Në jetë gjenë dhe shumë miq që të lënë mbresa dhe kujtime…por përgjatë kohës çdo NJERI ndjen detyrim moral e njerëzor ti kujtojmë e ti nderojmë me kalimin e viteve. Sot, si shpesh herë mu kujtua Poetja Milla Bala! Ajo nuk jeton më…Po përciell për dashamirësit, shokët dhe miqt e Poetes Milla Bala një poezi kushtuar asaj!
Nga Arqile Gjata
Balladë
(Në kujtim të poetes Milla Bala)
Në Athinë
jeton një pemë me gjethe
të patretura tingujsh…
Mendueshëm hedh hapin
e viteve të shkuara,
në ditët e poezisë së Millës.
“Mbretëreshë e Egjeut”!
Ajo
noton nëpër det,
herë si dallgë
dhe herë si këngë.
Shpirti i saj,
krijesë ëndrrash,
kartolinë për poetët.
Milla!
Shumë mote… s’na buzëqesh,
flokët e fotografisë
na kanë mbetur ndër sy!
Ti ike,
por zogjët e vargjeve të tu
vazhdojnë këngën gojë më gojë.
Të kërkojmë mes vargjesh
të të themi:
-Sot këtej nga ne ka festë.
Ti je këtu pranë!…
Na dëgjon?
Apo lodron nëpër re,
me buqeta vargjesh
mbledhur në lotin e dhimbjes!?
Nga vëllimi poetik “Gratë e Poetëve”
Viti 2008