Poezi nga Seti Vladi

Seti Vladi

Poezi nga Seti Vladi

 

 

KOHA

 

Lehtë – lehtë, pa u ndjerë e tinzare
rrëshket koha, na merr përdore ,
Plugon fytyrave brazda mëkatare ,
këput gjethet e pemës rinore.

Tik – taku i saj me ritmin monoton ,
pas vetes çuditërisht na tërheq ngadalë,
asnjeri prej nesh atë s’e kupton ,
se lundra e jetës rrëshqet mbi valë.

Në heshtje me të baballarët largohen ,
nënat zbresin shkallët pa ndjerë ,
atëherë kur ora vjen , mendjet na zgjohen,
përplasim duart e vejmë poterë.

Vrapon koha me natën e ditën ,
me mrizet , acaret e shirat rrëke ,
nëpër shelgje në breg, lundra ka zënë pritën,
të marrë pasagjerët e rradhës nga ne.

 

Seti Vladi@… 27/9/2016

 

 

DHIMBJA

 

Dhimbja,
thellë në zemër ther
si plugu i parmendës
në tokën djerr.

Si prushi i vatrës
djeg e përvëlon,
shkëmbin NJERI
gërryen e thërmon.

Dhimbja ,
burim dhimbjesh ,
lotësh ,
psherëtimash ,
ndjesi poshtërimi ,
mal i ngarkuar
në trup e shpirt ngujuar.

Marrëzia e dhimbjes
oqean i tërbuar ,
stuhi dallgësh ,
godet me tërbim
muret e shpirtit… ,
bren papushim.

Sa e trishtë ,
sa e zymtë do të ishte ,
sikur jeta me dhimbje
të zgjatej e të zgjatej…!

Mos ,
mos krijoni dhimbje!
Dhimbja ,
kosit shpresën ,
vret dashurinë.
Mos!

 

Seti Vladi

 

 

DO TË VIJ

 

Do të vesh për ty fusanin e kuq
me mëndafshin e mallit ,
do t’i zbukuroj flokët e mi të gjatë
me zymbyla fushe ,
do të vej mbi kokë kurorë me luledeleje,
drejt teje do fluturoj mbi mjegulla
në agimin e vjeshtës së artë

Do të zbres në gjirin tënd të ngrohtë, Shqipëri,
të dehem me aromën tënde ,
ti je për mua ,
ndjenja më e bukur e absolutes dashuri!

 

Seti Vladi@… 29/9/2016

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s