revista myzeqeja

 

Revista “Myzeqeja” 

 

( Revistë e Pavarur Social-Kulturore  ) 

 

 

 

 

 

Bardhyl Selimi

 

Nga Bardhyl Selimi

 

 

 

Kjo shpreh një fakt të vërtetë. Është e pavarur pasi nuk pasqyron asnjë pikëpamje partiake për ngjarjet dhe njerëzit. Këtë mendim ndan edhe z. Bajram Karabolli në shkrimin e tij “Myzeqeja jonë e begatë” kur thotë: Shumë shoqata simotra të “Myzeqesë” në krahinat e tjera, ende nuk po shkarkohen prej ngarkesave politike që të shpalosin vlerat e vërteta kulturore të trevës.Ky është edhe shkaku që shumë prej tyre po ndahen e po copëtohen, duke prodhuar vetëm kryetarë”

Është social-kulturore sepse na njeh me shumë pamje të jetës së banorëve të kësaj treve të lashtë dhe të rëndësishme të atdheut.

Unë do shtoja që ajo është edhe shkencore, pasi artikuj të veçantë në të nuk dallojnë nga ato të përfshira në revistat e Instituteve shkencore.

Më me hollësi le ta kqyrim numrin e ri të saj, nr 11, 2014.

Ai hapet me një letër që Katundaria e Lushnjës, përmes z. Ahmet Resuli, i shkruan ish presidentit Uillson në vitin 1920. Botohet edhe fotokopja e oriigjinalit.

“Ju lutemi me fuqinë e shpirtit të mos pëlqeni aspak krasitjen e paarsyeshme si mbi Kosovë dhe Çamëri” – thuhet aty midis të tjerash. Mjaftojnë këto rreshta për të kuptuar larppamësinë dhe mprehtësinë e popullit dhe parësisë shqiptare në atë kohë.

Mandej vjen një shkrim historik i z. Ylli Polovina për Muzakajt të cilët kishin zbuluar se vetëm në tokat e principatës së tyre në Myzeqe rridhte “ari i zi” që “ shuante pishtarët e ndezur dhe ndizte pishtarët e shuar” dhe e përdornin atë aq sa mundnin atëhere, jo vetëm për ndriçimn por edhe në luftë. Me këtë rast jepet shpjegimi i disa toponimeve si Çorovodë (ujë i zi)

Z. Stavri Kola shtron në shkrimin e tij rëndësinë e qeverisjes vendore, si themel i shtetit duke përshkruar veprimtarinë e Komunës Qendër- Fier, drejtuar nga z. Harilla Mile.

Më tërhoqi vëmëndjen shkrimi “Prifti me kobure”, kushtuar Papa Isaisë. Për më tepër, se ai është gjyshi i mikut tim të ndjerë, Jani isaia, i cili ma ka pasë treguar historinë sikurse përshkruhet në këtë numër. Vërtet tragjike por edhe heroike jeta e këtij kleriku patriot që përfundoi në kampet e shfarosjes së nazistëve.

Padyshim, artikulli për “Shën Kozmain dhe misionin e tij në Shqipëri”, i historianit të njohur Pëllumb Xhufi, sqaron përfundimisht edhe për mua figurën aspak pozitive të këtij “shenjtori” antishqiptar dhe prohelenist. Më pare, kisha lexuar një shkrim më të gjatë edhe me elementë humoristikë shkruar për Shën Kozmanë nga kryeredaktori i vetë revistës, miku im Naun Kule.

Artikulli i përgjigjet flakë për flakë edhe ndërhyrjes së padenjë të Patrikut Bartolomeo I pare, me rastin e takimit të krerëve ortodoksë botërorë në Tiranë më 1 qershor kur ai deklaroi:

“pas eksarkut të parë, Shën Kozmait, Patrikana dërgoi në Shqipëri misionarin Janullatos..”

Në revistë gjen pasqyrim edhe personaliteti i shquar shkencor nga Myzeqeja, Naun Doko- Prifti, për të cilin është shkruar edhe monografi nga z. Naun Kule dhe këtë vit priten kremtime të mëdha në tërë zonën e Myzeqesë.

