë të rridhte n’valë ritmike,

Si të shumtat tingëllime të rrokjeve antike,
Ku sundojn’ ati i këngëve dhe njëri pas tjetrit,
Fibasi, dhe Pani i madh, zotëria i bereqetit.

Shpjegime:

Skubi (Succube) – figurë demonike e traditës folklorike, e lidhur me tundimin, seksualitetin dhe ëndrrat shqetësuese.
Minturnes (Minturnae) – qytet i lashtë romak, i lidhur historikisht me një krahinë kënetore. Këtu ai shndërrohet në hapësirë legjendare, të errët dhe mbytëse.
Fibasi (Phoebus) – emër i Apollonit, perëndisë së dritës, muzikës, poezisë dhe harmonisë.
Pani (Pan) – perëndi e natyrës, barinjve, tufave dhe jetës baritore, e lidhur veçanërisht me muzikën e fyellit.

Shënim i përkthyesit: Mesazhi kryesor i “La Muse malade” (Muza e sëmurë) tregon se frymëzimi artistik është forcë e brishtë, e cila mund të pushtohet nga vuajtja dhe ankthi, por që vazhdimisht kërkon t’i rikthehet bukurisë, fuqisë mendore dhe harmonisë. Baudelaire-i nuk e paraqet artin thjesht si zbukurim i jetës. Ai thotë se arti duhet të përballet me kontradiktat e ekzistencës njerëzore.

 

La Muse malade

Ma pauvre muse, hélas! qu’as-tu donc ce matin?
Tes yeux creux sont peuplés de visions nocturnes,
Et je vois tour à tour réfléchis sur ton teint
La folie et l’horreur, froides et taciturnes.

Le succube verdâtre et le rose lutin
T’ont-ils versé la peur et l’amour de leurs urnes?
Le cauchemar, d’un poing despotique et mutin
T’a-t-il noyée au fond d’un fabuleux Minturnes?

Je voudrais qu’exhalant l’odeur de la santé
Ton sein de pensers forts fût toujours fréquenté,
Et que ton sang chrétien coulât à flots rythmiques,

Comme les sons nombreux des syllabes antiques,
Où règnent tour à tour le père des chansons,
Phoebus, et le grand Pan, le seigneur des moissons.

 

Shqipëroi: Alfred Kola
Korçë, 22 nëntor 2026

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

ARCHIVE

Terms List