Refleksion për ciklin “Një poezi me një gotë venë” të autores Fahrije Kllokoqi / Nga: Safet Hyseni

Refleksion për ciklin “Një poezi me një gotë venë” të autores Fahrije Kllokoqi.

 

safet hyseni

Nga:  Safet Hyseni

 

E shtrydhë gotën të më pikoj në buzë edhe pika e fundit. Është vonë. Shumë vonë apo shumë herët. Gjumi shpesh më le vetëm. Nata ende fle. Qetësia ka ra sa dhe gjethet duken se flenë. Vetëm një valë lumi më pickon si një zë i lehtë që del nga kitara. Ajo është pak tutje varë në mur. Më tej një libër. E hap. E shfletoj. Një jetë e tërë në vargje, vargje malli e dashurie. Përplot jetë. Nisë të lexoj. Është roman në vargje. Të merr me veti. Vargu ndjek vargun si ne valle. Fjala e bukur si lule mes gjethesh. E unë si ajo vala e lumit që kërkon të pushojë në det eci ndjenjave te vargjeve. E shtrydhë gotën por ajo më la vetëm. Më mirë do thithë vargun, ngushëlloj veten. Vargu i shkruar nga poetja e çiltër e shpirtit të bardhë Fahrije Kllokoqi në veprën e saj poetike “Hukamë shpirti”. Vargjet vallëzojnë si flutura të porsalindura në mëngjes qw lazdrohen aq gëzueshëm mbi valët e lumit dhe lulet e blerta përreth. Ndjeshëm të futet nëpër poret duke të përkundur me fjalë ninullash. Fjalë të ëmbla që ta zbukurojnë çastin e ta zbardhin shpirtin, të bëjnë zemër butë e të dashur, të përkundin nëpër ëndrra lozonjare, të përkëdhelin si era e lehtë e mëngjesit mbushur aromë lulesh e bari të njomë, të bëjnë të vëmendshëm ndaj ambientit. Ndjen kënaqësi sikur dëgjon cicërimën ë zogjve që të sillen rreth dritares me serenata dashurish… Ka shumë të thuash për vargun plotë shije, për fjalën e bukur, për ngjyrën joshëse, për figurat e pasura poetike… meriton të ndalesh, për metaforat e këndshme e të bukura. Ta lexosh e rilexosh, të mbyllësh sytë e ta përjetosh, të bashkudhëtosh e të lumturohesh. Të bënë t’i kërkosh jetës jetë, të dashurosh e të jesh i dashuruar, thjeshtë ta jetosh dashurinë. Ta duash dhimbjen, mallin dhe vuajtjen e saj. Ta ulësh në prehër, ta ushqesh cdo ditë, t’i japish zjarr zemre, bukuri e bardhësi shpirti.

 

fahrije

Fahrije Kllokoqi

 

Çiltërsia e autores së librit “Hukamë shpirti” vije e ulet në çdo fjalë e varg duke shpalosur shpirtin e saj, butwsin e bardhwsin. Padyshim që ajo i ka mundur komplekset dhe lehtë kalon edhe në vargun përplot erotizëm shpirti tw lehtë e romantik. Kësaj nate u ndala tek poezia;

“Si je sonte, zemër?”

Të gjithë poezinë e përshkon një dëshirë erotike përplot ndjenjë e dashuri. Çdo fjalë e zgjedhur i jep ngjyrë momentit, veprim ndjenjës, shkëlqim syrit, zjarr zemrës e kënaqësi shpirtit. “Hallet dhe dhembjet,/ Shtyji me bërryl/, gjetje e bukur për të çliruar çdo brengë me ilaçin e dashurisë prekjen dhe puthjen. Në jetë asnjëherë momenti nuk përsëritet, çasti i ikur humbet. Autorja më së miri na e shpjegon me vargun “Të jetojmë këto çaste, /Si të ishin fare të fundit….”. Nuk ka dashuri pa përkëdhelje, pa ledhatim. Bukuria e fjalës në varg i jep hijeshinë, kuptimin dhe vlerën poezisë. Figurat poetike si ajo me jep një bashkëtingëllore të alfabetit për të bërë duet zanoresh është një shpërthim çiltërsie i shpirtit poetik për të përjetuar kënaqësinë e dashurisë që vlon brenda zemrws, për respektin e ndjenjës së ndërsjellë. Padyshim që është një urat hyjnore. Përfundim më të bukur të poezisë vështirë se mund të gjesh: “Eja, zemër,
Ta djegim këtë natë, /Alpet t’i avullojë /Përvëlimi i gjatë!… /

 

Hukamë shpirti

 

Si je sonte, zemër?

Po nis vargjet,
Siç nis përherë
Rituali i “lojës” sonë,
Netëve të vona pa gjumë…
Të lutem, mos m’u anko
Për lodhjet e ditës,
Hallet dhe dhembjet,
Shtyji me bërryl,
Hidhi tutje, shkeli
Si bishtin e cigares…
Harro botën për pak,
Për asgjë mos vri mendjen,
Të jetojmë këto çaste,
Si të ishin fare të fundit….
Eja, zemër,
Përkëdhelmë,
Ndizmë si eshkën,
Përzjarrte këtë dashuri!…
Merri një bashkëtingëllore alfabetit,
Se na duhet pastaj,
Kur të bëjmë duet zanoresh
Të padëgjuara kurrë….
Eja, zemër,
Ta djegim këtë natë,
Alpet t’i avullojë
Përvëlimi i gjatë!…

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s