Ja pse unë vazhdoj të shkruaj në dekorin e Hartfordit “korçar! / Nga Raimonda MOISIU

Ja pse unë vazhdoj të shkruaj në dekorin e Hartfordit “korçar!

 

 

1-raimonda

Nga Raimonda MOISIU

 
E dua ndjesinë e asaj kohe të paanë, të mrekullueshme dhe e pafundme.Sa herë shëtis rrugëve të Korçës, më duket sikur koha vetëm ngadalëson. Ka shumë më tepër kohë për miqësi, për vëmendjen ndaj vetes dhe njerëzve që të rrethojnë. Kjo është ajo gjallëria e jetës korçare, ç’ka mua më mungon këtu në Hartford, Shtetin e Kënektikat-it (Connecticut) dhe jam banore prej gati dy dekadash. Kur u vendosa fillimisht këtu, teksa vozitja rrugëve të Hartford-it, karakteristika e parë që vura re, Hartfordi më ngjante mondan dhe modern si Korça ime. Sa më shumë ecja në brendësi, në zemrën dhe pjesën qëndrore të Hartfordit, aq më shumë më forcohej mendimi: ky është një qytet shumë “korçar”. Kam ndjesinë se cçdo gur e çdo formacion shkëmbor që përshkon e rrethon Hartfordi-in, përmban jo vetëm historinë e tij, por unë e shëmbëllej me gurët e rrugicave karakteristike korçare dhe shpatullat e Korçës sime mbështetur përjetësisht në malin e Moravës, dhe kanë historinë e tyre. Në Hartford ka ndërtesa karakteristike si ato të qytetit tim, apo ndërtesa në formë “vapori”, si ajo që ka qenë dikur në qendër të Korçës,(ish-Farmaci) ndërsa sot Prefektura e qytetit. Parkun historik e kombëtar hartfordian Elizabeth, e shëmbëllej me parkun kombëtar, Rinia dhe belvederen që vështron këtë park të magjishëm korçar. Forcën e dijes, kulturës, inteligjencës e qytetarisë korçare, themelimin dhe muzeumet për identetin individual dhe zhvillim historik të Korçës, i shëmbëllej dhe i lidh me historikun hartfordian.Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë rritet interesimi im për të mësuar, zbuluar dhe njohur më shumë historikun e Hartford-it, ngjashmërinë e mrekullueshme që ka me Korçën time në art, letërsi, kulturë, arkitekturë dhe antikitet. Në Hartford jetoi dhe zhvilloi veprimtarinë e tij, një nga autorët më të njohur në botë, Samuel L.Clemens, i njohur si Mark Tëain, me më shumë se 30 libra, qindra tregime dhe esse, leksione e studime shkencore. Mark Tëain është i njohur edhe për shtëpinë e tij muze me shumë dhoma dhe ambiente, bibliotekat, dhomat e studimit, muze, teatro, kinema, oborr të madh, lulishte me gjithfarë lulesh, gjelbërim, belvederen, shatërvanët, dhe statuja të ndryshme, që shprehnin forcën e dijes e të kulturës të jetës e veprës së tij.Teksa vizitoja shtëpinë muze të Mark Tëain-it, më përqasej Shtëpia Muze e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, me shumë dhoma, (klasa) që përhapnin dije, shkrim e kulturë, oborri me shatërvanin dhe monumentin më gërmat simbolike dhe korrespondimi kohor.Veprimitaria letrare, historike, klasike dhe mbresëlënëse e tij, më përqas dhë shëmbëllen gjurmët e kontributit dhe veprimtarisë së figurave të shquara korçare si Asdreni, Foqion Postoli, Thimi Mitko, etj., të cilët edhe ata shkruanin në shtëpitë e tyre anës lumit që rridhte përmes Korçës. Këta korçarë të shquar bënë revolucionin në letërsinë realiste moderne shqiptare, shkrimtarë që trashëguan artin folkorik, gjurmë e simbole këto, mishërimin e të vërtetave historike dhe korespondimin kohor tipike si ato të Mark Tëain-t në Hartford, ndërsa ata në Korcë. Dhe jo vetëm kaq! Por edhe në shekullin e 20-ë dhe 21-ë, Korca ime ka akoma si Mark Tëain-i , që nga Kristaq Cepa alias KAPA- dhe Dritero Agolli, Petraq Kolevica dhe Vangjush Ziko, Petraq Zotodhe Sotir Andoni, etj. Mark Tëain i Hartford-it ka qenë edhe filantropist.Ai ka ndërtuar Spitalin e Hartford-it dhe Bibliotekën qëndrore të qytetit,- sikundër bëri filantropisti Thoma Turtulli i Korçës, i cili ndërtoi spitalin e Korçës dhe Bibliotekën e qytetit. Ja pra kjo është ajo, pse unë e gjej veten në Hartford-in perëndimor ,si në Korçën time europiane, ç’ka më frymëzon dhe më bën të ndihem krenare. Ja pse unë vazhdoj të shkruaj në dekorin e Hartfordit “korçar”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s