Momente mbresëlënëse…

 

 

11053526_835645679840881_3771046102920592123_n

Nga Zejnepe Alili-Rexhepi

 

 

Klubi i Shkrimtarëve OENEUM, me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit e mbajti Manifestimin letraro – poetik “Përkujtojmë Yjet Letrare”, në nderim të dy shkrimtarëve të njohur tetovarë: Murat Isaku dhe Abdylazis Islami.
Me këtë rast, i falënderojmë të gjithë miqtë – dashamirë të fjalës së bukur, familjarët e shkrimtarëve Murat Isaku dhe Abdylazis Islami, krijues, pedagogë, studentë…
Falënderime për moderatoren Valbona Zunçe Pajaziti, gazetare e emisioneve të kulturës në Radio Shkupi, e cila mjaft bukur e prezantoi tërë Programin e ndarë në dy pjesë.
Pjesa e parë e mbrëmjes u hap me vargjet e përzgjedhura nga vëllimet poetike të të dy shkrimtarëve, të cilat erdhën këndshëm nën interpretimin e bukur të Arsim Kalecit, aktor në Teatrin e Tetovës.
Pas dy kumtesave mbi krijimtarinë letrare të shkrimtarëve, të prezantuara nga Dr. Zeqir Kadriu dhe Dr. Salajdin Salihu, u ndanë Mirënjohje për veprën e krijuesve, të cilat i pranuan familjarë të shkrimtarëve, respektivisht, e bija e Murat Isakut, znj. Luljeta Isaku dhe i biri i Abdylazis Islamit, z. Besnik Islami.
Për kontributin e tyre në mbështetje të Klubit, iu ndanë Mirënjohje edhe z. Zeqirja Rexhepi (bashkë me Andrën) dhe z. Abedin Murati – drejtor i firmës “Molika”.
Mirënjohjet i ndau kryetari i Klubit, z. Ejup Ajdini.
I falënderojmë edhe studentët e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (USHT), për ndihmesën e tyre!
Përmbyllja e pjesës së parë në Manifestimin “Përkujtojmë Yjet Letrare” u bë përmes disa çastesh muzikore nën interpretimin me violinë nga maestro Shkëlzen Pajaziti!
E falënderojmë Kuartetin e studenteve të Fakultetit të Arteve, pranë USHT, të cilat përmes dy interpretimesh muzikore e bënë të veçantë këtë manifestim.
Pjesa e dytë, gjegjësisht Ora poetike u hap nga poetja tetovare (nënkryetare e Klubit), Zejnepe Alili – Rexhepi me poezinë “Ëndërr që s’perëndon”. Manifestimin e nderuan edhe poetët: Ibrahim Veliu, Daim Iljazi, Fatmire Doko – Lumani, Bujar Plloshtani, Nijazi Saliu, Kasam Shaqirvela, Ermira Selami, Remzi Saliu, Lindita Ramushi – Dushku, Eroll Veliu, Adem Abdullahu, Salajdin Salihu, Ekrem Ajruli, Lindita Ahmeti, Shaip Emërllahu, Aqif Isaku, Vjollcë Berisha, Sadije Aliti, Nita Beluli, Nurie Emërllahu dhe Ejup Ajdini, e cili me një haiku e përmbylli manifestimin, me shpresë për takimin e radhës, në nderim të veprës së krijuesve Sadudin Gjura dhe Rexhep Voka.
I falënderojmë për mbështetjen e tyre edhe mediumet: MTV -2, Radio Shkupi, TV ART, TV KOHA, TV Zëri i Çegranit, Radio RED… dhe të gjithë të tjerët që e mbështetën këtë manifestim!
Faleminderit e respekt:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,625 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List