DASHURIA SI NDJESI E VEÇANTË POETIKE / Nga Bilall Maliqi

10461396_784101711620341_5855211303802472948_n1-225x300

 

DASHURIA SI NDJESI E VEÇANTË POETIKE

 

 

 

bilall

 

Nga Bilall Maliqi

 

 

 

Në librin e “Ujëvara e syrit”, poetja dhe studiuesja e njohur gjithandej trojeve shqiptare, Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, hap një kaptinë poetike për dashurinë, e hap dritaren për t’u futur në brendi të shpirtaromës së dashurisë, ashtu siç e shpreh, e don dhe siç e portretizon dashurinë në vargjet e librit në shqyrtim.

Dashuria si motivim i poetes shprehet lehtas pa ndonjë ngarkesë fjalësh, të cilat do të manifestoheshin si vargje të “dhunshme”…, ajo në të gjitha poezitë e këtij motivi e sheshon bukur, me tipare pozitive, me ndjesi të veçantë poetike. Në poezi, hasim strukturimin e mirë të vargut, semantikën e thuktë dhe korrespondimin e natyrshëm të vargjeve, brenda lëndës poetike.

Autorja, librin e ka ndarë në shtatë cikle apo njësi poetike, në të cilat ngjeshen poezi të ndryshme të pajisura me figura stilistike, të cilat ia rrisin vlerën artistike librit.

Libri përbëhet nga këta cikle: “Antiteza e shpirtit”, “Petale trëndafilash lozonjarë”, “Melodia e shpirtit gërvisht vragët e amshimit”, “Mall i trishtë poetësh”, “Në fije motesh lidh kujtimet”, “Mirë se vjen pranverë e vonuar” dhe “Janë yje apo pishtarë përjetësie”.

 

 

Të folurit poetik

 

Gjatë leximit të poezive, ndeshemi me pasqyrimin real të dashurisë të shprehur në aspektin e të folurit poetik, e cila manifestohet brenda vargjeve si ekstazë shpirtërore shtrirë në shiritin jetësor, shpërndarë nëpër rrafshin e gjerë të dashurisë.

Në poezitë, si të motivit të dashurisë, por edhe të disa poezive mikste e të njësisë së fundit poezive përkushtuese, poetja ka bërë një zbarkim të ndjesive të saja brenda shpirtit poetik, duke dhënë përqëndrimin e saj në çdo strofë, në çdo varg dhe në çdo njësi poetike, me qëllim të arritjes së qëllimit final të autores që poezitë të jenë koherente, siç është edhe motivi i dashurisë.

 

10264958_658697094202408_223655126489871718_n

 

Dr . Zejnepe Alili-Rexhepi

 

 

Nëpër poezi mbnizotërojnë figura stilistke si ajo e krahasimit, e përsëritjes dhe përkushtimi, me të cilat i ka mveshur vargjet dhe si të tilla kanë arritur gradacionin e duhur poetik.

Poezitë janë të tipit gjysëmhermetik, por disa edhe transparente, kanë mesazhin e qartë, kuptueshmërinë dhe si të tilla janë universale për lexim. Akoma më interesante i bëjnë poezitë edhe disa fjalëformime, të cilat i bëjnë nder poetikës sonë dhe letërsisë, në përgjithësi.

Autorja i vargëzon bukur: dashurisë, pritjes, shpresës, fatit, e filxhanit të fatit…, në poezitë e karakterit të dashurisë. Vetminë autorja do ta vriste, e përjetësinë ta ndajë me protagonistin e saj poetik, p.sh.:

“…Bota na josh me magji

Përgjërimi fton për dashuri…”

 

Apo

 

“Vetminë ta vrisja doja

Përjetësinë ta ndaj me tyZjarr e mall të shuajKur të rilind…”(Poezia “Mbijetë”, fq. 20) 

Pra, poetja e bën të qartë fuqinë, zjarrin e pashuar, deri në përgjërim të së bukurës- dashurisë. Kjo ndjesi e fuqishme, karshi motivit përkatës shoqërohet edhe në poezitë e këtij cikli, e cila mund të formësohet si një poemë e tërë për dashurinë, për ngjyrën e kuqe, për trëndafilin e kuq…, etj., gjë që len të kuptojmë se Zejnepja ka ditur bukur të trokas në portën e bukur të dashurisë dhe ka hyrë brenda saj duke shprishur tërë atë zjarr të pashuar të mallëngjimit.

 

 

Të pathënat fjalë thuhen!

 

Dashuria tek poezia e Zejnepes manifestohet edhe në segmente të tjera të jetës, të cilat japin një sinjal të qartë se poetja i ka dedikuar vargje edhe atëdhe-mëmëdheut me një optimizëm të qartë, me një realitet qoftë të hidhur, me të cilat rumbullakësohet kombi ynë, tokat tona të ndara, pa asnjë trohë lirie apo liri të kufizuar, e mesazhi i saj është objektiv dhe korrekt, porosi këto që përmes vargjeve të poetes trokasin në ndërgjegjen e Fuqive të Mëdha, të cilët gjendjen faktike të kombit tonë e shohin mes gishtërinjëve. Traditat e kombit tonë si: krismën në lindje të trashëgimtarëve të kullës, lartësim të flamurit, etj. i paraqet bukur në vargjet e poezisë: /Gjurmë/.

 

“Bukën e bardhë dhe verën e kuqe

Kaherë i patëm shtruar në sofër

Edhe kur krushqit bënin jehonë dasme                                           

E trimat ngritnin flamuj lirie

Në dasma e në vaje

Në krismën përshëndetëse për lindjen

E trashëgimtarit të kullës…”

 

 

 

Ky segment atdhedashurie manifestohet kështu bukur edhe në poezitë e tjera që e kompletojnë këtë motiv të lëvruar mirë artistikisht nga poetja si: /Për liri/, /Kohët/, /Kurorë lirie thurnin vashat/, /Grilat/, /Shkapërderdhje e fisit/, etj., jep një shpërthim ndjenjash për dashurinë e paqyruar në poezitë përkatëse, sepse çdo pritje e ka stacionin e vet dhe çdo fillim, qoftë i bukur apo i zi përsëri e ka fundin, e në fillimin e ri poetja është optimiste dhe pasqyron objektivitet brenda vargjeve poetike.

 

 

Personalitete në portrete

 

Zejnepe Alili Rexhepi, në vazhdim shkroi poezi përkushtimore personaliteteve, si letrare ashtu edhe bamirësie, të cilat i shoqëroi me epitete, duke bërë një përshkrim të bukur poetik të këtyre personaliteteve, si në vargjet poetike: /Dashuria e njerëzimit (Nënës Terezë), /Faik Konicës/ e /Naim Frashërit/, të cilët bënë shkallë për të ecur nëpër to gjenerata e breza të tërë krijuesish, ndër to edhe autorja e librit e cila me këto vargje na jep portretizime dhe përkushtime  poetike.

 

 

Përmbyllje

 

Përmbledhja poetike “Ujëvara e syrit” e poetes dhe studiueses së njohur Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi, përgjithësisht shoqërohet me vlerë të theksuar ideo – artistike, duke u thirrur në gjetjen e motivit, gjuhës së përparuar poetike dhe strukturimin e mirë të vargut. Poezia e saj është plot mesazhe, ngërthen në vete stil dhe individualit krijues, si një hapërim drejt së mirës… Të gjitha këto, poetja i ka theksuar mjeshtërisht!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s