Ftesa Fan Noli

Enigma ”Shtegu i pashkelur i Nolit”.

 

 

 

Petro , kisha blush

Nga Petro Luarasi

 

 

Në përkujtimin e 50-vjetorit të ndarjes nga jeta të kolosit të kombit shqiptar, Imzot Fan S. Noli, media Digitalb i ofroi publikut filmin dokumentar “Shtegu i pashkelur i Nolit”. Shfaqja u dha në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar ditën e martë, 24 mars, ora 18.30.

Edhe unë, ithtar fanolist me rrënjë e degë, i etur për dije dhe informacion, kurnac për kohën dhe mëdyshës për aktivitetet e mirëfillta, munda të mësoj se dokumentari me autore të mirënjohurën Beti Njuma ‘’trajton figurën shumë komplekse të Fan Nolit, njeriut, politikanit, artistit, publicistit dhe klerikut që në historinë e Shqipërisë mbeti i skalitur si kryepersonazh i Revolucionit të Qershorit dhe pjesë e debatit nëse ai ishte revolucion apo grusht shteti.’’

Titulli: “Shtegu i pashkelur i Nolit” dhe shënimi: ‘’kryepersonazh i Revolucionit të Qershorit dhe pjesë e debatit nëse ai ishte revolucion apo grusht shteti.’’ më kujtoi veprën që pata lexuar vite më parë, ‘’Shtegu i pashkelur i Fan Nolit: demokracia Shqiptare në vitet 1920 –1924’’, me autor Robert C. Austin (e përkthyer nga Lindita Bubësi, me redaktor historianin Nasho Jorgaqi). Por nuk besoja as-sesi të ishte përsëritje e veprës së Austinit në një përvjetor e përkujtim ku duhej të evidentoheshin kontributet dhe vlerat madhore Noliane ( personaliteti vigan i kombit, themeluesi dhe udhëheqësi i kishës ortodokse autoqefale shqiptare dhe Vatrës, veprimtari popullor e misionari politik, studjuesi, poeti, përkthyesi, kompozitori, oratori, dijetari,etj )  dhe jo të metat terciale të tij (p.sh. si politikan).

Me nderim për Imzot Fan Nolin, për përkushtimin e medias Digitalb dhe autores Beti Njuma (spikere, gazetare, përkthyese, studjuese dhe dashamirëse e artit, kulturës e historisë) mezi prita orën të rend me një frymë që të zë vendin e lakmuar për të ndjekur shfaqjen. Nga nxitimi iu shmanga edhe protokollit, të përshëndetesha me mikpritësit e MHKSH apo përfaqësuesin e KOASH-it. Por… nxitova më kot pasi salla kishte vende plot. Ndër të paktit si unë, në rradhët e para, pashë deputetin Namik Dokle, kritikun Erion Kristo , më pas edhe deputetin Fatmir Toçi me të shoqen, dhe mbi të gjitha, para meje u ul vetë autorja plot sharm Beti Njuma, që nuk pata kurajo e fat  ta uroja paraprakisht sit ë tjerët.

Në orën 18.30 njerëzia e kulturuar e mbushi paksa mjedisin dhe shfaqja filloi. Përfytyrimet dhe njohuritë e mia fanoliane, të rrënjohura me opinione dhe dëshmi të paraardhësve të mi, miq e bashkëpunëtorë me Nolin e Madh, po ballafaqoheshin me sekuencat filmike dhe opinionet e një gazetari dhe disa studjuesve. Që në krye e kuptova përse gjindja mezi ishte çapitur në shfaqje, por durova të shihja fundin.

Ndryshe e përfytyroja një dokumentar cilësor ku të përmblidheshin dokumenta, dëshmi e komente mbi jetën, veprën dhe vlerat tërësore të Fan Stilian Mavlomatit-Nolit, gjenezën shqiptare dhe vetëdijën shqiptare për mbijetesë, arsimimin dhe edukatën e tij, talentin e sakrificat, përballjen me vështirësitë dhe jetesën e thjeshtë, madje të skamur, vetëm për të mbetur deri në fund i Njeri i ndershëm, i pakorruptuar, besnik deri në vdekje i idealit të tij atdhetar dhe social-demokrat. Por dokumentari, u  bazua çuditërisht kryekëput tek tematika e libri të Austinit ‘’Shtegu i pashkelur i Fan Nolit: demokracia Shqiptare në vitet 1920 – 1924’’ me disa komente historianësh e gazetarësh dhe aspak, sikurse pretendohej nga reklama, në vlerat e gjithanshme madhore të Fan Nolit ‘’njeriut, politikanit, artistit, publicistit dhe klerikut’’!

