LETËR NËNËS- ME RASTIN E 13 VJETORIT TË PLAGOSJES SË USHTARIT TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE LAVDRIM JAHIUT GJATË VITIT 2001 / Nga Nehat Jahiu

 

10169365_4198361652708_8068405121067764922_a

LETËR NËNËS- ME RASTIN E 13 VJETORIT TË PLAGOSJES SË USHTARIT TË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE LAVDRIM JAHIUT GJATË VITIT 2001

 

 

 

 

portreti  1 i Nehatit

 

        Nga Nehat   Jahiu

 

 

 

 

 

 LETËR NËNËS

 10, 06, 2001,  e diel,

0ra 8:30,  mëngjes,  Orizare

 

E dashura Nënë! Ja, tri ditë e tri net me radhë po granatohet i tërë fshati. E di, Nëna ime e dashur, se ti aty afër vendlindjes, ku ti je vendosur, gjithë natën nuk bëmë gjumë. E di se edhe mendja dhe zemra jote të rri tek unë dhe tek shokët e mi të luftës.Po, nënëlokja ime, këtë e di. E di, se si digjet nëna për djalë.Eh, nëna ime, fshati po digjet, po granatohet nga ajri e toka në çdo anë. Tym e flakë baroti e ka mbuluar.Sa do të ishe pikëlluar nënë, po ta shihje në këto çaste! Të jetë apo mos të jetë. E ti, Nëna ime, bëhu e fortë dhe krenare. Besën ia kemi dhënë vendlindjes se do ta mbajmë gjallë dhe nuk do ta lëmë të vdesë. Unë sëbashku me shokët e mi. Jo, Nëna ime. Pa vdekjen tonë nuk mund të vdesë vendlindja ime. Eh, Nëna ime, sa e ëmbël qenka vdekja për VENDLINDJE për ATDHE, për LIRI! E ti, Nënë,mbahu dhe bëhu e fortë, siç ju ka hije nënave shqiptare. E ta dish sa afëri  kemi tanket, nënë! Ballë për ballë jemi! Gjoks më gjoks! Në çdo anë jemi të rrethuar.Edhe avionët mbi kokë i kemi. Edhe helikopterët! Sa po munden po na sulmojnë neve dhe tërë fshatin. Duan ta bëjnë pluhur e hi. Po, ta dish, moj nënë, se kot e kanë. Fshati po mbahet i fortë si shkëmb mali. Edhe më thellë po i fut rrënjët në tokën tonë mëmë. Në këtë tokë të lashtë, në tokën tonë Arbërore.Ja, përballë i kemi edhe varret e stërgjyshërve tanë. Aty ku pushojnë eshtrat e të parëve tanë do t’imbrojmë edhe ata me gjakun tonë. Nuk do të lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë. Këtë amanet e kemi prej shokëve e shoqeve që na ranë dëshmorë. Nënë, të lutem, bëhu e fortë! Mbahu,nënë, e mos derdh lot! E di, nëna ime, se trimat nuk qahen. E di se edhe ti një pikë loti nuk do ta derdhësh për mua, birin tënd, që sot i mbushi njëzet pranvera. E nënë, sot e kam ditën më të lumtur. Sot po e kremtoj ditëlindjen time së bashku me shokët e mi. Sëbashku me trimat e lirisë…! Ja,këtu afër meje i kam të gjithë…! Nuk jam vetëm…! Të gjithë së bashku jemi në vijën e zjarrit. Në vijën e frontit. Nënë, nëse dëshiron ta dish saktë se ku gjendem,do të tregoj. Pozicionet i kemi mu në përrua. E armikun me tanke e kemi përballë në Orizishte. Aty jemi tek arat tona, tek Livadhi. Mu aty tek arat tona që i mbollëm në këtë pranverë me misër dhe mu aty ku baballarët dhe stërgjyshërit tanë lanë këmishët e kalbura nga djersa e derdhur në këtë dhe të ëmbël të tokës sonë.Të jesh e bindur nëna ime se këmba e huaj nuk do të shkelë vendlindjen tonë sa të jemi gjallë. Jemi betuar të gjithë se do të vdesim për liri dhe vatan. Mos të të dhimbsem, nëna ime, e mos të të pikojë asnjë pikë loti.Eh,nëna ime, e di se ia kemi borxh këtij vendi gjakun. Po si mund ta shoh, nënë,vendlindjen që po digjet flakë?! Duhet çuar në vend borxhi që ia kemi vendlindjes, t’i dalim zot vatanit. Nëna ime e dashur,do ta mposhtim,robërinë, do të fitojmë! Do të vijë një pranverë, pranverë lirie…Eh, Nënë,vetëm ta shohësh sa bukur po valëvitet flamuri kuq e zi. Shqiponja dykrenore në fund të fshatit tonë, së bashku me ne në istikame, po lahet me gjak për këto troje. E tani, Nëna ime, bëhu edhe më e fortë nëse vdes! Në këtë mëngjes, kur i kemi ditët më të vështira, më qëlloi plumbi i armikut në trup. E tash ua lash porosinë shokëve të luftës. Se, nëse vdes ose mbetem gjallë, do të jem i lumtur që vendlindjes sime po ia fal gjakun.E ti, Nëna ime, po sa të marrësh lajmin për plagosjen ose vdekjen time, bëhu edhe më efortë! E di, shumë do të mërzitesh, por do të kisha utur ty, nëna ime e shtrenjtë, mos të lëshosh asnjë pikë oti për birin tëndt! Nënë, të lutem, asnjë pikë loti mos të nxjerrësh nga sytë! Pranoje plagosjen ose vdekjen time siç e pranuan edhe shumë e shumë nëna shqiptare kur bijtë dhe bijat e tyre e humbën jetën në fushëbeteja për liri. E ato nuk derdhën së paku një pikë loti. E ti, vendlindja ime, edhe pse plagët të pikojnë gjak, lëshoi rrënjët thellë e më thellë në tokën tënde ilire. Nuk të lëmë të shuhesh asnjëherë, sepse në prehrin tënd u rritëm dhe…! E tani…Edhe njëherë të përshëndes, o nëna ime e shtrenjtë! Të puth sytë me mall, ata sy të ëmbël mbushur me lot.O trimëresha ime, të përqafoj me dashuri.Biri yt…, bir i lirisë .Nëna ime e dashur…!

 

 

 E diel, 10 qershor 2001.

 

Biri yt: Luftëtari i Lirisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s