SA TË FTOHTË TINGUJT E VJESHTËS… (MENDIME RRETH VËLLIMIT POETIK ”MISTER NDJENJASH” TË POETES JOKIDA MATI ) / Nga Agron Mema

 

11015233_767344450048500_206641229_n

SA TË FTOHTË TINGUJT E VJESHTËS…
(MENDIME RRETH VËLLIMIT POETIK ”MISTER NDJENJASH” TË POETES JOKIDA MATI )

 

 

agron mema

Nga Agron Mema

 
Së fundmi kemi në duar librin me poezi”Mister ndjenjash “të poetes Jokida Mati.Një përmbledhje me 99 poezi që I ngjajnë një buqete ndjenjash të trazuara , ku shpirti merr pamjen e një deti që asnjëherë nuk I zë besë thellësisë së kaltërsisë së tij se pas qetsisë ndjellse, papritmas mund të shpërthejë në tajfun e tsunami.Jokida merr detin si mbret të figuracionit të sajë letrar në përdorim dëndur në poezitë e librit”Mistere ndjenjash”duke zbuluar dukshëm se është një sirenë e lindur dhe rritur me ujët e detit.Janë 99 poezi, 99 lrika ku shpirti I poetit shfqet dhe troket, humbet dhe thërret, vallzon dhe qan, prêt dhe dërgon mesazh, duke deklamur se”…dashuria kërkon frymë dhe zjarr…”, vargje që I japin ndjenjës ashtin e shpirtit, e bëjnë të frymojë në lirshmërinë e sajë, sepse gjallesa e sajë, poezia lirike kërkon”…Lermëni të lire në mendimet e mia,
Shpirtin mos ma burgosni askush e e askund,
Lermëni të lire në mendimet e mia,
Çensura nuk më ka pëlqyer kurrë,
Kufirin e gjithshkaje e kam ndër sy,
Kam shpirt e zemër e jo gur…”
Pra Joki vjen në këtë vëllim me lirika të bukura, si poete e shpirtit të trazuar, shpirt njerzor që lexohet lehtazi jo vetëm në vargjet, por edhe në fytyrën e sajë dhe kjo është hapësira ku poetja eksploron motivet, zbulon e nxjerr në sipërfaqe nga thellësitë e nëntokës-shpirt, thesaret, vlerat dhe antivlerat sa thua gjatë leximit se je në një festë madhështore të lirikës.Joki pranon në vargjet e sajë vetvuajtjen për tu bërë më e mire, udhë që e gjen vetëm nëpërmjet dashurisë, dhe kjo ndjehet në 99 lirikat e vëllimit.

 

11087979_767344340048511_259352314_n

              Jokida Mati

 

Por edhe plagët që solli trazicioni dhe eksodi, që mes atyre fatkeqsive, vrau dhe dashurinë, Joki e sjell me mjeshtëri dhe dhimbje, optimizëm dhe besim se”…kur buza të më thahet, do ta njom me shkumë…për të humbur në sytë e tu të qiellt…”Pra ajo shkumë e asajë dallge që largoi në brigje të largëta e të panjohura dhe që nuk dihen në rikthim, do të mundij ta shuaj etjen e buzve dhe mallin përvëlues, duke mos u shkëputur kështu edhe nga tradita e krijimtarisë së trevës së sajë, bregdetit me kujtesën e motivit të “Vajzë e valëve”, por edhe me vështrim nga qielli, aty ku ka strehën Zoti, Ai që gatoi ndjenjën e trazuar të shpirtit dhe po tek kjo shkumë poetja kërkon dhe I shfaqet portreti I tij, portret brenda një shpirti duke e ftuar jo vetëm për dashurinë e sajë, por”…edhe se e ka marrë malli që të grindet”.Joki sjell kështu edhe pështjellimet dhe përjetimet jo vetëm shpirtërore, por edhe psikologjike që vet dashuria bart në vetvete dhe I derdh në ç’do shpirt të trazuar prej rrymave, baticave dhe zbaticave të sajë, gravitetit zemëror shpirtdashuruar.Në lirikat e Joki Matit I gjen të gjitha ndjenjat njerzore, duke u bërë kështu një ligjruese e tyre, përveç egërsisë.Vargjet janë shkruar me një fjalor të pastër e të kulluar nga gurra e shqipes sonë të bukur, ç’ka I jep një kuptueshmëri më të lart vargut dhe mesazhit të sajë njerëzor , mesazhe të cilat I sjell mrekullisht, sepse sekreti I fjalës së zgjedhur me thjeshtësi është suksesi I realizimit të një krijimtarie e cila ka në qendër lirizmin, këngën e ndjenjave që na trazojnë gjumin të gjithve, pikërisht ndaj janë e mbeten edhe mister, ashtu sikurse e përmend edhe vet poetja se”…mister mbeten ndjenjat në udhëkryqet e jetës…”Kjo vijë ndjesie përshkon të gjitha poezitë e librit, që nga libri I pare, ka shënuar një rritje dhe pjekuri artistike.Që nga poezia e pare”Sa të ftohtë tingujt e vjeshtës”, ku paralajmërohet trazira dhe ardhja e një stine të ftohtë por mes tyre brendashkruhet tingulli, pra shpresa e ëmbëlsuar dhe deri tek poezia e fundit e librit “Varka e kujtimeve”dhe Malli më përpinte si dallgët e detit” duke mbajtur si medaljon Detin, ajo lëshon mesazhin”…Për ty u ktheva ëngjëll mbrojtës,/Sonte më prit në ëndërr!..”Bukur!Suksese Joki!

 

mars 2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s