Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik “Rropatur pas diellit” të autorit Besnik Sula ( Poetët ngjasojnë me lulediellin?!.. / Nga Ton Zmali Poet, shkrimtar e studiues )

 

10322829_10205087878909319_4210543343359510412_n

Shtëpia Botuese “ADA” publikon Vëllimin Poetik “Rropatur pas diellit” të autorit Besnik Sula

Titulli : Rropatur pas diellit
Autori : Besnik Sula
besni_alus@hotmail.com
Mob. 00306955758471
Mob +355699341811
Redaktor: Ton Zmali
Botimi i parë, 2015
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit
Tirazhi 200 kopje
Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, mars 2015

 

 

Poetët ngjasojnë me lulediellin?!..

 

 

Ton Zmaili

Nga Ton Zmali
Poet, shkrimtar e studiues
Athinë 11/11/2014

 

   Duke gjurmuar e hulumtue në librin poetik të poetit Besnik Sula “Rropatur pas diellit” që në titull ka nji përqasie të përqafimit shpirtnor me magjitë universale të diellit. Në ngjitjen e këtyre shkallëve të shëndritshme poetike të këtij udhëtimi nuk e di pse vëmëndja më shkoi fluturimthi qysh nga lashtësia antike e deri në ditët tona ku geni i krijuesit në tansi e i poetëve në veçanti, me format, menyrat, stilet e përjetimet e tyne artistike janë referue gjithnji diellit shpresëdhanës e jetënxitës, si perëndi e hyjnive, dritëzues i ndriçimit e shkëlqimit unikal.
Poetët e kan krahasue krijimin me dritën, duke e vesh, çvesh e mvesh me atributet, bukurinë e fuqisë hyjnore të përëndive në natyrën e jetës së tyne.
Në anticitet dielli në rolin e perëndisë kërcënon Zeusin “Zotin e zotave” duke i ba presion e duke kërkue prej tij të ishte i drejtë me njerzit në të kundërt ai në shenjë proteste dhe akuze ndaj padrejtësive të botës së gjallë do të zbriste të ndriçonte nëntokën e ferrit, botën e të vdekurve.
Në eposin shqiptar të kreshnikëve dhe legjendat e tij dielli na shfaqet në kondradiksion me vetëveten “Fort po shëndrit e pak po nxe…”.
Gjeniu Fishta e krahason diellin me dijen që ndriçon mëndjet e përparimit njerëzor gjatë shekujve. Të pafundme janë shembujt e referencave ndaj diellit të tilla që na bindin se krijuesit në tansi e poetët në veçanti duket sikur nga natyra genetike dhe ekzistenciale ngjasojn me lulediellin…me magjinë natyrale të kësaj lulje që e ndjek diellin e shkon pas tij duke u rrotullue që nga lindja në mëgjes e deri në darkë në perëndimin e tij.
Kultivuesit e lulediellit prej trevave nga ku vjen autori i këtij libri thonë se luledielli gjatë natës vetërrotullohet nga përëndimi në lindje për ta pritë çdo mëngjes kundrejt lindjen e tij.
Çuditërisht koka e kësaj lulje në lulëzimin ka formën diellit…
Kështu si një farë lulediellit mbirë diku në pllajat e rrafshnaltat pjellore të dijes e kulturës,poezisë e artit na vjen poeti elbasanas Besnik Sula duke u ba pjesë e veçantë në udhët e pafundme,të rropatjeve, rraskapitjve pas shkëlqimit diellor…
Por ndryshe nga të tjerët Besniku i afrohet diellit të fjalës me stilin e tij original,me një formë të bukur poetike, tipike universale e unikale, të cilat mund ti sjellë vetëm arti i të shkruarit simbolizues e sidomos poezia si violin e parë e kësaj orkestre diellore e shpirtnore njëkohësisht.
Është për tu admirue fenomeni metaforik simbolizues i krahasimit që i bën autori poezisë me diellin duke transmetue e prekë copëzat e jetës së vet.
Nën rraskapitjet prej endacaku, tradhtuar nga egoizma kryeneçe…mes vrulleve të dinamizmit që solli tek brezi i tij liria e viteve nëntëdhjetë si alegori polifonike e shëmbjeve të mureve të dukshme e të padukshme brënda dhe jashtë nesh.
Koha kur zogjët shtegtarë braktisën dogmat e vjetra e të reja, për të cilat autori shpesh me humor ironik me bindje largpamsie thotë …
-Jam hoxhë i arratisur, pasi vetë ai u largue nga shkollat e dogmave fetare dhe preferoi dritën e lirisë, rraskapitjet bregnajve të vetëflijimit të përjetshëm në rrugën e vlerave të reja. Në këtë përmbledhje poetike duket sikur në çdo rrënjë, trung, gjethe,fletë, frut e farë mbijetojnë vargje dhe emblema intuitive të vetdilemave njerëzore…”Lamtumirë dogmë, e mirse të gjeta o diell, o diell i poezisë e i lirisë së andërrimit… jam kthyer përjetësisht në gjirin tënd…
Dashuria është vetë jeta me dhimbjet, hidhërimet e gëzimet e saj, ku të gjithë krijuesit e poetët gjujëzohen e marrin emucione, forcë e pasione universale.
Brënda kësaj fryme lëvizë edhe fjala poetike e Besnikut, me penteagramet e saja që ndërtojnë dhe formësojnë krijime të mbarsuna me bukuritë magjike të jetës, honeve dhe greminave të saj të pashmangshme.
Tematika e larmishme fryma simbolizuse,burimet e rrjedhat origjanale e spontane ku sundojnë lirika, erotika dhe pathoset e gjalla aktive të kërkimit dhe arratisjes intuitive që e afrojnë poezinë e këtij autori me misterjet e një hapsire pa adresë ku shfaqet e rishfaqet absurdi mbi hieroglifet dhe zjarret që djegin e shkrumojnë skelete e jetë njerëzore.
Dëshmia se “Vazhdoj rrugën si mbret vetmitarë”…
”Pamundësisht për të qenë i lirë/në arrati gjithmonë do të mbetem…”…”Duke shmangur njerëzit pa origjinë/ nga frika/ që pre e turmës mos bie…/
…Janë vargje të poetit që premtojnë cilësisht për frymën krejt të veçantë të konceptimeve e kandvështrimeve moderrne e postmoderrne të poezisë bashkëkohore.
Urime Besnik si një besnik i vërtetë i artit të fjalës që udhëton, kryelartë i rraskapitur e i rropatur pas diellit universal të vlerave.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s