Nuk janë pa interes edhe vëzhgime të tilla si moskujdesi për objekte industrial, dikur shumë të rëndësishme edhe nga pikëpamja arkitekturore por edhe sociale, si fabrika e miellit (që nga viti 1929) që meritojnë të kthehen në ndërtesa- muzeale (shkruar nga Gjergj Baltëza). Po ashtu, koleksioni i fotove origjinale të Fierit 100 vjet më parë (mbledhur nga Kozma Dashi).

Një artikull me shumë vlera historike dhe etnokulturore është “Libofsha në 600 vjet histori” që autori Naun Kule e ka përgatitur edhe në formë libri, që do dalë së shpejti. Është një përpjekje e suksesëshme për të shpjeguar që edhe toponimet, edhe emrat e familjeve vinë nga veprimtaritë prodhuese. Të mbjellat kryesore tradicionalisht në Myzeqe kanë qenë misri, fasulja dhe liri që siguronin bukën, gjellën dhe veshjen. Autori e shpjegon bindëshëm lidhjen e thellë ndërmjet emrit Libofshë dhe prodhimit të lirit.

Materiali i revistës bëhet ende më i këndëshëm me poezitë që përfshihen në të e që kujtojnë dëshmorët e trevës apo trajtojnë tema lirike.

Shkrimtari i ndjerë Vath Koreshi përkujtohet me një shkrim të vjetër të tij për Myzeqenë “Trualli i lashtë i Lumit të Vdekur” shkruar në shtypin e atëhershëm, para viteve 90.

Ndërsa Bedri Çoku na dhuron një tregim të shkurtër “Vdekja e dallandyshes së Burrelit” me një fabulë interesante, marrë nga jeta në kampin e të burgosurve politikë në kohën e komunizmit: një zog dallandysheje rritet nga të burgosurit dhe mandej lihet i lirë. Sa herë zogu i rritur rikthehej te qelitë atë e prisnin krahë- hapur të burgosurit duke e konsideruar si simbol të lirisë. Por kjo ishte e padurueshme për komandën e cila urdhëroi: “Princi i Lirisë të kapet e të ekzekutohet pa gjyq! Doemos në emër të popullit..! Komanda i mbylli të burgosurit ndër qelira dhe mbushi oborrin me ushtarët e karakollëve. i urdhëroi këta që të ngrinin duart lart, siç bënin “ata” (të burgosurit) kur Princi shihej të zbriste nga qielli. Kësisoj e mashtruan dhe…sigurisht e ekzekutuan princin tonë të lirisë..”

Se ç’më kujtoi ky episode, diçka të ngjashme ndodhur në burgun e Ballshit, ato kohëra..

Z. pandeli Komini përshkruan me profesionizëm vlerat e shumëanshme të Lagunës së Karavastasë. Miq të mij të huaj më kanë thënë se kjo lagunë e mrekullueshme kishte për të tërhequr më shumë turistë po të tregohej më shumë kujdes për të.

Për mua janë disi të diskutueshme opinionet që shpreh z. Genti Kristo për kryengritjen e Haxhi Qamilit në shkrimin “100 vjet nga viti i mbrapsht”. Vërtet, me këtë kryengritje do jenë bashkuar edhe bujqit e Myzeqesë, gjithnjë të prirë kundër bejlerëve, por padyshim që edhe këta fshatarë që përkrahën Ismail Qemalin kur ky do shpallte pavarësinë e Shqipërisë nga Osmanët, nuk mund të mos e kuptonin karakterin reaksionar antishqiptar dhe antiatdhetar të Qamilistëve. Shkrimi nuk ma jep një ide të tillë.

Në shkrimet “Vjeshta e librit në Lushnjë” të Kozma Gjinit dhe “Myzeqeja feston 20- vjetorin” të sekretarit të Shoqatës, Bahir Isufit, pasqyrohen veprimtaritë të tjera si takime me shkrimtarë e nderime personaliteteve të Myzeqesë.

Dy faqe, patjetër, do i kushtoheshin edhe kujtimit të këngëtares së famshme myzeqare Vaçe Zela, ndarë nga jeta këtë vit, ku përmes Faslli Halitit mbretëresha e këngës shqip tregon disa episode të panjohura nga jeta e saj.

Duke përfunduar leximin e këti numri të revistës ke përshtypjen që ke lexuar më shumë se nga një revistë.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,520 hits

June 2014
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List