HYSË HASA, PËRURON TRE LIBRA PËR VENDLINDJEN,

NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR…

(Në rreth 700  faqe dhe ku flitet për 350 veta)

Nga: Prof. Murat Gecaj

         publicist e studiues

hys-1

Autori Hysë Hasa, me librat e tij…

1.

Tashmë, edhe kolegu e miku krijues, Hysë Xhemali Hasa, në sallën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytet, e ndien veten si në “shtëpinë” e tij. Jo në një rast, aty ai ka ftuar të afërm, kolegë, miq e dashamirë të shumtë, në gëzimet e përjatuara, kur ka përuruar libra të botuar. Vërtet gjatë jetës ai ka shërbyer ushtarak i lartë dhe nuk është marrë me shkrime e botime librash, por ndryshimi i vendbanimit dhe jeta në pension bënë që ai të ulet e të shkruajë parreshtur.

Në vitin 2006 ai u vendos familjarisht në Filadelfia të Amerikës, ku menjëherë u radhit me bashkatdhetarët e vetë, në Shoqatën emërmirë, “Bijtë e Shqipes”. Por jeta në emigracion bëri që ai t’u rikthehej kujtimeve të jetës, që nga vegjëlia e deri në ditët e sotme. Nuk trajtoi ai tema “të mëdha”, por e nisi nga më e afërta, pra nga ato, që kishte mbresa e njohje më të shumta, nga vendlindja. Gëzimi i parë i tij, në këtë fushë, ishte kur u botua libri “Vila, pjesë e krenarisë lumjane”, dy vjet pasi ishte larguar nga Atdheu.

hys-2

Duke ndjekur me vëmendje folësit…(Tiranë, 2 tetor 2016)

Pastaj mendja dhe dora e tij nuk rreshtën së shkruaari. Kështu, në vitin 2010  publikoi librin tjetër, “Midis emigrantëve shqiptarë, në Amerikë”. Kuptohet që këtu na bëri të njohur me punën e përpjekjet e bashkatdhetarëve tanë, në kontinentin e largët, në punë e veprimtari të ndryshme, për t’iu përshtatur sa më mirë jetës së re atje. I ngjashëm me atë libër ishte edhe “Nga Filadelfia, në Tiranë”, botuar në vitin 2011. Duke patur në qendër të vëmendjes jetën e kaluar në shërbimin ushtarak e ndjenjat e atdhettarizmit,në vazhdim, publikoi librat “Mes shokësh, në shërbim të Atdheut”(Tiranë, 2013) e “Kontribute  atdhetarie”(Tiranë, 2015). Po në atë vit, pa dritën e botimit libri tjetër, kushtuar traditave të çmuara të malësorëve të krahinës së vendlindjes, “Dritare kohe, në mençurinë kuksiane”.

Sigurisht, këto botime u mirëpritën, si nga bashkëkrahinasit e tij, nga emigrantët shqiptarë në Filadelfia të Amerikës dhe më gjerë. Përveç përurimeve të tyre, u shkrua edhe në shtyp e në Internet për vlerat e tyre: njohëse, letrare e atdhetare.

2.

Vitin e kaluar, bashkatdhetari ynë Hysë Hasa erdhi përsëri në Tiranë e shkoi në vendlindje. Gjatë asaj kohe, takoi e bisedoi me mjaft familjarë, kolegë, miq e dashamirë. Me vete kishte edhe një bllok shënimesh, ku si ajo bleta punëtore shënonte ngjarje, dukuri, emra, fakte reale etj. Mblodhi edhe fotografi të shumta. Përsëri, kur u kthye në vendbanimin e tij, përtej Atllantikut, me mendje e zemër ishte gjithnjë në vendlindje. Këto ndjenja ai vazhdoi t’i shhprehte në letër e në kompjuter. Kaluan ditë, javë e muaj, si pa u kuptuar…Tanimë, para këtij autori prodhimtar ndodheshin dorëshkrimet e tre librave të rinj faqeshumë. Që prandej, ai bashkëpunoi me redaktorë e shtëpi botuese në Tiranë, që frytet e punës së tij të dilnin sa më mirë në dritë.

Ja, përsëri Hysa u rikthye në Atdhe duarplot. Para pak ditësh, ai lëshoi “kushtrimin” që të mblidhte në një tubim tjetër: familjarë, kolegë, miq e dashamirë. Në këtë festë të gëzuar, ai do t’u paraqiste atyre librat e rinj: “Personalitete ushtarake lumjane”, “Lavdi në përjetësi” dhe “Vlera intelektuale kuksiane-I”. Dhe, së bashku, nuk kishin pak faqe, por rreth 700 dhe, në to, autori flet për 350 veta të krahinës së tij.

