Poezi nga Hysen Grajçevci

hysen-kop

Shkëputur nga vëllimi poetik ” Shpresë e përlotur” 

SHPRESË E PËRLOTUR

U përkula të puth tokën

Rrënjën e farës sime atdhe

Në brazdat e ballit nënloke t’ i lexova vuajtjet

Në drithërimë buze mjerimin të vura re

Natës i shtrydhë errësirën moteve

Zhurmshëm pësherëtima dhembjen nxjerrë

Mbi tragjikën e hidhur ngrihen e bien fatet

Në shpresa të përlotura dita të ardhmen mbjell

Udhëkryqeve kemi përkundur djepat

Dielli bukën na e ka rreshkur në arë

Bab’loku me grusht fshinte djersën

Sot unë dua ta shijoj atë farë.

SEKRETI I LEZHËS

Ka një kohë që shtrydh misterin

Mbaj në vete një tundim

N’gur muranash në rrasa të gurit

Kërkoj çelësin për lexim

Në largësi motesh dëgjoj një zë

Një shkrepëtimë më prek kujtesën

Rreth më rreth  e sjell vështrimin

Në këtë qytet kërkoj enigmën

Si të shpalos dilemën time

Përmbi harkun e shigjetës

Si të ngjall heronjtë e Iliadës

Të na rrëfejnë për log t’betejes

A thua Lezha e mban sekretin

T’kohëve të hershme Ilirike

Mos është koha për dëshminë

E Trojës së lashtë pellazgjike

Janë ca gurë që flasin në heshtje

Një Kala lart mbi kodrinë

Është një varr që flet për kohën

Të gjitha s’bashku formojnë lavdinë.

SHPËRFAQJE

Vura vargun në pentagram

Në kangjela lexoj mjerimin

Dhimbë shpërthyese në dritën e Diellit

Këtë zymtësi nuk e mban dot Qielli

Në shtratin e Lirisë dergjet dhimbja

Loti djeg buzëqeshjen në bulëzim

Nuk është bryma

Hije e rëndë i çapitet njerëzimit

Këtu

Korba e qyqe mbjellin veç trishtim

Shpresë e damkosur skajmërisht e lënë pasdore

Shpërthe  në zgjim mbi rrasa guri

Shpërfaq krenarinë dhe ca relike

Të mbijetuara nga kohërat stërgjyshore.

SHPREHU

Shprehu

Më thuaj, ndaç edhe më shaj

Po aman të lutem

Mëri mos më mbaj

Nëse bëra faj pa dashje

Mos më flak

As mos m’u fsheh

Jam po ai për Ty

Po Ai që isha dhe dje

Tani hap petalet

Zemrën nxjerr në shesh

Të kuqes i nxjerr lëngun

Të ujis të ardhmen me shpresë.

SHQIPËRIA MBI TË GJITHA      

Po unë

Jam zgjuar

Ti ku je lum motra

E ti lum vëllau

Ku jemi

Për Ty për mua

Shqipëria derdh lot

Na thërret

E dëgjon

Zërin e ka dhimbje

Lotin det

Po ku jemi

Ku je oj Zanë

Për ty Fishta

Fjalë amanet m’pat lënë

Nga Sopoti në Janinë

N’mal të Tomorrit pelegrinë

N’Kaçanikun e Idriz Seferit

N’kullë t’bacës Isë një pushim

Në Vraninën e Mic Sokolit

Të shtrijmë dorën e besën e Zotit

Si në kohërat e burrave të motit

Për një Diell, për një Atdhe

SHQIPËRIA mbi të gjitha.

SI TA FSHIJ LOTIN NË QEPALLË

Simfoni e vargut tim

Vjen si vals i ngritur në valë

Në një gjemb të një dafine

Një bilbil lëgjëron me mall

Zëri i ëmbël në çerdhe të huaj

Eshtë i mekur bilbil

Përplot vaji

Kënga jote më bën të ndjehem

Si ta fshij lotin në qepallë.

Hysen Graqevci - 1

Autori: Hysen Grajçevci

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,239 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List