Cikël poetik nga Agim Desku

 

Agim Desku

Cikël poetik nga  Agim Desku

 

 

Ç῾FJALË E KRISUR

 

Me jetën

E për jetën

U fjalosa për fjalën

Në cilën heshtje dhemb

A cilën zhdukje e ka plagë.

 

Shtrejtë e pagova zhdukjen e fjalës

Njëmijë vjet ferr eksprimentesh

Në eproveta minjësh më diagnozuan

Gjak i prishur shqipesh,ç῾fjalë e krisur.

30 Shtator 2016

 

 

 

MOS IK POET

 

Mos ik për vetëm  një jetë

Njëqind jetët e yjeve të takojnë

Rri me njeriun e tokës dhe ngrite në qiell

Atje ku edhe ti rri si meteor.

 

Nëse rëbelohet bota një ditë

Ti na duhesh si dielli për jetën

 

Ëndrrës mos ia vërë veshin

Edhe kur toka nuk të takon

E dijmë ku je.

 

Hero i lutjeve titanikiane

Të zgjohen ëndrrat e fjetura.

 

Mos më bën të të kërkoj ngado që iku

A nëse zhdukem e di edhe ti ku jam

Në vargun tënd poet aty ku jeta më ngjallët.

 

 

Ma beko ëndrrën

 

Dymijë vjet dritë

Larg nga dielli mbetëm

Me ëndrrën flisnim të lirë

Eh,pa liri.

 

Dymijë vjet ju falëm tokës e diellit

Zotin kurrë nuk e takuam shqip

Edhe atëherë kur vdisja për të

Dhe tokën time të shejtë.

 

Edhe sa vjet mbetëmi ëndërr lutjesh

Për tokën e ndarë dhe të vrarë.

 

Sot në dymijë vjetorin e jetës me ty o Zot

Ma beko ëndrrën për tokë e diell të lirë.

 

 

Nëse fal buzëqeshje

 

Nëse fal buzëqeshje

Diellin falë e ke.

 

Më falë fjalën e bukur

Nëse e do takimin e yjeve.

 

Më falë ëndrrën e agimit

Nëse e do fluturimin e pëllumbave të lirë.

 

Më falë diçka nga jeta e bukur

Ta ruaj si relikt kujtimesh.

 

Më falë të bëhëm lutja e së dieles

Nëse do mbetesh uratë e hyjnive.

 

Më falë edhe diçka nga toka dhe zemra

Në dysh e ndarë.

Nëse do mbetemi shërim i sëcilës dhembje.

 

 

Dritë t῾u beftë fjala

 

Dritë e kam mendue jetën

Kur fjalës i besoja me shumë se vetës

Nuk e mendoja dritën pa diellin që ngoh

Me mijëra vjet dritë të barbartë për tërë njerëzimin.

 

Fjalë burrash e kam mendue emrin e njeriut

Ç῾farë flet me hyjnitë a me vet yjet

Kurrë dritës ëndrrën nuk ia vret.

 

Dritën e kam mendue e sjell njeriu

Me fjalët e bukura si qiriu

Buzëqeshjen e dija që ia merr hënës.

 

Njeriun e kam mendue dritë e rritë

Fjalën e merr nga vet përenditë

Tek ne e sjell pasi si grurin ta hedh.

 

Kurrë nuk e kam mendue se Lorken e ekzekutojnë

Me fjalët me të poshëtra të botës pastaj i dhënë plumba

Vrasjet njeriu i paska krijua qysh legjendave të piktogrameve.

 

Dritë tu bëftë emir yt i fjalës

Kur diellin e sjell mbi ne

Dhe lotët e shiun i ndalon mbi re.

 

 

SYTË E DIELLIT

 

Flasin dritë

Falin jetë

Në këngë kthejnë.

 

Sytë që kurrë nuk zhduken

Asnjë furtunë nuk i ndalon

Të të shikojnë drejt dritës.

 

Sytë e diellit

Ngjajnë në sytë mi

Nuk kanë lotë

As dhembje

As plagë shpirti.

 

Kanë buzëqeshjen e hënës

Ruajnë ëndrrën e Penelopës

Besojnë në fjalën e pathënë.

 

Kurrë nuk mallkojnë jetën

As nuk janë të vetmuar

Kanë dashuri hyjnore

Nuk ka vdekje që i mund.

 

 

VDEKJEN NUK MA MORI FJALA

 

Fjalën peng ia fala atdheut

Njëmijë vjet për t῾u ringjallë përsëri

Kryq i lirë.

 

Sot vdekjen e mëkateve as fjala nuk e shpeton

Nëse gurët nuk flasin si dikur me gjuhën e zanave.

