Antologjia për Çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu
NJOFTIM
Të nderuar miq e mikesha, krijues të vargut nga mbarë trojet etnike dhe
diasporë. Kam nderin të ju njoftoi se Antologjia për Çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Fazliu, ka dalur nga shtypi. *URIME* Të gjith juve sa jeni pjesmarrës me vargun e juaj në Antologji. *URIME* Për familjen Kodra nga Prekazi, e familjen Fazliu nga Gradica. *URIME* Gjith liridashësve.
Andaj së shpejti do ju njoftojmi edhe për datën e mbajtjes së promovimit, pasi të kemi siguruar kushtët. Me respektin më të madh për juve!
Autori : Ajet Shala
FALËNDERIM:
Përzemërsisht ju falënderoj të gjithë juve krijues të vargut, poetë e poete, shkrimtarë e shkrimtare, nga mbarë trojet tona etnike dhe nga diaspora për bashkëpunimin në antologji. Të gjithë së bashku ia dalim në çdo shteg. Askujt s’i kemi borxh më shumë se sa zotit, shpirtin dhe dëshmorëve, amanetin për çka ata dhanë jetën, për të shtrenjtën liri. Për atë liri që fëmijët tanë po e gëzojnë së bashku me ne. Andaj të gjithë ne, si krijues, nxorrëm energjinë kombëtare të akumuluar me vite dhe ndër shekuj. Bashkë me vargun për çlirimtarët kemi bërë një vepër patriotike dhe humanitare…Sa i përket familjeve të çlirimtarëve që dhanë më të dashurit e tyre, shpresojmë që vargu ynë të jetë një balsam për plagët e familjarëve për më të dashurit, si dëshmorë të atdheut. Gjithashtu nga zemra ju falënderoj të gjithë juve krijuesit që sollët vargje për antologjinë. Në veçanti Falënderoj poeten, dhe veprimtaren e pa lodhshme kombëtare zonjen Mevlyde Mezini Saraçi. Për bashkëpunim dhe lekturë dhe për Recenzimin. Falënderoi Dr. prof Begzad e Mirvete Baliu, për Parathënjën, Falënderoi Dr. Zejnepe Halili Rexhepi për shkrimin kritiko letrar, Falëndëroi shkrimtarin Namik Selmani për Recenzimin. Falëndëroi shkrimtarin Bilall Maliqi për shkrimin kritik. Falënderoj dhe familjet Kodra nga Prekazi e Fazliu nga Gradica për dhënien e kontributit. Në veçanti i falem të nderuarit Z. Hajriz Fazliu, vëlla i Gonës për punën dhe bashkëpunimin në antologji. Kurrë në jetën time s’jam ndierë më i lumtur dhe më i pushtuar nga gëzimi i shpirtit. Nuk e kuptoj se si puna shkonte deri vonë në orët e hershme të mëngjesit në antologji. Po ua them juve, o të nderuar krijues, që po merrni pjesë në këtë projekt kombëtar “Antologji për çlirimtarët Ilaz Kodra dhe Antigona Fazliu” se jeni ju ata që mua më dhatë forcë dhe energji me
vargun tuaj emocional dhe patriotik që ju buroi nga zemra për çlirimtarët. Vargjet tuaja më bënë që të mos ndjej uri kur jam duke punuar. Vargu juaj ushqeu shpirtin tim dhe ndjenjën time. Mendoni se sa do të ndikojë tek familjarët e dëshmorëve. Andaj ju përshëndes dhe ju falem me respektin më të madh për juve!