Njeriu përballë Botës / Nga Prof. Hyzri Salihu

 

Njeriu përballë Botës

 

 

Hyzri-Salihu

 Nga Prof. Hyzri Salihu

 

 

Kombi shqiptar ka lindur njeriun, dhe bota u mundua ta mbysë njeriun, zvarraniket po punojnë qe idenë e njeriut ta zhdukin por idea e shenjtë e njeriut do sundojë botën, shqiperia etnike do e mbrojë me pendë dhe gjak idenë. Bota do të ketë siguri atëherë kur zvarraniket nuk do munden ta ndjekin njeriun.

Edhe shumë e shumë i duhet njeriut që ta definojë, kuptimësojë e përmbajtësojë si duhet qenien e tij në njëmendësi .- Çdo njeri e posedon jetën psikike individuale, por njohja e tij dhe morali, raporti i tij është i kushtëzuar në mënyrë sociale . Pos kësaj, individi njerëzor paraqitet si anëtar i kolektivit të caktuar, anëtar i grupit, popullit, partisë, shtetit, rajonit, territorit, kombit etj etj raporteve shoqërore në tërësi, prej nga strukturon personalitetin dhe ndërgjegjen .

  • Por, Kombi shqipëtar duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut, e jo me idetë e zvarranikëve që pijnë gjakun e njeriut, andaj shërbimi pa kokë ka sjellë botën në gjendje të Inkuzicionit. Shqiperia bëhet kur kumunizmi dhe këlyshtë e saj largohen nga trojet shqipëtare.

Çdo njeri duhet të bëjë përpjekje, për të cilën ka energjinë e qenies njerëzore, për të avancuar ndërgjegjen në drejtim të parimeve universale njerëzore, humane: ta çmojë gjininë njerëzore dhe të pasurojë atë me veprimtarinë e vet, ta mundë mjerimin moral !

  • Njeriu shqipëtar është ai që ka zemër. shpirt, ideal kombetar dhe botëror në vijë Vertikale dhe Humane, zvarranikët e botës mos të abuzojnë me adoloshenta apo fëmije që s’dinë mirë me fol e me shkrue sepse është shkelje e të Drejtave të Njeriut, është krim .- Kot e kanë ata që tentojnë ta imitojnë njeriun sepse është jo logjike, kontradiktore qe pa njeri te imitojë njeriun,

 

Pra ndërgjegjia e obligon njeriun për sa njeriu e obligon ndërgjegjen; ndërgjegjia është përgjegjësi për të bërën që është bërë e që s’është bërë e që s’është dashur të bëhet dhe për të pabërën që është dashur të bëhet . Vetëm njeriu mund ta bëjë, e kupton njeriun .

 

Njeriu do të bëhet njeri, nëse e kupton se është njeri!

Njeriu do të bëhet njeri, nëse e don njeriun !

Njeriu do të bëhet njeri, nëse e kupton botën !

Njeriu do të bëhet njeri, nëse e beson Zotin !

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s