Pranvera poetike e Drita Lushit…. Përsiatje mbi vëllimin poetik “Flirt” të Drita Lushit / Nga Timo Mërkuri

 

Pranvera poetike e Drita Lushit….

Përsiatje mbi vëllimin poetik “Flirt” të Drita Lushit

 

 

 

timo

 

Nga Timo Mërkuri

1-Pranvera nuk është stinë/…Është frymë dhe shpirt/..Është dashuri dhe drithërimë/ /…Mirëuputhshim në pranverë… shkruan poetja në poezinë “Pranverë” duke i dhënë një dimension të ri kësaj stine. Duke poetizuar edhe thelbin e dëshirimit njerëzor në këtë stine me vargun aqë të bukur…Mirëuputhshim në pranverë… , një urimvarg që mbart në vetvete një pranverë të përjetëshme, për nga ëndërimet që zgjon e rrit te çdo lexues. Dhe sikur të mos mjaftonte ky varg, te poezia “Afër” poetja të tregon se…Në do të më prekësh/veç dorën zgjat/ Afër/Një puthje larg teje jam/…. Pas urimit të ri “mirëuputhshim”, ja ku na vjen edhe një njësi e re matëse “puthja”, një puthje, dy puthje, a thua se tregon një metër, dy metra. Dhe buzëqesh duke lexuar këto vargje, buzëqeshje që të lodron në fytyrë gjatë gjithë leximit të librit.

images.jpdrita

      Drita  Lushi

Poetja e e konkretizon këtë adresë ( një puthje larg) me vargjet…Adresat e mia janë të pakta, gjënden lehtë/aqë sa, dhe symbyllur mund të vish drejt meje, mund të më gjesh…

për të vazhduar te poezia “Prill” ku poetja shpërthen në trillet e stinësdashurisë …Më puthin dhjetra ylberë/rrjedh në qindra ujvara/e në mijra burime veç lumturi pi/yjet në qiell më llastojnë/ e dielli më përkund/ në djepin e tij…

E ne s’na ngelet gjë tjetër veçse ti themi me ëmbëlsi e zili…lum si ti…

2-Poetja na rrëfen me ciltësi se, ka disa çaste që…poetët kanë nevojë të rrëfehen /…Ndërtojnë bukur ca vargje/ E lindin ca poezi/Që duken ndonjëherë si mëkate…

Këto çaste mëkatare, këto “mëkate” a trille poetike, a më saktë shpërthime pranverore janë në çdo faqe të vëllimit poetik “Flirt” si tituj poezie a vargje nëpër poezi.

Aty edhe dita ka 24 (trëndafil)orë…,( me siguri do jenë nja dy-tri puthje larg) dhe …deti kërkonte të më vishte me blu dallgësh /Marsi të më zbukuronte me frymë lulesh e fjalësh Aty nata prodhon tinguj të rrallë/ e hëna dirigjonte me fytyrë gruaje… E ne, nga lumturia do duhemi dhe më shumë/do duhemi dhe më fort…

Pranvera në shpirt çel lule vargjesh të mrekullueshëm si…S’di në të mban dot zemra ime…/E madhe sa një kometë në qiell/e vogël, sa një grusht pranvere me petale/ Një det i trëndafiltë puthja jote/mbi mua dallgë ngre,sa kjo tokë/ kur larg ti je, karafilë malli mbijnë në botë… duke qënë nga të rrallët poetë që metaforizon aqë bukur puthjen, madje edhe tejë metaforizimit esenian.

