Arti si frymë angazhuse dhe filozofisë mendim. ( DR. TERESINKA PEREIRA) / Nga Agron Shele

Teresinka Pereiera Presidente IWA

( DR. TERESINKA PEREIRA)

President (IWA)

Arti si frymë angazhuse dhe filozofisë mendim.

 

Agron Shele.2

Nga Agron Shele


Tersinka Pereira ka lindur në Brazil.
Ajo është Presidente e Lidhjes së Shkrimatërëve të Botës (IWA) me qendër në Ohaio (Usa)
Është Antare e Unionit Amerikan të Lirive Civile
Është Antare e Këshillit të Humanizmit jo fetar
Është Antare e Shoqatës së Bashkësisë së Kombeve, SHBA dhe e Këshillit të Biznesit të Kombeve të Bashkuara
Është Përfaqësuese dhe Ambasadore e Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve ( IWA) në UNESCO

Figura e Teresinka Pereierës lidhet me personalitetin e një intelektualeje të përmasave botërore, e cila me zërin e saj ka ndikuar drejtëpërdrejt në zgjidhjen dhe përmirësimin e shumë çështjeve globale, ndërsa me artin e saj ka ndikuar në evolimin dhe përsosjen e artit më moderrn sot. Trajtesat letrare të saj më së shumti vijnë si shqetësime dhe si mesazhe për problematikën e sotme, vijnë si formë ndërgjegjësimi për të drejtat njerëzore dhe principet e lirisë, vijnë si pasthirrmë e rrebelimit ndaj fenomeneve negative, vijnë si univers i përpjekjes për prosperitet dhe shoqëri më civiluese, vijnë si besim për një të ardhme më progresive, më të drejtë dhe më humane, vijnë si dedikim për vetë jetën dhe qënësinë njeri. Duhet theksuar që në fillim se idetë social-shoqërore, realiteti përjetues, si dhe portretizimet e figurave botërore që kanë luajtur rol themeltar në ndryshimin dhe zhvillimet e rendeve shoqërore, janë baza e referimit të gjithë krijimtarisë së saj, krijimtari që me thjeshtësinë fjalë por madhështinë mendim, prek me frymë dhe lë gjurmë të thella tek mbarë lexuesi ndërkombëtar. Teresinka si figurë shumëplanëshe dhe e dimesioneve të mëdha ka fuqinë shprehëse dhe kulmimet filozofike, ka natyrën e një autoreje që është përherë e në kërkim dhe si sugjestionuse e një arti plot ritëm dhe në veprim, di të sjellë dhe trajtojë elementët intrigus, si ngjarje dhe antagonizëm.

Poezia « DUKE PËRKUJTUAR 11 SHTATORIN 2001 » vjen si indetifikim i ngjarjes që tronditi botën dhe cënimit që ju bë simbolit të demokracisë botërore ( USA) nga forcat e errëta të terrorzmit, por vjen dhe si kurajo për të përballuar këtë akt tragjik të pashembullt në zemër të Neë York, dhe në paratezë të sublimitetit pafajësi poetja sjell të tjera mesazhe nga ato të zakonshmet, duke bërë thirrje kundra përdorimit të forës së gabuar, pa hakmarrje, ( Që nga ajo ditë… / Simboli i trimërisë / që sundon shpirtërat tanë / nuk është urrejtja / as hakmarrja ) por në solidarizimin universal për mbrojtje të qytetërimit nëpërmjet mekanizmave të shpresës dhe reflektimit ndaj shkaqeve dhe nxitjeve të tilla që prodhojnë urrejtje globale ( Do të afrojë një ditë
/ dhe, ne / do t’u urojmë / plot dashuri njerëzore / mirëseardhjen për herë të parë / atyre! / Disidentëve / të politikave tona të forcës) .

Një hapësirë të rëndësishme në artin e saj zë edhe simbolizimi i korifenjve dhe personaliteteve botërore ( MANDELA VDIQ…. RROFTË MANDELA! ) dhe kjo jo pa qëllim, por për ti sjellë si shëmbëlltyra të sakrificës dhe për t’ i bërë model të aspiratave të lirisë njerëzore.

“ Me Nelson Mandelën
paqja ka qenë një flakë,
një zjarr që s’ di të shuhet
që do të vazhdojë të digjet
për të drejtat themelore. “

Figura e Mandelës si simbol rezistece dhe triumfi mbi aparteidin është sa koherente po kaq dhe imediate, pasi dallimet raciale dhe diskriminimi shfaqin reminishenca edhe në vendet më të zhvilluara, prandaj nën këtë lajmotiv dhe qëllim të përkryer autorja sjell simbolikën e tij, si qendër referuse të së sotmes dhe të së nesërmes, i cili figurativisht ( si flaka e zjarrit) do digjet dhe do ndriçojë përjetësisht .

Se sa angazhuar është ndaj fenomenit negativ, sa dhimbshëm dhe me sa këmbëngulje e kërkon vendosjen e dinjitetit njerëzor nëpërmjet instancave më të larta Ndërkombëtare e shpreh poezia “ Poemë e vështirë “ , kushtuar 200 vajzave nigeriane të rrëmbyera nga terroristët për t’ u shitur si skallve seksi.

