Publikohet nga Shtëpia Botuese ” ADA” libri me aforizma ” Frymarrje e mençur” me autorë Silvana Berkaj dhe Erget Cenolli.
Zëdhënësi i shoqatës aforistike në Finlandë më bëri para një viti një pyetje paksa ironike: ” A e keni të zhvilluar Ju shqiptarët aforizmin dhe sa të vjetër e keni?”. Nuk e kishte fjalën për aforizmin modern të ditëve tona sepse sot mund të zhvillosh ç`do gjë që është e kohës, por për egzistencën e aforizmit në letërsinë shqiptare. A ka egzistuar ndonjëherë?
Mjaftoi ky diskutim me të dhe lindi ideja për të studjuar gjetje aforizmash në letërsinë tonë rilindase deri në vitet 1980.
Silvana Berki
Pikërisht në bashkëpunim me z Erget Cenolli sollëm këtë libër aforizmash të letërsisë shqiptare në tre gjuhë; shqip-anglisht-finlandisht, për t`i vërtetuar botës egzistencën e aforizmit shqiptar në letërsinë tonë. Për të interesuarit e aforistikës, libri do të qarkullojë në shkallë ndërkombëtare dhe gjendet edhe në libraritë tona në Shqipëri.
Po c`është aforizmi? Si është shfaqur ai në letërsinë rilindase shqiptare?
C`është ndryshimi me aforizmin e sotëm modern?
Përgjigjen e këtyre pyetjeve e gjeni në brendinë e librit i cili sëbashku me historikun , sjell gjithashtu edhe 50 shprehje aforistike të cilat të japin një vizion më të gjerë mbi jetën dhe mentalitetin mbi të cilin janë formuar.
Erget Cenolli
Shpreh falenderime z. Erget për punën e përbashkët e rigoroze të palodhur ku ashtu sic Ai e thotë edhe në libër “Përmbledhja jonë nuk ka qënë e thjeshtë të realizohej. Për këtë botim janë shfletuar dhe rishfletuar me dhjetëra libra kryesisht në prozë”. Mirënjohje gjithashtu shtëpisë botuese ADA, e cila me durim bashkëpunoi me ne deri në realizimin e librit të parë të kësaj forme dhe në cilësinë e kërkuar.
Të ardhurat e librit që do të shiten do të shkojnë në spitalin psikiatrik të qytetit të Vlorës.






























Leave a Reply