Dy Fytyrat e të njëjtit Udhëtimi
erjon
Tregim nga  Erjon Hamdi  Muça 
E lashë vetëm Orestin në kohën kur po sbriste nga trageti, në tokën Italiane. Une fjeta për të mos u përballur me katrahurën të cilën duhet të përjetonin Shqiptarët në tokën fqinje. Nuk isha prezent as kur Polici i kufirti pasi i kontolloi pasaportat dhe lejet e qëndrimit i tha:
– Gjeni të fejuara këtu dhe mos shkoni më në Shqipëri se na lodhët edhe neve!- Oresti nuk ju përgjigj. I bëzëqeshi lehtë, gati pa mendje saqë mu duk si instikt i kushtëzuar e fytyrës së tij, e cila merrte pamje të qeshur kur nuk donte ti kthenet përgjigje idiotësive. Gjumi më doli kur ndodheshim në autostradë dhe u përballa me mërzinë që nga shpirti kish bymyer deri tek fytyra e tij. Ishte një mërzi pak e habitëshme, dukej sikur edhe ai po mendonte atë mëngjes të largët, kur për herë të parë udhëtonte në tokën e ëndrave.
Kabina e trenit ishte e ngrohtë dhe aty ai nisi ta ndjente veten mirë. Gjatë rrugës për tek stacioni i trenit kish mbërdhirë, ngaqë rrobat i kishte të lagura. E tani ato po thaheshin.
Treni ecte dhe peisazhi rendte anash tij. Oresti dukej i lumtur, ishte i lumtur, dhe nuk ja ndante sytë panoramës së mrekullueshme: të paktën kështu i dukej në atë çaste. Gjithçka i dukej e mrekuuleshme: një ëndërr që bëhej realitet. Durrësi ishte larg dhe nuk e di përse në atë çast ai i vinte në mendje i zymtë, i rrëmujshëm, i përbaltur, pa asnjë vlerë. Në të kundërt ky peisazh rendës i dukej i mahnitshëm plot me ngjyra. Akoma nuk po arrinte ta besonte të vërtetën relae të cilën po sodiste. Hera-herës përpëliste sytë a thua sikur donte të shkëpuste nga vështrimi ndonjë mirazh.
Kurse tani, fytyra i qeshte vetëm kur në horizontin lindor, shfaqej e kaltra e Adriatikut, e më pas sërish mërzi, e prekshme. E gjithë panoram që rendte krahas makinës së tij tashmë i dukej e zymtë, e kotë dhe jo si Durrësi i vet, plot ngjyra dhe jetë. Plot kujtime të rizgjura nga letragjia e gjatë.
– Pse je i mërzitur?- E pyeti e ëma që ja shihte fytyrën nga pasqyra e makinës.
– Nuk e di! Ndoshta ngaqë ikëm sërish.
– Po hë mi mam mos u mërzit se Gushti vjen shpejt.
– Po po! Duhet edhe një vit.
– Eh sa shpejt kalon viti, as që ke për ta ndjerë. Këtu do jemi dhe do flasim. – Ai u qesh. jo nga ajo që tha e ëma atë ndofta as që e dëgjoi por sepse sërsih në krah të majt u duk Adriatiku i mrekullueshëm.
Po! Mamaja e Orestit kishte të drejtë, vitet ikin pa u ndjerë. Këtë ndjenjë ja shoh edhe këtë mëngjes të ftohtë dimri, njëzet vjet nga dita që shkeli në Itali. Ka vështrimin e përhumbur drejtuar lindjes dhe duket sikur kërkon me ngulm, të kaltrën e Adriatikut, ndoshta edhe siluetat e kodrave të Durrësit. Ato janë tepër larg, në distancë dhe në kohë. Madje edhe imazhi i Durrësit tashmë ka nisur të zbehet si tymi i cigares që zhduket shpejt në ditët e ftohta. Ai po numëron ditët që e ndajnë nga Gushti, për të rifreskuar kujtimet e veta për të forcuar imazhin që mban gjithnjë në shpirt.
Falenderoj Miqtë e mi të dashur Artur Llana, Durrës ; Gazetën  “Bulevard”  dhe Fatmir Mingulin.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,330 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List