HAJDAR KURTISH JASHARI ( MULLA HAJDARI) EDHE NË QELITË E BURGUT DO TË JET I PAMPOSHTUR. / Nga Nehat Jahiu

10338713_4222336212057_2498665534231219972_s

 

HAJDAR KURTISH JASHARI ( MULLA HAJDARI) EDHE NË QELITË E BURGUT DO TË JET I PAMPOSHTUR.

 

 

 

 

 

portreti  1 i Nehatit

 

        Nga  Nehat Jahiu

 

 

Hajdar Kurtish Jashari ( Mulla Hajdari) lindi në vitin 1909 në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Rezhanoc e pastaj mësimet i vazhdoi në medresenë e Kumanovës.

Më vonë, përshkak të aktivitetit të tij të madh, emërohet edhe mësimdhënës në medresen e Kumanovës, ku mori titullin myderriz. Ai ishte anëtar i Komitetit Qendror të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, aktivisti, patrioti dhe intelektuali i dalluar i fshatit Orizare. Arrestimi i Hajdar Jasharit dhe shokve të tij të idealit do të bëhet më 22 korrik të vitit 1946. Pas disa muajsh paraburgim ku të arrestuarit kanë qenë shumë të maltretuar në mënyrën më çnjerëzore, por dinjitoz ndaj veprimtarisë së tyre. Kështuqë më 26 janar tëvitit 1947 në Shkup do të filloj gjykimi i 19 të akuzuarve, anëtarë të Komitetit Qendror të Otganizatës Nacional Demokratike Shqiptare në Shkup.Gjykymi do të zgjas tetë ( 8) ditë dhe ditën e nëntë do të shpallet aktgjykimi,ku Hajdar Kurtish Jashari ( Mulla Hajdari) nga fshati Orizare më 4 shkurt tëvitit 1947 do të dënohet me 12 vite vurg të rëndë. Ai edhe në qelitë e burgut do të jetë i pamposhtur në idealin e tij kombëtar e deri në ditën e fundit të vdekjes së tij. Pas 9 vjetësh burgimi të rëndë, ai lirohet për të vazhduar misionin e tij si fetar, atdhetar e liridashës. Për qëndrimet e tij të palëkundura gjithnjë qe halë në sy për pushtetin maqedonas të asaj kohe. Më vonë punoi si imam në fshatin Llojan e pastaj në fshatin e lindjes Orizare, ku kontriboi në edukimin e brezit të ri me kulturë islame dhe traditen shqiptare. Vdiq në vitin 1991 në vendlindjen e tij Orizare duke lënë prapa shembëlltyrë që e bëntë ate të mos harrohet. Gjithnjë i kujtuar dhe i paharruar mbeti për shokët e idealit që kishin vepruar në kohërat më të vështira për çështjen kombëtare.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s