 

Po të më kthejnë prap në kryq të lirë

Atëherë unë e atdheu kurrë s῾do të jemi të huaj

As djall i mallkuar Evrope

As ëndërr e lirë e jetës.

 

Ndoshta kthehemi në banorë të udhës Via Engantia

Kur harta ime vizatohej me mijëra kilometra ozoni

Asnjë pasaportë udhëtimi nuk më kërkohej në kufijtë e shtetit tim.

 

Për sa vjet do të mbetëmi kryq i gozhduar shpirti

As fjala nuk do të na merr vdekjen e lirë.

 

 

Fishtjane

(Rapsodit Tahir Seferit, Shkup)

 

Mos hyfsha në shekullin e Ri

Pa edhe një Fishtë vargu

Mos i dridhësh telat e çiftelisë

As ti o këngëtar i Shqipnisë

Pa Lahutën e Malcisë.

 

 

MEDALJONI

 

Në ëndrra ndava një jetë

Nga jeta hyjnore që ti fale

Ta qaj a të qeshi është fati ynë.

 

Medaljoni e paguam me jetën

Me dritën e diellit kur u ngrohem

Atdheun kurrë nuk e humbem

As atëherë kur të dytë mbetem pengë ferri.

 

Merre Medaljonin e jetës

E kam rujtur në sëcilën fjalë të bukur

Me gjethe trëndafili e mbështolla

Të ka hije Tanagra me shumë se Mona Lizës.

 

Ps.Tanagra,një hyjëri pellazge,ka folë shqip16 shekuj para Krishti

 

 

Balada e murosjes

 

ç῾fat u lidh me emrin e shejtë

Toka ka orët që ngritin ozonit

Rozafati pret një gji nëne

Të ushqehet atdheu i shqipeve.

 

Të shërohem unë dhe plagët e mia.

 

Secilat shqipe sonte kanë fatin e murosjes

Edhe nusja me vellon e natës së parë

Ç῾fat a dhmbje ndahet me vet jetën e luleve.

 

Cila dhembje sot ndahet në dysh atdheu

Edhe kështu të ndarë e të sharë

Ç῾faj kanë sytë e mbetur në etje shiu

Për cilën flakë dielli edhe këta u flijuan.

 

A bëhet fjalë sot për baladat e murosjes

Kush muros jetën e njeriut dhe merr mëkatin e tij

O Zot çfat ka bota kur mbushet e zbrazet gota veq helm.

 

Përse sot njeriu muros njeriun e tij

Cilët shëmbim muret Kalasë se Rozafatit

Kush e pranon murosjen si himn të vdekjes për atdhe te lirë.

 

A ka edhe një tjetër veq zanave të malit

Kur atdheun e ruajnë si sytë e ballit

 

 

GABIM

 

Gabim nëse falë oktapodet

Jetës çfarë i thurin

As djajët nuk dijnë thurje çmendurie

Kanë oktapodet.

 

Gabim heshtjes nëse i përulemi

Nuk dijmë vrasin apo çjerren si yje.

 

Gabim të zhduken kujtimet e jetës

Dhembjet të kthehen prap në plagë shpirti.

 

Gabim nëse dielli vërbon sytë e Penelopes

Të shqipeve të mia suliote të mbytura detit Jon.

 

Gabim nëse Zotin e shajmë me fjalët e pashpirtve

Me ëndrrën e lirisë se atdheut lutuni të takohemi një ditë.

 

Edhe nëse do të jetë kohë djajësh luftoni për fatin e lirë

Toka kurrë më nuk do të ndahet në asnjë cep dhembjesh.

 

Vetëm atëherë kur askush nuk do të zhduket nga drita e diellit

Sepse kam frikë nëse Zoti na vërbon që atdheun e kemi lenë të ndarë

Me shekujt që na prangosen .

 

Pse shpirtin nuk mund ta kemi të lirë.

 

 

OKTAPODËT

 

Rrënjët i kanë shndërrue në kufoma djajësh

Mundohen ta vërbojnë diellin tim të lirë

E duan njeriun të mbetet fytyrë ëndrre.

 

Sa herë jemi takue me oktapodet

Me role dhe fytyra gjithëfare

Sa herë toka mori epidemi të pashëruara.

 

Dielli dhe jeta janë në luftë me oktapodet

Toka është vërbue në sytë e hyjnive.

 

Cili njeri vdes ta shpetoj botën nga oktapodet

Apo lufta nuk mbaron pa u hapur dritarja e ferrit të vet jetës.

 

Ndoshta mbetëm unë peng i Purgatorit të Dantes

Që dielli të falë ngrohtësi të lirë drite.

 

Oktapodet le të mbeten lufta ime për lirinë e fatit tim

Në një atdhe të lirë si vet fjala e Zotit.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s