Siç është njoftuar këto ditë edhe në Internet, kopjet e para të këtyre librave, në prani të disa kolegëve e miqëve, ia dhuroi kryetarit të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar (OBVL), Gjeneralit në pension, Rrahman Parllaku.

hys-3

Pamje nga salla, ku u zhvillua veprimaria përuruese…

3.

Sot paradite, salla kryesore e Muzeut Historik Kombtar të kryeqytetit  ishte tejmbushur me të ftuar, në prurimin e këtyre librave me mjaft interes, jo vetëm për lexuesit e asaj krahine, por dhe më gjerë. Sepse përmes tyre lexuesi, duke përgjithësuar, kupton e njihet me ngjarje e figura të nderuara, që i ka çdo krahinë e Shqipërisë. Për t’u njohur më nga afër me vlerat kryesore të këtyre tre botimeve, kishin ardhur familjarë të autorit, intelektualë të fushave të ndyshme, ish-ushtarakë etj., si nga kryeqyteti, por dhe nga Durrësi, Kukësi, Mirdita etj.

Tubimin përurues e çeli dhe e moderoi, mësuesi veteran Bilbil Billa Pastaj, me radhë, për vlerat e shumanshme të këtyre tre librave të rinj,  të autorit Hysë Hasa, folën disa veta. Redaktori i librave, “Gjurmë personalitetesh ushtarake lumjane, nga Perandoria Osmane e deri në vitin 1944” dhe “Lavdi e përjetësi”, dr. Fejzulla Gjabri nënvizoi vlerat njohëse e dokumentare, të cilat i ka qëmtuar e na i ka dhën autori aty, me vërtetësi.

Pas fjalës së Neritan Kolgjinit, intelektual i fushës së medias e diplomacisë, në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve të rrethit Kukës, përshëndeti kryetarja e saj, Vera Istrefi. Pastaj foli koloneli në rezervë, Mark Marku, që këta libra i quajti “epos për lirinë e atdhedashurinë”. Me interes të veçantë u dëgjua përshëndetja e komitetit drejtues të Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes” (me kryetar Tajar Domin), në Filadelfia të Amerikës, të cilën e lexoi veprimtari i saj, Sami Zaimaj. Ndër të tjera, aty përshëndeteshin pjesëmarrësit në këtë përurim, gjenerali në pension dhe “Nderi i Kombit”, Rrahman Parllaku e gjenerali në pension, Kudusi Lame, si dhe tërë krijuesit kuksianë. Ndërsa librat e Hysë Hasës i çmonin si mesazhe të lirisë, atdhedashurisë e bashkimit kombëtar shqiptar.

hys-4

Ballinat e tre librave, që u përuruan sot, në Tiranë, me autor Hysë Hasën (Banues në Filadelfia-Amerikë)…

Në vazhdim, rreth librit “Lavdi dhe përjetësi” foli shkrimtari, redaktori e botuesi, Izet Duraku. Librin “Vlera intelektuale kuksiane-I”, Qazim Laçi e cilësoi “krijim për lavdinë e përjetësinë”. Me nota vlerësuese në shumë drejtime, i çmoi librat e këtij autori edhe intelektuali dr.Naim Tota. Ndërsa prof. Shefqet Hoxha-“Mësues i Popullit”, librat që u përuruan i quajti “enciklopedi njerëzore e krahinës së Kukësit”.

Siç është bërë praktikë e veprimtarive përuruse, në mbyllje foli autori i tre librave të rinj, Hysë Hasa. Ai i përshëndeti dhe i falënderoi përzemërisht, si folësit, por dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë tubim mbresëlënës. Po kështu, i përshdeti kolëgët e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në Filadrelfia të Amerikës, të cilat ndihmuan në botimin e këtyre librave. Pastaj, ai u shpreh: “E kam vlerësuar dhe do ta çmoj lart se, të shkruash  për vlerat njerëzore dhe intelektuale të krahinës tënde të vendlindjes, besoj që i bëjmë një shërbim ta madh pasurimit të historisë krahimore e asaj  kombëtare, gjë për të cilat brezat e ardhshëm do të jenë krenarë, me të parët e tyre. Me shumë sinqeritet shprehem para jush, se vërtet jam larg fizikish, por mendja e zemra ime rrahin në çdo kohë, ndërmjet jush”.

Duke u ndarë e përshendetur dhe uruar autorin e tre librave të përuruar, pjesëmarrësit bënë fotografi të përbashkëta, të cilat do të jenë një kujtim i paharruar për ta. Por, gjithashtu, shprehën besimin se, kolegu e miku ynë i përbashkët, Hysë Hasa nuk do të rreshtë së shkruari dhe përsëri do të na bashkojë, në tubime të tilla mbresëlënëse.

Tiranë, 2 tetor 2016

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,281 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List