Këngët e stinës në Novosej / Nga Azem Parllaku

 

faleminderit

 

Këngët e stinës në Novosej

 

 

 

 

azem

 

Nga Azem Parllaku

 

Të gjitha festat periodike apo të motmotit ndahen në dy grupe: në atë të ciklit të beharit dhe në ato të ciklit dimëror. Shumica e këtyre festave janë të pranverës e të verës. Në tërësi, ato të pranverës janë edhe ritet më të gjalla që shoqërohen me këngë. Në këto këngë është e pranishme një ndjenjë e ngrohtë që qarkullon nëpër vargje e ka shprehje figurative të qëlluara.(a.parllaku)

 

 

 

Ori nausja juën si kapedan

Ori nausja juën si kapedan,
për Ditën e Vearës,
xhibe me gjejtan.
Ori nausja juën porsi lulja e blinit,
në ditvearën qietër,
me voarse florini.
Çekjo nausja juën kuëna si filiz,
për ditvearën qietër,
me di tuëka n’gjiks.
Ori nausja juën,
ori lulja oalle,
për ditvearën qietër,
me shamajë me poare.
Ori nausja juën,
ori lulja e boardhë,
për ditvearën qietër,
me dukat në boall.

 

 

 

 


Ore zuëgji i fearrës

Ore zuëgji i fearrës,
na erdh dita e vearës.
Dita e vearës erdh e shkoj,
Shënxhierxhin përgjoj.
Kur t’vaje Shënxhierxhi,
vajn i majri e i kieçi.
Ik ore i keç,
për toaj skoa Shënxherxh.
Hajde or i majr,
lule drëndafajll.

 

 

 

Ani vajn zogielja te dhuën zuënin

Ani vajn zogielja te dhuën zuënin,
hajde ori zogele hajde.
A ja ke ndrieç Dilbierit nishuënin,
hajde ori zogele hajde.
Ani ja këm ndrieç e ja kam krandaue,
hajde ori zogele hajde.
Ditën e Shënxhierxhit u kam me ja çue,
hajde ori zogele hajde.
Ani vajn zogielja te dhuën habierin,
hajde ori zogele hajde.
Se kiena Dilbierit nause me i nxierr,
hajde ori zogele hajde.
Ani me ja nxierr se kiena zanat,
hajde ori zogele hajde.
E kena me shkuëll e na lutin vet,
hajde ori zogele hajde.
Ani vajn zogielja o përreth zoarmit,
hajde ori zogele hajde.
Largjou o se po dixhesh,
ani dixhem u, e s’dixhem u,
çfarë dierti keni ju?
Ani dert e dert e përmbaj dert,
mi boan o Dilbieri vet.
Ani vajn zogielja përreth dietit,
hajde ori zogele hajde.
Largjou o se po mbajtesh,
ani mbajtem u, a s’mbajtem u,
çfarë dierti kini ju?
Ani vajn zogielja me buslegj n’duër,
hajde ori lule loala hajde.
Taurrën e buslegjit
kuj kini me ja çue?
Hajde ori lule loala hajde.
Çuëja Dilber oagës
se koa me u martaue.
Ani vajn zogielja
udhës te këndaue,
hajde ori lule loala hajde.
Se kiena beqoarët
o haloa pa martaue,
hajde ori lule loala hajde.
Ani vajn zogielja ani kep e n’kep,
hajde ori lule loala hajde.
Se kiena Sokuëlin për me buë sinet,
hajde ori lule loala hajde.
Ani vajn zogielja o udhës me rieja,
hajde ori lule loala hajde.
Ani se beqoarët me nause ndër shieja,
hajde ori lule loala hajde.
Ani vajn zogielja o rreathit fushës,
hajde ori lule loala hajde.
Ani te na shlue florinat e gjushës,
hajde ori lule loala hajde.
Ani vajn zogielja o rreathit zhuvajnës,
hajde ori lule loala hajde.
Ani ten a shlue o gërshetat e shpajnës,
hajde ori lule loala hajde.

 

 

 

 


Ani vajn zogielja

Ani vajn zogielja,
udhës me reja,
hajde ori zogele hajde.
Nausen e Dilbierit,
Kiena ndër shieja,
hajde ori zogele hajde.
Ani do ta moarrëm,
ani nëpër kuëdra,
hajde ori zogele hajde.
E do ta bubllojmë viendin,
me curle e luëdra,
hajde ori zogele hajde.

 

 

 

 


Oj muëlla oalle xhit ban aqe

Oj muëlla oalle xhit ban aqe,
oj mollo xhit ban aqe.
Ani mearre udhën e dil këndej,
oj mollo dil këndej.
Ani kam ni boab e sën e luë,
oj mollo sën e luë.
Ani çasoj boabe xhien ktau,
oj mollo xhien ktau.
Ani kam ni vlloa e po koan,
oj mollo po koan.
Ani mos ma ngucni cauca,
ani mos e ngucni,
se aj u shoan cauca,
e del e u përloan.

 

 

 

 

 

 

Pouha çiel ni kumbull

Pouha çiel ni kumbull,
e ka doal pranvera,
o Dilber i doadës,
boll rrajte beqoar.
Boll rrajte beqoar,
gjoal e pa martaue,
se ma kie kostumin,
oakëll pa u shtaue.
Pouha shlue gjërshaja,
o loapat njer n’tuëk,
ori Lulie zuëja boll rrajte devuëjkë.
Boll rrajte devuëjkë,
cauco pa martaue,
se ma kie dukoatin,
o oakëll pa e shtaue.

 

 

 

 

Ja ti thash loala moj lule

Ja ti thash loala moj lule,
sa t’vaje pranvera.
Hajde doalëm e shetajtim,
sikur hearët qiera.
E ti mbushim bieshkët,
me dhen e me shkierra.
Ja ti thash loala moj lule,
sa t’vaje Shënxhierxhi.
Let doalën e shetajtin,
i majri e i kieçi.
E ti mbushim duërët me lule,
me lule busliegji.

 

 

 

 

 


Çit çevrien krah e n’krah

Çit çevrien krah e n’krah,
se di ku m’ka roa.
I roash moalit gjithokuëlla,
me lot e këm loa.
Mos e loaj me lot,
taj more Dilber.
Do t’ta çuëje Lulja juëte,
nishuënin me tel.
Nishuënin me tel,
e krand me gjroshatoar.
E due Dilbierin,
e u kam me e moarr.
E këm dieshtë Dilbierin,
ndër niçind beqar.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s