Poezi nga Zamira Agalliu
Bibla e shpirtit tim
Tinguj pianoforte dëgjohen në oqeanin e ngrirë
Thyejnë ajzbergët tingujt e saj …
Melodia e shpirtit tim i bashkohet kuisjeve të pulëbardhave të egra…
Tinguj blu, tinguj që
thyejnë akullnajat e shkretëtirës Tokë !
Bien gjethet e heshtjes mbi çatinë e shpirtit tim…
Shtrëngoj fort çelsat e trishtimit
Shule të fortë kanë mbyllur shqisat e mia
Mos fol , mbylle gojën
bibla e shpirtit tim !!
Hena ka rënë në ujë , si një spirale ka ngulur sqepin në rërën e bregut të ëndrrës sime ..
E ruaj si relike hijen e saj që sa vjen e zmadhohet si pika e vajit në detin e shpirtit tim të lëngët që merr formën e paqes….
***
Të dua atdhe ,
megjithëse ,
valixhet s’mi ule një ditë përdhe …!!




























Leave a Reply