
Ja pse unë vazhdoj të shkruaj në dekorin e Hartfordit “korçar! Nga Raimonda MOISIU E dua ndjesinë e asaj kohe të paanë, të mrekullueshme dhe e pafundme.Sa herë shëtis rrugëve të Korçës, më duket sikur koha vetëm … Continue reading
Ja pse unë vazhdoj të shkruaj në dekorin e Hartfordit “korçar! Nga Raimonda MOISIU E dua ndjesinë e asaj kohe të paanë, të mrekullueshme dhe e pafundme.Sa herë shëtis rrugëve të Korçës, më duket sikur koha vetëm … Continue reading
Jahe Fida Jahe Fida Lindi më 20 Shkurt të vitit 1955, në Grevë, Peshkopi. Në vitin 1974 pëfundoi Shkollën e Mesme të Përgjithshme Peshkopi. Më pas largohet nga vendlindja për të ndjekur studimet Universitare, të cilat … Continue reading
Eva Kacanja Eva Esat Kacanja ka lindur me 07.10.1971 në qytetin e Krujës.Pasioni për artin e shkruar ka filluar qysh në moshë të herët, aq sa publikimet e para filloi t’i botojë në organet e … Continue reading
KOMENT PËR INTERVISTËN E ERISA ZYKAJ ( Rreth intervistës së 16 marsit në ”PORTALONLINE” ) Nga Agron MEMA U mrekullova nga profesionalizmi dhe përgjegjsia kombëtare e kësajë gazetareje që na bën të ndjehemi krenarë me prezencën … Continue reading
Zejnepe Alili -Rexhepi Në Takimet poetike të Karadakut” – Kumanovë – 2015, poezia : “Poezi pa adresë” e autores Zejnepe Alili Rexhepi vlerësohet me çmimin e dytë “Fadil Bekteshi”. Në Takimet poetike të Karadakut” – Kumanovë – … Continue reading
Poezi nga Adem Zaplluzha SI ÇAFKAT E SËMURA Nga majat e gishtave pikon dita Zogjtë e blerimit tim I kanë harruar çerdhet, Bredhin hapësirës Si mjegullat Pa itinerar Ikin ose vijnë trenat Nga dritaret … Continue reading
Vallja e Osman Takës Nga Namik Selmani Në atë pasuri të madhe gojore dhe kulturore të kombit tonë Vallja Çame e Osman Takës padyshim është një nga majat më të larta të saj.. Kjo valle është njëherësh … Continue reading
Cikël poezish nga Vëllimi Poetik “Me duar dashurie” të autores Merita Gjoni STOLIA E ZEMRËS Pesë shqisat e mia mirë e dinë, ti je stoli e zemrës time, gjithçka ndrin deri në kufij, kur shpirti … Continue reading
Shoqëria civile, pavarësia intelektuale, dhe shteti hermetik
(Me rastin e dy vjetorit të peticionit për Rrugën e Arbërit )
Sot, në dy vjetorin e peticionit për Rrugën e Arbërit, intelektualët dibranë falenderojnë edhe një herë të gjithë nënshkruesit online dhe në formularë, numri i të cilëve ka kaluar 8,000.
Ne po ndjekim me interesim njoftimet sporadike nga qeveria për këtë projekt. Mungesa e një opozite të efektshme e bën më të zbehtë rolin e shoqërisë civile, dhe është një nga shkaqet e arrogancës dhe shurdhësisë qeveritare që po hasim që nga shtatori 2013.
Para një muaji, z. Edi Rama u shpreh për mediat italiane se në vitin 1997 “unë isha një intelektual i pavarur që përpiqesha ta bëja të mendonte regjimin e atëhershëm. Ne po përgatisnim një peticion për largimin e kryeministrit të kohës. Pikërisht në këtë periudhë ndodhi goditja me levë ndaj meje”.
Injorimi dhe heshtja institucionale i dhëmbin intelektualit edhe më fort se goditja me levë.
Po kështu të jesh i arsimuar nuk do të thotë të jesh edhe intelektual, aq më tepër i pavaruar. Pavarësia e vërtet intelektuale nuk është vokacion stinor apo trampolinë për karrierë politike. Kush ka qenë një herë ‘intelektual i pavaruar’ nuk ka frikë të përballet me intelektualë që nuk kërkojnë rrëzimin e qeverisë por dialog konstruktiv me ekzekutivin për të mirën e vendit, dhe që refuzojnë të jenë nën diktatin apo në xhepin e politikës.
Në pamundësi për të ndarë me z. Rama shqetësimet tona të ligjshme për mungesën endemike të transparencës në lidhje me këtë projekt, ne do ta ngremë zërin tonë në momentin e duhur, gjithmonë me kortezi dhe në mënyre demokratike.
Me sa duket, Rruga e Arbërit do të bëhet. Siç kemi kërkuar që në fillim, qëllimi ynë është ndërtimi i kësaj vepre me stadarde ndërkombëtare, dhe evitimi në maksimum i keqpërdorimit të fondeve që do t’u rëndojnë për shumë kohë në kurriz taksapaguesve.
Jemi të ndërgjegjshëm se puna jonë po vështirësohet prandaj ju bëjmë thirrrje sa më shumë njerëzve që të vazhdojnë të nënshkruajnë peticionin. Ne do të vlerësojmë çdo nënshkrim, edhe sikur të regjistrohet disa minuta para inagurimit të kësaj vepre me rendësi jetike për Dibrën, Shqipërinë, kombin, dhe Ballkanin.