3-Kjo e ka një arsye të thjeshtë: Autorja nuk i stis vargjet, nuk filozofin për e mbi vargje

Ajo i mer vargjet nga jeta, shpesh e përditëshme. Ajo zhvendos ngarjet e përditëshme dhe të zakonëshme, siç mund të lëvizësh nga vendi e të zhvendosësh një gur dhe të shohësh se poshtë tij, e strukur, e ndoshta, e përthyer a gati e zverdhur, ishte filizi i njomë i një dashurie , i një ëndëre. Duhet lëvizur ky gur që të drejtohet e të ritet ai filiz, që të shohësh se është filizi i një luleje shumë të bukur që ke mote që e kërkon. E pse jo, edhe filizi i ndonjë lisdashurie të ëndëruar nëpër vite. Le ta lëvizim një gurgrindjeje çifti, gati të përditëshme…ne/shpinëkthyer/ngujuar në pole.. . Fjalët na largohen në dimërim/ ..për të parë se…pareshtur mendoj kur stë kam pranë/…të desha dhe prapë të dua…Përditë, përnatë pa ndalur asnjë cast/vetëm ty, ty do të dua prapë… sepse…s’u lodha kurrë nga dashuria jote…

Do mjaftonte vetëm ky varg që të kthente nga rruga e zemërimit çdo burrë inatçi dhe më pas , kur të dëgjonte vargjet… /…E në më zëntë gjumi nga dashuria/me burimin e puthjeve freskomë përsëri…do kursente e sdo harxhonte asnjë minutë të jetës së tij larg dashurisë. Dhë në qofsh larg…nxito në rrugën e ylbertë, e rrend drejt saj, sepse ajo nuk mund të ëcij nëpër heshtje… sepse vetëm ti…me buzëqeshjen e kadifejtë/vesh ditët e saj. Sepse…Të ka gdhëndur fortë/brenda vetes, i dashur/..në zemër/në shpirt/ në çdo ind e qelizë. Dhë skërkon shumë…Tri fjalë/dy sy/një pqrqafim..

Kaq pak pëshpëritje/i duhet një dite/të ndizet/ qysh në lindje…

4-Sa pak (sinqeritet) i duhet poezisë për të qënë e bukur. Si sinqeriteti i Drita Lushit

N’ag/ti/diellin lind/në syrin tim. Në mbrëmje/unë/hënë të bëhem/në ëndër.

100 herë /jemi sharë/s’kemi folur/jemi grinder/ e shpinëkthyer/ikur kemi në pole të kundërt /për të mos u parë/Veç dashuria/ gjeti 100 shtigje/të shkrinte/ male mërish/ e të na vinte sërish përballë… dhe …se ëndrat na deshën na puthën lumturisht/…sit ë ishim të vetmit përmbi dhe…

Me këtë sinqeritet në vargje edhe janari është muaj pranvere, ku dhe fjalët janë ar.

5-Duhet guxim, edhe guxim poetik që të shkruash këto vargje të sinqerta, të bukura, gati si të qelqta, që mund të të thyhen në duar. Të pakta janë poetet që guxojnë të gdhendin vargje të tilla. Të pakta janë poetet që kanë kaqë vërtetësi në poezi.Që guxojnë të thonë se…një grua frymon me zemër/një grua pakëz fëmi… Prandaj dhe poezia e Drita Lushit lexohet me ëndje dhe madje rilexohet atëherë kur kërkohet një ndihmë për një problem që nuk e thua dot. Prandaj të bëhen të dashura vargjet e poetes, sepse të ndrijnë si yll i largët në një natë pa hënë. Sepse të pëshpërisin në vesh…duaj,duaj…përsëri..

6- Duhet një dashuri e madhe njerëzore që përtej grindjeve të përditëshme të shohësh dashurinë dhe falë talentit, të ngreshë urravargjesh në dy brigjet e zemërimit, mbi të cilën të kalojë e sigurtë dashuria. …Jemi zënë kaqë shumë të martave ti dhe unë…ose…E premtja ime/ka ngjyrën e buzëve të mallit…

Duhet vërtet një zemër e madhe plot dashsuri për njeriun që të shkruajë vargjet hymn…Një njeri/është një vend një komb/…është paqja mbi glob…

 

 

 

7-Drita Lushi, poetja e vargjeve brilante, e ëndërvargjeve pranverore, poetja e metaforave të guximëshme ka nevojë dhe për një redaktor.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s