Poezi nga Alida Kasmi

 

alida

Poezi nga Alida Kasmi

 

 

ZEMRA NUK  PYET

 

Që e vogël kisha dëgjuar shumë për dashurinë,

disa më thonin është ndjenja më e bukur që ekziston ,

të tjerë më thonin ruaju prej saj, do vuash nëse gabon.

Dëgjoja kaq shumë dhe dashuria mu kthye në frikë,

gjithmonë thoja me vete nuk do dashuroj dhe  pikë.

Por ja që ajo erdhi papritur dhe keq më goditi,

desh u çmenda, nuk më sillte në vete as psikologu, as prifti.

Truri  pësoi  goditje krejtësisht u çakërdua,

juve nuk ju pyeti zemra ,por nuk më pyeti as mua.

 

 

VOTO  NJERINË

 

Kur voton një hajdut të ngjitet në pushtet,

sigurisht që do mendojë  për të mbushur xhepin e vet.

Fajtorë për këtë zgjedhje është vota e njerëzisë

që nuk votojnë njeriun ,por stemën e partisë.

Mos u zini gjithnjë për ngjyrat e partive,

por votoni të aftët për të mirën e fëmijëve.

Nëse doni të ecni përpara votoni njerinë,

atë, që  ju kupton hallet dhe varfërinë .

Vetëm kush ka kaluar vështirësi në jetë,

e din se ç’është e mira për popullin e vetë

 

 

KJO ËSHTË JETA

 

Jeta më dha lumturi dhe herë-herë mendoja

se fluturoja në qiell.

Herë të tjera më përplaste në brigjet e dhimbjes dhe nuk

shikoja as diell.

Lumturia dhe dhimbja si motra binjake gjithmonë

më qëndrojnë pranë.

Jeta nuk është gjithnjë si një det i qetë, shpesh ka dhe

të fuqishmet dallgë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s