Engjëll I. Berisha

 

Engjell I Berisha

Engjëll I. Berisha

 

Mr. sc. bibl. Engjëll I. Berisha, është i lindur më 17 qershor 1962 në Korenicë të Gjakovës. Gjatë studimeve në Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë.  Vazhdoi studimet në postdiplomike në Universitetin e Zarës në Kroaci, ku mori titullin magjister i bibliotekarisë.

Boton në periodikun letrar prej viteve 1985 e më tutje. Me librin e parë del në vitin 1989 duke vazhduar pastaj edhe me disa përmbledhje poezish dhe shkrime tjera publicistike. Në vitin 1993 themeloi revistën letrare “Gazeta letrare” duke qenë dhe kryeredaktor i saj. Gati në të gjitha gazetat e botuara në Kosovë ka bashkëpunuar në faqet e kulturës, ndërsa gjatë viteve 1995-1999, ka punuar si gazetarë në të përditshmen “Bota sot” dhe të përjavshmen “ Eurozëri”. Në vitin 2000, fillon të punojë e ta drejtojë Bibliotekën Publike në Gjakovë, ku vazhdon edhe sot.

Është strukturë udhëheqëse në  Klubin letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.  Anëtar i PEN Qendrës në  Kosovë. Është anëtarë i “ International Writers And Artists Association” , Toledo, USA.

Shpërblimet:

–  Në vitin 1997 në takimet tradicionale të “Takimet e Gjeçovit” në Zym, fiton shpërblimin e vitit për poezinë më të mirë.

–  Në vitin 2002, fiton çmimin e Mitingut të poezisë me librin më të mirë të botuar në mes dy mitingjeve “Çati eshtrash”.

– Në dhjetor 2006 nga Art-Club,  Laç -Shqipëri, fiton  çmimin  letrar “Serembe”.  Përfshihet në antologjinë “I kujt je Atdhe” përpiluar nga Ali Podrimja.

 

 

11038698_369107179936098_2672412130155625091_n

World Poetry ,Yearbook 2013

 

Botohet në  World Poetry ,Yearbook 2013. Botohet në Poetas Del Moondo. – Themelon dhe është kryeredaktor  i gazetës për të zhdukur “27 prilli”.

– Prej vitit 2005-2009,  kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë.

 

Veprat  e autorit:

 

 

11081121_380696058777210_7668040399083166796_n

  1. Dita me hënë e me nuse” poezi “Buzuku”. Prishtinë, 1991.

 

 

11050775_380695932110556_284530150621138411_n

      2.“Avenytë e muzgut”, poezi, Agjencia e autorëve”. Prishtinë ,1994.

 

 

11011050_380696402110509_8649389728038901153_n

     3.“Diaspora shqiptare”, tregime “Pjetër Bogdani”, Has, 1993.

 

 

11080969_380696295443853_5248711446225747298_n

     4. “Gjarpëri në shishe”, poezi “Rozafa” , Prishtinë,2000.

 

 

11083893_380696492110500_4927991436327719281_n

    5.“Masakra e Mejës e Korenicës”, publicistikë, “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë

 

 

1525292_380696005443882_3590728476415295492_n

     6.“Çati eshtrash”, poezi, “Rozafa”. Prishtinë ,2003.

 

     7.“Kujtesë e dehur”, poezi “Rozafa”. Prishtinë,2003.

 

 

1509712_380696775443805_3348177884132817179_n

      8.“Dyert e qiellit”, rrëfenja-publicistikë, “Rozafa”. Prishtinë ,2005.

 

 

10649609_380696178777198_6256265998586891074_n

      9. Rikrijimi i librit”, përmbledhje të opusit. Klubi letrar “Gj. N. Kazazi”. Gjakovë 2006.

 

      10. “Roli edukativ i bibliotekave shkollore dhe publike në Kosovë”, Botues: Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, 2011.

 

 

11084282_380696155443867_8661307770946390229_n

    11.  “ Havv Much Times for an age” , – poezi të përkthyera në gjuhë angleze. Botoi “LULU”, USA, Përktheu Peter Tase.

 

 

10251930_380696458777170_2345857346311492764_n

     12. “Martirët e Korenicës”, Monografi. Botoi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi”. 2013,Gjakovë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s