Racionaliteti i Vesel Çelikut, koncept modern dramaturgjik. (Një vështrim kritik mbi dramën epike “Era e gjakut: Sulltanë Qafa” të Vesel Xhaferrit) / Nga: Fatmir Minguli

  Racionaliteti  i Vesel Çelikut, koncept modern dramaturgjik. (Një vështrim kritik mbi dramën epike “Era e gjakut: Sulltanë Qafa” të Vesel Xhaferrit)     Nga:  Fatmir Minguli   Të shkruash drama me subjekt shqiptar, sot duket si një çudi, kur … Continue reading

MBROJTJA E GJUHËS SHQIPE, DOMOSDOSHMËRI E KOHËS ( Shënime për librin “Urgjenca gjuhësore”, me autor Prof.Dr.Gjovalin Shkurtaj ) / Nga: Sejdo HARKA

MBROJTJA E GJUHËS SHQIPE, DOMOSDOSHMËRI   E KOHËS  (Shënime për librin “Urgjenca gjuhësore”, me autor Prof.Dr.Gjovalin Shkurtaj)                    Nga: Sejdo  HARKA     S.Harka, publicist e studiues-Tiranë   Akademiku  Gjovalin Shkurtaj,ky emër i njohur i letrave shqipe,është një nga mbrojtësit më … Continue reading

HYSË HASA, PËRURON TRE LIBRA PËR VENDLINDJEN, NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR… (Në rreth 700 faqe dhe ku flitet për 350 veta) / Nga: Prof. Murat Gecaj; publicist e studiues

HYSË HASA, PËRURON TRE LIBRA PËR VENDLINDJEN, NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR… (Në rreth 700  faqe dhe ku flitet për 350 veta)     Nga: Prof. Murat Gecaj          publicist e studiues     Autori Hysë Hasa, me librat e tij… … Continue reading

PAK PARA SHIUT / Tregim nga Ramiz Kuqi

ramiz kuqi

Tregim nga Ramiz Kuqi

 

 

PAK PARA SHIUT

 

Muzgu ka zbritur sonte më rëndom se netëve të tjera, apo ashtu i dukej Danit. Ai kishte marrë një ombrellë të grisur dhe përpiqej të ndalte pikat e imëta të shiut të ftohtë që të krijonte mbresën se nesër mund të binte borë mbi male.Ecte shumë i shkujdesur. Sikur të ishte futur në një det meditimesh, të largëta mbase.Më pas bëri një kthesë të shthurur dhe u fut në një kafiteri. Në skaj të saj s’kishte njeri. Koha e ftohtë që mbretëroi atë fillim tetori i kishte zbrazur tavolinat dhe kamarierët këmbëlehtë të vinin e të kërkonin porosinë e klientit të tyre. aq shumë të dëshiruar. Do pini kafe ?- iu drejtua kamerieri me buzë në gaz. Kur e kuptoi se Dani ishte humbur nëpër rrathët e viteve të ikura, kamerieri, me butësi e përsëriti kërkesën e tij.Aha , sikundër u kthjell ai. Po , po. Një kafe nes ma sjell. Jam duke e pritur një mik timin. Ndoshta e njeh edhe Ti. Ulemi zakonisht në këtë kthinë. Ai flokëbardhi që është tërë gaz. Krijon atmosferë në bisedë. Unë e dëgjoj me katër veshë. Pak nga miqtë e mi kanë mbetur.

-Faleminderit i tha kamerieri dhe u drejtua drejt shankut për t’i sjellë kafenë. Sa çel e mbyll sytë, në derën e kafiterisë, nxori kokën Agimi. Vështroi anash dhe u habit se si aty nuk dëgjohej asnjë zë,veç kamerierëve që duket se rrinin të heshtur. Ndonjëri nga ata me rrëmojcë pastronte dhëmbet. Eh , ja ku qenka strukur Dani !-tha me një belbëzim. Foli me veten. Bëri disa hapa dhe atje u ul. Dy miqtë e vjetër shtrënguan duart miqësisht. Si dikur…Eh dikur, dikur !

-Të zuri shiu në rrugë?- i tha. Unë erdha pak më herët. Atje , e shikon atë deriçkën e barnatores numër dhjetë? Si i futa brenda, e pashë në një skaj Dritën, atë dritën që dritë sjell në sytë e mi, sa herë kur e shoh. U zgjua nga karriga dhe ma bëri me dorë. Askush nuk është këtu, askush. Ty të kam ëndërruar mbrëmë. Si dikur kur erdhe , erdhe atje dhe në mbrëmje dolëm buzë Vardarit. Ti ma shrëngoje dorën e unë në fillim trembësha. Nuk të njihja. Mandej çdo gjë rodhi si e deshta unë e si e doje Ti.Po tani kanë ikur ato ditë të bukura. Stinët janë rrudhur si gjethet e pemëve në vjeshtë.Ti më mban të gjallë në jetë i tha Dani, Ti.

-Po pse unë? – i tha Drita që kishte nisur të dridhej si purteka në ujë. Edi se Ti ke mbetur pa të dashurën e jetës tënde. E kuptoj…sillesh tërë ditën vërdallë. Unë të përcjell shpesh përmes perdeve të zyrës sime dhe sa herë dua të më kthehesh, sa herë…Ti je drita e syve t. mi !- i tha ajo. Nëpër mollëzat e faqeve të saj rodhën lot.

-Mos qaj !- i tha Dani. Unë erdha të të shoh pak. Më ka rrëmbyer malli ! Duke e parë në sy, Drita u ngrit nga vendi, hapi derën mos po vinte ndokush dhe zbërtheu xhaketën e bardhë. Dani e pa me habi. Sytë iu bënë shkëndija zjarri. Ajo ia mori dorën dhe ia futi nën xhaketën e shkopsitur…dhe ashtu buzë më buzë… Jashtë binte shi dhe era përplaste sende të lehta, shishe të plastike dhe i derdhte nëpër udhë. Duke rrëfyer për Dritën, Dani sikur u zgjua nga një gjumë që donte ta vazhdonte deri në pambarim.

-Je mirë i tha miku i tij?-kur e pa syskuqur. Je mirë?
-Po , po ! Më mirë se sot nuk ishte asnjë ditë. Asnjë orë.
Pak para se të zbarkonte qielli me shi, Dani ishte futur në meditime !