Poezia e Remzi Bashës në gjuhën angleze / Nga Peter Tase

 

Poezia e Remzi Bashës në gjuhën angleze

 

 

PeterTase

Nga Peter Tase

 

Remzi Basha është njëri prej shkrimtarëve më të njohur në diasporën shqiptare që aktualisht jeton në Suedi. Me penën e tij poetike, Basha ka mundur të hedh në letër vargje të zjarrta patriotike për mëmëdheun, për trojet e Kosovës.  Basha ka shkruar disa libra më poezi dhe dy romane, ku tema kryesore është dashuria për atdheun dhe mallin që ndjen poeti për njerëzit dhe vendlindjen e vet.

Vëllimi me poezi  “Zjarri në duart e mia” i Remzi Bashës, botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në gjuhën angleze, është vlerësuar maksimalisht nga Michelle Watson Roscitt, shkrimtare dhe një grua me funksione të larta në sipërmarrje në Washington, D.C.  Michelle Roscitt ka botuar një sërë vëllimesh me poezi dhe për më shumë se gjashtëmbëdhjet vjet ka punuar si drejtuese e lartë në disa kompani të ndryshme në teknologjinë e informacionit dhe telekomunikacionit.  Ajo dëshiron të ndaj me publikun shqiptar, mendimet e saj për librin “Zjarri në duart e mia” të Remzi Bashës. “Oscar Wilde shkruante se “Patriotizmi nuk është diçka e përkohshme, shpërthim i tërbuar i emocjoneve, por dedikimi i qëndrueshëm dhe i qetë i një jete të tërë.”

 

RemziBasha-Anglisht

 

Lufta në Kosovë ka mbaruar më shumë se dhjet vjet më parë, por bota nuk duhet të harrojë asnjëherë dhunën e ushtruar ndaj shqiptarëve të asaj zone.  Bota duhet të kujtojë masakrat dhe torturat ndaj popullit shqiptar, në mënyrë që këto veprime djallëzore të mos përsëriten, dhe duke përkujtuar këtë luftë, ne do të nderojmë shqiptarët e shumtë patriotë, të cilët dhanë jetën e tyre për njerëzit e tyre, për traditat, besimet dhe pa dyshim për atdheun e tyre.  Shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës, janë detyruar të largohen nga vendi i tyre dhe të shpërngulen në trojet shqiptare dhe nëpër botë, por ata nuk e kanë humbur identitetin, kulturën, dhe solidaritetin për vendin e tyre. Ata janë masakruar por kurrë nuk janë mposhtur. Ashtu si populli polak, i cili është masakruar dhe dhunuar për shumë gjenerata, edhe ky komb nuk është mposhtur asnjëherë. Polakët u ngritën si një feniks nga hiri i luftës për të pretenduar trashëgiminë e tyre, vendin dhe atdheun. Këto janë gjithashtu ëndërra, e drejta e çdo shqiptari.

Sidoqoftë, në mes të kësaj dhimbje zemre, ka një dritë të jashtëzakonshme shprese dhe premtim që i është ofruar popullit shqiptar dhë gjithë botës, në formën e fjalëve të bukura dhe të fuqishme të këtij shkrimtarit shqiptar nga Kosova.  Megjithëse Basha jeton në nje ekzil politik të detyruar. Ai ka parë dhe përjetuar krime makabre. Ai ka krijuar një botë dëshirash me trupin e poezisë, e cila është aq e mprehtë dhe e gjallë sa dhe dashuria e parë, e paharuar. Poezia e tij shpreh, pasion të fuqishëm, patriotizëm, dashuri, dhimbje dhe trishtim për vendin e tij, për Kosovën dhe Shqipërinë.

Poezia e Bashës personifikon Kosovën e tij të dashur, si një ndjenjë e gjallë, ndoshta një a afërt shpirtërore edhe pse është shumë largë.  Lirika e e këtijkosovari të inspiruar të tërheq në botën e tij të mendimeve dhe emocioneve, aq sa edhe lexuesi i rëndomtë e ndjen patriotizmin e autorit. Në poezitë  e tij nuk ka urrejtje apo ahmarrje. Dashuria dhe pasioni për bashkëkombasit dhe Kosovën e tij janë të lexueshme dhe ndjehen në ç’do momente të dëlira dhe të pastra. Remzi Basha duhet të lexohet nga të gjithë ata që kanë dashur diçka dhe e kanë humbur, dhe nuk kërkojnë shpërblim, por ofrojnë një fener shprese për të ardhmen e njerëzimit më humanitar.” Patriotizmi i vërtetë, sipas Oscar Wilde, e urren padrejtësine në vendin e tij më shumë se në çdo vend tjetër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s