Poezi nga Ramiz Kuqi

ramiz kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

 

JANË

 

Si ata
Të sojit të keq
I mblodhën të gjitha
S’di a do të ketë më
Ëndrra të bukura
Veç shi në vjeshtë !
Na ikën, një nga një
Pritjet
Për dashuri atdheu
S’ka mbetur asnjë fjalë
…Të gjitha u thanë !

 

 

NGA I NJËJTI LUM

 

S’di a derdhen te gjitha dallget
Burojne frymezimet e poeteve
Per nje zog mbi shelg
Qe grish henen ne mesnate
Flokegjaten e bukur qe buzeqesh
Per nje udhe malli ne cep atdheu
Nga i njejti lum…

 

 

E DI

 

Vetëm një fjalë
Dy udhë të panjohura
Një dritë
Që më hap udhë
Ta shoh qiellin
Yjet
Si shkëputen me dhimbje
Nga gjiu i flakës
Vetëm Ty nuk të njoha
Deri në fund
Si natën që vjen
Pa na pyetur fare
Nuk dua të shoh
Kur do ikësh për një varg
Që s’e deshe si unë
Vaj sa njerëz sa fytyra
Shkarravitur si zvarranikët
Nëpër pëllëmbë kohe !

 

 

NË ASNJË VARG

 

S’erdhe me një buzëqeshje
As lule vjollcë pranvere
Ecën nëpër një udhë pa krye
Në fund të fundit fjala
Ka zjarrin e vet nga brenda
Që secili e ndjen në vete
Përcëllimin hekurit flakë
Në asnjë varg
Me të njëjtin portret !

 

 

PA TITUL

 

Tkurrje
Fjalë e paakorduar
Nëpër teh kohe
Po zbresin netët
Pa dritë
Udhët e mia
Pa Emër ?!
Ç’ti them ditës nesër
Fëmijëve të fëmijëve të mi
Lakmi për FRON ?!

 

 

KA KOHË

 

Që nuk dilet nga kjo lëvozhgë
Ku krimbi bren pandalë lisin
E gjatë kjo udhë mes krimbash
Rëndë
Kur sharra ha hasur në gozhdë
Kohë për krimba pa ngjyra
Që hanë gjethet
E janë bërë si bimbaj
Mbi lëkurën e stinëve
Gunga
Që s’i heq
As me kosë bari
Ka kohë
Që jeta vallzon
Me tinguj të njëjtë
Që të fusin në gjumë
Edhe kur bubullon
Ti nuk e ndjen zhurmën
Që ka plasur timpan veshësh
Ka kohe
Që qielli (s’) ka më zogj !

 

 

Poezi nga Fejzi Murati

 

Fejzi murati - 1

Poezi nga Fejzi Murati

 

 

PUTHJE TË VJEDHURA

 

Të ndehej një buzëqeshja e pafajshme
kur tinëz të erdha
natën nën yje,
gjumi të lodronte nën qerpikë,
duke të dërguar mesazhe dashurie.

Vetëm hëna na shihte atë natë
dhe flladi që lodronte aq bukur,
T’u ula mbi shtrat,
të sodita
dhe lehtë-lehtë të dhashë një të puthur.

Çudi,
nuk u zgjove,
vec buzëqeshe
dhe duart zgjate të më përqafoje…
ndoshta në ëndërr ishe me mua,
ndoshta në ëndërr
një puthje kërkoje.
Nuk e di,
atë mesnatë,
puthjen ta vodha a ma vodhe?

 

 

GJATË NATËS

 

I numërova një nga një, yjtë,
deri sa sytë m’u lodhën e më lotuan…
mes tyre sytë e tu kërkoja,
por sytë tanë kurrkund s’u takuan!
I trishtuar prita agimin e ftohtë…
ndoshta ti kishe gjetur tjetër kostelacion.

 

 

KUR QESH TI
(Grejsit, sime mbese dhe të gjithë moshatareve të saj)

 

Kur qesh ti,
kristalohen burimet në pranverë,
kur qesh ti
ujvarat ngrenë stërkalat gjer në qiell,
kur qesh ti
lulet e gjithë globit, xheloze futen nënë hije,
kur qesh ti
bajamet veshin fustane të bardha nusërie,
kur qesh ti
pjeshkët ngjyrosin faqet në rozë magjike,
kur qesh ti
qielli mbushet me kaltërsi e rreze drite,
kur qesh ti
dielli merr dritë nga drita jote,
kur qesh ti
i shtohet lumturia kësaj bote!

 

 

LYPSARËT

 

I ndesh në çdo dhjetë metër në bulevard
me lutjen e përhershme:
“Me jep njëqind lekë zoti të falte…”
Dora e nxirë shtrihet përpara,
me lëkurë të zhubrosur,
me fytyrën e trishtuar,
gjithë kocka të dala.
Brenda syve u rëndojnë re trishtimi,
në shpirtin e vrarë
pikojnë lotë hidhërimi.

Bulevardi zjen nga boritë e makinave superluksoze,
brenda tyre gogësijnë neveritshëm, qeveritaret,
nginjur nga dreka super e bollshme
në hotele e motele me koketat e tyre bastarde,
shikojnë me neveri lypsarët.

Kryeqyteti im dridhet nën terror borish,
nën lutje lypsarësh,
nën dhunë politikanësh,
i jargosur nga kazinotë ku fshihen nepër netë mjeranët…
burra që vjedhin vetveten në lojrat e fatit…
Përjetësish me dorën shtrirë në rrugë
lypsarët…

 

 

FANTAZMA

 
M’u shfaqe si fantazmat e natës
në tragjeditë shekspiriane,
sikur dilje nga terri i mesjetës
për të më risjellë vuajtje dhe halle.

Ndoshta kërkon të korrigjosh ikjen tënde,
përtej detit,
për një grusht dollarë!
Mjerane,
ti s’di të dashurosh,
zemra jote,
veç zemra ka vrarë.

M’u shfaqe sërish
veç tepër e shëmtuar…
shëmtimi të kishte pushtuar
trupin,
gojën,
sytë,
por mbi të gjitha
atë që s’ndreqet kurrë:
të kishte shëmtuar dhe në shpirt!

 

 

Poezi nga Marjeta Shatro

Poezi nga Marjeta Shatro     Ndodh   Ndodh, që i kumtojmë njëri-tjetrit mendime të jashtëzakonshme, ndajmë hulumtime të pafundme kuptimesh. Për jetën, për vdekjen, për historinë, Për luftën, për ligësitë e shpirtit njerëzor, por edhe për shpalosjet e tij … Continue reading