“ Goodluck Jonathan !
Presidenti i Nigerisë
dhe Kreu i Forcave të Armatosura
në ceremoninë e marrjes së detyrës shprehu :
“ Unë do t’ia përkushtoj vetveten shërbimit
dhe mirëqënies së popullit të Nigerisë “.
Megjithatë,
në stinën e luleve të 2014-ës,
një komandë e armatosur rrëmbeu
200 vajza nga bankat e një shkollë,
që t’i shesë ato si skllave të seksit.. “

Vargjet e mësipërm janë sa alarmante për vajzat e rrëmbyera po kaq dhe ironizues për garantin e drejtësisë dhe mbrojtësit të popullit të tij (Presidenti i Nigerisë), janë sa shqetësues për pasigurinë dhe realietetin e këtij vendi afrikan, po kaq dhe denacues përpara opinionit publik, janë kaq thirrmues për qytetaren e botës, Teresinkën, po kaq vrastarë dhe mizorë për mendësinë e ngushtë dhe mjerane të udhëheqësit të një populli.

Në fund kjo poezi mbyllet me mesazhin e qartë , që nuk do koment :

Operacioni i Shpëtimit ! Le ta bëjmë në mënyrën e drejtë :

Ne duhet t’i shkruajmë letra proteste Komisioneres së Lartë të OKB, për të Drejtat e Njeriut Znj. Margarida Pressburger, në Kombet e Bashkuara : Rruga 42 dhe Avenue 1 / Nju Jork / SHBA

“ Është një rast i ndërgjegjësimit humanitar., “

Kurbatura e ideve të kësaj autoreje të çon përherë pranë problematikës jetë, të çon tek zëri koshient dhe kritik për pragmatizmin kohë, të çon tek ngjarja (jo si përshkrim narrativ), por si efektivitet dhe stimultande për të luftuar dukurinë, të çon tek hapësirat e pafundme të lirisë dhe refleksionit për ta mbrujtur atë në ç’ do cep të planetit, si dhe të çon tek përsosmëria e mendimit, si nocion dhe qëllim i lartësimit të shpirtit.

Tep poezia “ Nëna “ ka një fuqi shprehëse dhe kuptimësi që kapërcen shtrishmërinë kohë dhe hapësirë, ka një egzaltim përbrenda vetë ndjenjës dhe botës që e rrethon atë, ka figurshmërinë dhe stilistikën që e ringre përtej kostelacionit yje, dhe ashtu profetike sikurse është, e hyjnizuar dhe burim i pashtershëm i jetës, ajo përndrin kaltërsinë më të bukur qiell.

“ Një nëne nuk i vjen keq
për veten.
Koha e saj është e pafundme
dhe çdo ëndërr e çastit
është një copëz qiell. “

Tek poezia “Zërat“ shpaloset konfiguracioni plotë filozofik, si dualizëm i konceptualitetit që përkon me zërin si ndërgjegjie, arsye ( Këto zëra na gjejnë / pa qenë në pritje. / Ata janë jehona / të kujtesës, / gjak i mendimeve) dhe zërit tjetër të shpirtit si frymë, si ndjenjë dhe formë e lartë spiritualizmi ( mund të lartësohemi drejt qiejve / në një frymëmarrje frymëzimi ) .

Idetë kontravese në vargjet e mëposhtëme shtyjë edhe më në subkoshiencë dhe nga përtej memoria lind lufta e të kundërtave, si pikëpamje por dhe si kompleks, dypolaritet mes dritësisë dhe errëtisë (çmendi), si formë gjykimi (apriori) ose disekulibri.

“ Ne jemi dypolar
dhe dëshirojmë dritë,
kur errësira e botës
na mundon drejt çmendurisë.
Me kohën mësojmë
si të mposhtim arsyen
dhe të fitojmë luftën! “

Sigurisht që vargu përmbyllës ka për rezonancë arsyen e gabuar, si formë e shkëputur nga idilet etike dhe kodet e unifikuara njerëzore, i cili duhet mposhtur për të fituar betejen, këtë luftë të rreptë brenda vetes ( model frojdian), mes (unit) dhe (egos) , i cili derivon por dhe agravon dhe vetëm me memendësi pozitive, refleksion të fortë dhe forcë karakteri arrihet që të shmangen këto mjegulla të fshehta dhe shpirti i njeriut të çlirohet dhe të rivendosë paqen dhe ekuilibrin, mes veten si fillim, e më pas me ambientin perjetues. Aspekti filozofik është i lidhur ngushtë edhe me aspektin psikologjik dhe kjo tërësi e vështirë si ide, kjo ndërthurje që prek me shqisa gati iluzionarë e bën kuptimin e përgjithëshëm polivalent të formave, përqasjes dhe pecepetimit të botës përafruese.

Arti i Teresinkës është unik për mesazhin dhe idenë që kërkon të përçojë tek lexuesi, është sensibilizues dhe në koherencë me frymën dhe progresivitetin e gjithë zhvillimeve, është universal për frymën dhe qëllimin që kërkon të trasmetojë , dhe për më tepër vjen si prelud i një pene të mprehtë që kapërcen nëpër kulmet e Letërsisë Botërore.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s