Enigma e dokumentarit nisi e bitisi me paradokset e ‘’vulosura’’ prej ithtarit zogist antikomunist Blendi Fevziu, i cili me logjikën e emisioneve ‘’Opinion’’ ia nisi kronikës duke i mballosur veprimtarisë dhe vlerave fanoliane atentatin ndaj Zogut në vitin 1924! Dhe rrjedha logjike të çonte menjëherë tek ‘’puçi’’, revolucioni ‘’komunist’’ dhe  gabimet e Nolit. Për pasojë argumentohet kthimi triumfal i Zog- ‘’shpëtimtarit’’ dhe shtegu pa kthim në kurbet i Fan Nol-‘’mëkatarit’’. Për ‘’kompromis historik’’ serviret edhe ‘’mirëkuptimi atdhetar’’ mes Zogut e Nolit , ku i pari ‘’e fal’’ të dytin, madje i ofron ofiqe dhe bamirësinë financiare. Përballë Ahmet Zogut, veprimtarisë dhe vlerave të tij , sipas formatit botëkuptimor , optikës dhe dekorit të opinionistit Fevziu, vërtiteshin  edhe argumentet e historianëve P.Milo, N.Jorgaqi, J.Bejko madje edhe të studjuesit amerikan B.Fisher, që analizonin dhe rrekeshin të justifikonin gabimet e Fan Nolit dhe qeverisë së tij ?!

Pra  Blendi Fevziu bombardonte me predhat zogiste ndërsa historianët përpiqeshin të shfajësonin Fan Nolin për pasojat që ato shkaktuan?! Troç: burri i shtetit, realisti Ahmet Zogu me sejmenë, vriste e grabiste dhe shiste interesat kombëtare ‘’në mënyrë të ligjshme’’ , ndërsa ‘’aventurieri’’ romantik Fan Noli me shokë kritikohen përse e përmbysën me revolucion ‘’ të paligjshëm’’. (Ky standart i dyfishtë vlerësimi ‘’shkencor’’ serviret edhe në ditët e sotme, mjafton të kujtojmë revolucionet portokalli apo Pranverën Arabe , që sipas shijes etiketohen përparimtare apo reaksionare, të ligjshme apo të paligjshme! Apo  veprimi   me arkën e shtetit: Kur po mërgohej  Noli  thirri ne Vlorë  R.Ficon  dhe i tha: “Pranoni ju lutem Arkën e Shtetit dhe dorëzojani qeverisë që do të na zëvendësojë”,  ndërsa Naltmadhnia e Tij Zogu I  veproi ndryshe…)

Subjekti ‘’historikisht kuptimplotë ‘’ i dokumentarit nuk e justifikon përkujtimin e Fan Nolit kur  naltësohet madhështia e Zogut si ‘’viktima e pafajshme’’ e Revolucionit të Qershorit!             Mikpritësit, organizatorët e shfaqjes dhe investitori e bënë si duhet detyrën e tyre, e përhapën kudo lajmin, ofruan mikpritjen e duhur, shpenzuan mund e para por…nuk ia vlejti barra qeranë, as për vendin e kohën dhe as për mesazhin e vlerave që duheshin vlerësuar e nderuar.

Për mendimin tim do të qe më mirë të ishin përdorur paratë më me efektivitet, t’i besohej autorësia e dokumentarit një historiani, edhe për vlera, edhe për imazh më të paqmë.

Meqë u bë, u bë… por të paktën ta kishin shfaqur dokumentarin një herë tjetër, jo në këtë përvjetor të Nolit të Madh, por kur të kujtohej Ahmet Zogu dhe pasuesit e tij të kishin material të  kritikonin Revolucionin ‘’famëkeq’’ të Qershorit! Në këtë përvjetor të Fan Nolit,  Kolosit me vlera të gjithanshme të Kombit Shqiptar, meritonin të permendeshin shumë e më shumë merita, por jo duke u përqëndruar vetëm  tek dobësitë e tij si politikan!                                                         Po përse nuk u bë një dokumentar për të qenë? Përse edhe në këtë përvjetor Fan Noli nuk meritoi një përmendore, veprimtari madhore akademike dhe  nderim shtetëror  ku pasardhësve të tij  t’u jepej  ‘’Urdhëri  Nderi i Kombit’’? Përse edhe KOASH-i nuk i bëri nderimet që meritonte si themelues, me një meshë  të  kryesuar nga  vetë kreu, Fortlumturia Janullatos,  në  Katedralen e Tiranës-kryeqytet ?

Një nga këto ‘’përse?” enigmatike qe edhe dokumentari ”Shtegu i pashkelur i Nolit”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,625 hits

March 2015
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List