Jubileu i nje shkolle të madhe / Nga Bardhyl Selimi

s 1

Jubileu i nje shkolle të madhe

 

 

 

Bardhyl Selimi

Nga Bardhyl Selimi

28 mars 2015

 

 

Si sot, më 28 mars 1945, u hap e para shkollë e mesme ushtarake në Shqipëri, që mori emrin “Skëndërbej”. Të dyqind nxënësit e parë ishin ish partizanë të vegjël të sapo ardhur nga repartet ushtarake por edhe djelmosha nga anë të ndryshme të vendit. Me shpenzimet e plota nga shteti për mësim, veshje, ushqim dhe fjetje, të diplomuarit nga kjo shkollë kombëtare mund të vijonin paskëtaj studimet për t’u aftësuar në këmbësori, artileri, xhenjo, aviacion, marinë apo sektorë civilë, sigurisht më të përgatitur me jetën dhe rregullat ushtarake. Prandaj ish skëndërbegasit i gjejmë në kaq shumë sektorë jo vetëm të ushtrisë por edhe të jetës së vendit.

Shumë prej tyre vijuan studimet jashtë shtetit, ishin efektivët e parë të armëve speciale të këmbësorisë, zbulimit, aviacionit, marinës, xhenjos, ingjinierisë ushtarake, por edhe mjekë, mësues, diplomatë, politikanë, madje edhe klerikë.

Kur shkolla u mbyll më 1992, ajo kishte 1600 nxënës, të cilët kaluan në shkollat civile. Kjo ngjarje kujtohet ende me pikëllim nga disa, sadoqë atëkohë edhe kushtet politike dhe ekonomike të Shqipërisë ndryshuan rrënjesisht. Numri i ushtarëve u reduktua ndjeshëm, po ashtu konjukturat politike të jashtëme, pas përfundimit të “luftës së ftohtë” ishin krejt të tjera, edhe strategjia e luftës po ashtu. Sidoqoftë, modeli që shkolla “Skëndërbej” ofroi për 47 vjet ka qenë përgjithsisht pozitiv. Unë vetë jam i mendimit që vendi ynë, ndonëse i inkuadruar në NATO, ka nevojë ende për shkolla ushtarake të veta, përveç mundësive për specializime jashtë shtetit. Ende ndihet nevoja për të pasur jo vetëm një ushtri kombëtare të gatshme të drejtuar nga kuadro të zottë profesionalisht dhe me edukim patriotik.

Ashtu sikurse pritej, në takimin jubilar në mjediset e ish Shkollës së Bashkuar të Oficerave, tani Ministria e Mbrojtjes dhe Komanda e Doktrinave Ushtarake, u mblodhën disa qindra ish skëndërbegas, duke përfshirë edhe ata të vitit 1945. Madje për disa syresh që më vonë ishin shquar edhe në lami të ndryshme dhe doktoruar në mjeksi, ingjinieri etj nga Ministria e Mbrojtjes u dhanë “Medalje të Mirënjohjes”. Përshëndetën përfaqësues të Ministrisë, ish drejtorë të shkollës, poetë ish skëndërbegas. U shpërnda edhe një libër për historikun e shkollës.

Para koktejlit të ofruar nga sponsorë të jashtëm, ku spikati edhe emri i biznesmenit Safet Gjici, president i klubit futbollistik të Kukësit, ish skëndërbegasit pozuan kolektivisht dhe në grupe në sheshin e shkollës.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s