S. J. WATSON:
NUK DUHET TË FLE

 

 

Xheladin

Nga Xheladin A. Çitaku

 

“ Libër i frymëzuar nga jetët e disa pacientëve me amnezi, sidomos ajo e Henri Gustav Moleisonit dhe Kliv Ueringut, historia e të cilit është treguar prej gruas së vet, Debora Ueringut, në librin e saj ( Përgjithmonë sot – Në kujtim të dashurisë dhe amnezisë)”
– Romani i S. J. Watson “Nuk Duhet Të Fle” është karakteristik për tematikën që shtjellon, metodën e të rrëfyerit dhe teknikat specifike të përshkrimit. Duke u bazuar në jetën, përjetimet, ndijimet dhe, përgjithësisht në reaksionet e një pacienti me amnezi, romani i qaset një fushe të posaçme, një kategorie të veçantë që kërkon një përkushtim dhe “akomodim”, poaqë të veçantë në trajtimin e temës, në shtjellimin e refleksioneve reale dhe në përpunimin e brumit letrar.
– Rrëfimi futet në një fushë interesante, eksplorimi i së cilës ka gjasë të involvojë subjekte që kanë hequr përjetime konkrete ( në jetën reale ), duke qenë të prekur drejtpërdrejtë nga pasojat e një sëmundjeje, e cila mbërthen kujtesën në shtjellën e harrimit, ndërkaq i prekuri jeton vetëm sot, nuk ka të djeshme; atë e shlyen nata (gjumi). Përshkrimi i fillimit të çdoditshëm nga e para, përbën njëtrajtshmërinë e të jetuarit, rutinën bezdisëse, të shablonizuar në impulse afatshkurtëra (njëditore) të shijes së jetës.
– Kristina ka humbur kujtesën aksidentalisht; në trafik apo nga një sulm i qëllimshëm në një dhomë hoteli. Ajo fillon të jetojë me tregimet e përsëritura çdo ditë sa për ta kornizuar një ditë nga jeta (meqë me gjumin ikën çdogjë). E kaluara ka humbur për të. Trajtimet mjeksore s`kanë dhënë rezultate. Përkujdesjen ndaj saj e ka “burri i saj – Beni” apo më sakt, ish i dashuri i saj, i cili e bëri sulmin dhe shkaktoi këtë gjendje (kjo zbulohet fare në fund të romanit, duke u ripërsëritur skenari në vendin e njëjtë por në rrethana të reja). Zgjuarja befasueshëm çdo mëngjes, duke mos përceptuar vendndodhjen apo njeriun me të cilin zgjohet, përbën sfondin në të cilin ndërtohet ngjarja, duke u zgjëruar më tutje në drejtimet e duhura dhe me personazhet që defilojnë më tej në konstruksionin e tërësisë së romanit. Veç sëmundjes si element përcaktues i ndërtimit të subjektit, është edhe një vello misteri, e cila e mbështjellë jetën e pacientit, një labirinth përjetimi, i cili u ndërtua qëllimshëm, nga një pikënisje e rastësishme (mbase), një dashuri apo një vegim dashurie në një çast të papërshtatshëm të jetës martesore mes Benit (të vërtetit) dhe Kristinës, nga një turbullim shpirtëror a shpërqëndrim emocional. Rënia në kthetrat e fiksimeve të një karakteri të dozuar me mani të theksuar bënë që gjithë peripecitë të dalin të inskenuara, pikërisht për të përmbushur ambiciet e sëmura të Majkut. E tërë struktura që pasqyrohet, i shërben zbërthimit të kësaj drame, duke angazhuar shumësi elementesh letrare, gjithnjë në funksion të shpërfaqjes së një realiteti shumë të veçantë – të jetuarit vetëm brënda një dite.
– Në mëngjes zbraztësi sfilitëse, e cila fillon e mbushet me rutinën e përditëshme në përsëritjen molisëse të së djeshmes që do jetojë vetëm sot, për aq kohë sa s`do ket gjumë. Kështu derisa në vazhdën e rrëfimit nuk ndërhyn Doktor Neshi (Edmond Neshi), i cili do përcaktojë rrjedhën e mëtejme të tregimit, përmes metodave të njohura, apo të eksperimentimeve të reja shkencore për këtë lloj sëmundje. Që efektet e harresës (amnezisë) të relativizohen, në njëfar mënyre, ai nxitë Kristinën të mbaj ditar, ta shkruaj atë që përjeton e ndjen brenda ditës, duke e përkujtuar në vazhdimësi për vendin ku e lë ditarin. Një fletore e fshehur në një kuti këpucësh mbanë kontinuitetin e jetës, lidhë vazhdimësinë e të jetuarit, formëson dita-ditës kuptimësinë e të kaluarës së përjetuar, nxitë vegime të shkurtëra (fillimisht), ngacmon impulsime kujtimesh të shkëputura, por që kornizohen pastaj. Kështu, rezultati nuk vonon; efektet e përkushtimit fillojnë të duken në formën e rizgjuarjes së mendjes, rindërtimit të kujtimeve dhe pasqyrimit të realitetit të përjetuar.
– Drama jetësore nisë të zbërthehet, fillimisht brenda trurit të Kristinës, pastaj si e shkruar në ditarin e saj, duke involvuar ngjarje të rëndësishme dhe personazhe që ndikojnë në kthjellimin e rrugës së kaluar. Adami (biri i Kristinës dhe Benit) dhe Klera (mike e tyre), janë dy karakteret që bartin rëndesën në shthurjen e rrjetit të mbështjellur. Duke ndërhyrë në vazhdën e shtjellimit të ngjarjes, ata e rikonstruktojnë të kaluarën e kryepersonazhit për ta zhbërë shablonin e ndërtuar dhe nxjerr të vërtetën e plotë, duke ndërlidhur epizodet e tregimit në tërësinë e romanit.
– Epilogu dramatik i zgjidhjes përbën natyrshmërinë e përfundimit të rrëfimit, poashtu dramatik, fundin e një mashtrimi, ngadhnjimin e optimizmit dhe vullnetit për të jetuar të sotmen, ambicien për të nesërmen, por në veçanti këmbënguljen për të pasur edhe të djeshmen, si gjurmë jete. Kjo është tabloizuar denjësisht në romanin “Nuk Duhet Të Fle” me një përshkrim të thellësisë së ndijimit të ngjarjes dhe veprimeve që bartin personazhet, me një tablo të kompletuar me ngjyrimet e një realiteti të posaçëm, të një bote specifike që përjetohet nga një kategori e caktuar e shoqërisë. Prandaj, si i tillë, ky roman lexohet me një frymë…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,330 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List