“SHQIPËRIA ËSHTË VENDI, QË MË PËLQEN MË SHUMË” (Përfundoi viti mësimor, në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”) / Nga: Vlashi Fili , Filadelfia-SHBA

“SHQIPËRIA ËSHTË VENDI, QË MË PËLQEN MË SHUMË”
(Përfundoi viti mësimor, në shkollën shqipe “Gjuha Jonë”)

 

 

Nga: Vlashi Fili , Filadelfia-SHBA

 

 

 

 

mur 1

 

Nga ceremonia e mbylljes së vitit shkollor…

 
Ja, erdhi edhe dita mbyllëse për vitin arsimor 2013 – 2014, në Shkollën Shqipe “Gjuha Jonë”, në Filadelfia të SHBA. Ishte ndryshe nga ditët e tjera. Ajo filloi me testimin e nxënësve, për të treguar se sa kanë përparuar në gjuhën shqipe, gjatë tërë vitit dhe përfundoi me shpërndarjen e dëftesave.
Është viti i dhjetë i kësaj shkolle. Me njëmbëdhjetë sezione mësimore, që ajo ka zhvilluar, kanë dalë plot fëmijë që kanë mësuar ose përmirësuar gjuhën e nënës dhe që sot vazhdojnë shkollat e mesme a të lartat.
Nxënësit dhe mësueset u mblodhën së bashku, në sallën kryesore të Qendrës Kulturore të Shoqatës sonë, për ta filluar ditën e mësimit, si zakonisht, me Himnin e Flamurit tonë Kombëtar. Pastaj, të ndarë në klasa, me mësueset në krye, ata u ulën nëpër klasa, të gatshëm për të bërë testimin përfundimtar. Tri klasat e para u testuan në diktim, kurse dy të tjerat, e katra dhe e pesta, në hartimin me temë të lirë.
Në përfundim të orës, mësueset bënë kontrollin e fletë-testimeve, bënë korrigjimet e duhura dhe vlerësuan testin e secilit nxënës. (Fletë- testimet ruhen në fondin e shkollës, sipas klasave përkatëse). Mësuesja e vitit të fundit, Raimonda Bardhi, që është njëkohësisht edhe drejtore e shkollës, përcaktoi hartimin më të mirë. Ja çfarë shkruante ajo, në fund të hartimit të nxënëses së klasës së pestë, Angelina Sali, që u vlerësua I tillë: “Të lumtë! Krijimi dhe hartimi kanë përmbajtje të pasur artistike. Është emocionuese, kur lexon këtë përshkrim artistic. Në të, ka detaje, ku tregohen vlerat kulturore të Atdheut tonë. Shumë mire!”. Me të vërtetë, është kënaqësi, kur lexon hartimin e kësaj nxënëse, që për pesë vjet me radhë ka ndjekur me korektësi shkollën shqipe. Por, sigurisht, kishte edhe hartime të tjera të bukura, nga nxënësit e kësaj shkolle.

 

 

mur 2

 

Fëmijë shqiptar, para Flamurit tonë Kombëtar…

 
Ja, një hartim tjetër domethënës: “……Pas dy vjetësh, pushimet verore do t’i kaloj në Shqipëri. Pse, do të pyesni ju? Shqipëria është vendi, që më pëlqen më shumë…Atje, qytetet që më pëlqenjë më shumë, janë Korça e Vlora, se aty kanë lindur prindërit e mi. Korça është në jugë-lindje të Shqipërisë, ndërsa Vlora është në jug-perëndim të saj. Në Vlorë është ngritur Flamuri ynë Kombëtar dhe Shqipëria u shpall shtet i pavarur, më 28 Nëntor 1912. Por edhe Korça e nënës sime, nuk është më pak e bukur se Vlora. Në atë qytet është hapur shkolla e parë shqipe. Shqipërinë time të dashur nuk do ta harroj kurrë.”, shkruante Anxhelina Sali, në hartimin e saj me titull, “Pushimet verore”
Në vazhdim fëmijët dhanë para prindërve një program me recitime, fjalë të urta, gjëagjëza etj. Ishte një domethënie e tyre për prindërit, që sakrifica e tyre për t’i sjellë fëmijët çdo të dielë në shkollë dhe përpjekjet nga këta për të mësuar sa më shumë, nuk kanë shkuar kot. Në këtë program, çdo klasë, veç e veç, kishte pjesën e vet. Prindërit duatrokitën pjesët e çdo klase, por sidomos ngelën mjaft të kënaqur nga fëmijët e klasës së parë (6 -7 vjeçarë), që e filluan shkollën një vit më pare dhe treguan aq bukur, se çfarë kishin mësuar gjatë tërë këtij viti.
Mbas përfundimit të programit të fëmijëve, u kalua në shpërndarjen e dëftesave. Në zarfe të veçanta ishin vendosur dëftesat, si edhe vlerësimet për nxënësit e dalluar. Kurse nxënësit më të mirë të çdo klase kishin edhe një çek simbolik, dhuratë e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, që e administron këtë shkollë.
Ishte kënaqësi, kur i shikoje fëmijët tanë shqiptarë, që drejtoheshin për te Flamuri ynë, përuleshin në gjunjë dhe e puthnin atë, duke thënë: “Të falem, o Flamuri ynë!” Mbasi i merrnin dëftesat, që i shpërndante midis anëtarëve të këshillit drejtues të shoqatës, Llazar Vero, i ngarkuar me ndjekjen e shkollës, ata uleshin përsëri pranë prindërve dhe ua tregonin atyre gjithë gëzim, çfarë përmbante zarfi i dhënë. E, si mund ta harrojnë këtë ditë këta fëmijë, kur të rriten? Jo, sepse kjo është një ngjarje sa e bukur, aq mbreslënëse.
Shpërndarja e zarfave filloi me fëmijët e klasës së parë dhe u mbyll me ata të klasës së pestë. Këta të fundit, në zarfat e tyre kishin edhe dëshminë e dhënë nga Shoqata “Bijtë e Shqipes”, për përfundimin me sukses të ciklit –vjeçar, në Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë”.
Sadik Elshani, anëtar i këshillit drejtues të Shoqatës, i dhuroi fitueses së hartimit më të mirë, nxënëses Angelina Sali, një çek me disa para, veprim që ai e bën regullisht çdo fundviti shkollor.
Ndërsa kryetari i ri i Shoqatës sonë, Tajar Domi i falenderoi fëmijët për përfundimin me sukses të vitit arsimor, mësueset për punën e bërë me profesionalizëm, prindërit për sjelljen dhe përparimin e fëmijëve të tyre në këtë shkollë dhe uroi për një vit tjetër të suksesshëm.
Me njoftimin për datën e fillimit të vitit të ri shkollor, pra në muajin shtator, u quajt i mbyllur viti arsmor 2013 – 2014.
Në fund, fëmijët dhe prindërit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejlin e zakonshëm të Shoqatës.

 

Filadelfia-SHBA, qershor 2014

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s