Poezi nga Donikë Rrethaj

donike 11

Poezi nga Donikë Rrethaj

 

 

T’AMLA E T’IDHTA.

 

Kur ndjeva rrahjet e tandes zemër mbrena meje..
bota ndali rrotullimin,
bota eme,
ishe ti.

E rrahjet e temes zemer shpejtun hapin,
e humben mbrena teje,
brishtsi e dashtun,
i pafaj.

Çdo sekond e minute ,ore,jave e muj…
per mu ishte anderr ,
e prekun,
veç anderr n’ikje.

Frut dashnije,
i lindun mes t’mijave puthje,
e ikun me fjalt e mija ,
qi t’thoshin : mos ki frige.

Jeta mi dha nji shport,
kta andrra ,tujat e t’mijat,
t’bame nji,
pa e dite ndamjen .

E unë? Pa mujt me zgjedhe ..
t’lashe me ike,
me fjalt e mija qi t’ndiqnin mrapa..
e lotet qi tu bane shtroje.

Kujtimet sot i kam t’amla e t’idhta,
lindje e deke,
ardhje e ikje,
fillim e nji fund i tmerrum.

Lamtumiren ta dhashe tuj mu dridhe buza,
e syte e mi kerkonin ikje,
bashke me ty,
pa e dite se kshtu ishte vendose.

Nji ligj i panatyrshem,
ku mbrena nji Nane mbet,
boshllek i pambushun,
me asnji lloj dashnije.

Ndjej rrahjet e tandes zemer,
ala mbrena meje,
e trupi em asht gjethe qi bjen avash-avash,
n’ta kujtime qi sot ma shume t’idhta.

 

 

PREKJE ANDRRE

 

Duart e tua ndalin frymen teme,
per nji moment jam nji pus ndjenjash qi hesht,
me e shijue at moment.
Prekjet…

E tane bota n’dalet,
shuhet para syve t’mi,
ti tane boten teme mbush,
n’andrra.

Bukurine m’ndihmon me e shfaqe,
pa pase frike se nji dite iku,
tuj lane nji hije qi zhduket nen kambet tuja,
temen hije.

Sonde jam jotja,
kam kene…
e do tjem,
fluturojme qiejt,
pa nji bote .

Prekme,me duej si dikur..
jam grue,
anderr,
me u dasht pa nji fund,
mes nesh.

Ti shpalos nji bote para kambve t’mija,
e heshtjes teme i ban monument,
e din se une t’du n’heshtje,
e here t’jera kur m’prek,
” ME PREKJE ANDRRE”

 

 

MALL ( IKJE)

 

A e ndien eren e nadjes qi t’prek aq bute?
e sillet n’tandin trup tuj zbulue kufinjt?!
e ndjek hapin tand si hije.?
pa rrugkthim.

E nig’jon brimen e qiellit qi rreh mbi ty ?
e çader bahet mbi mendimet?!
qi shkruhen n’muret qi shemben?
para teje me krisme ” MALLI”

Kryeneçsia jeme ti tronditi themelet,
e dridhjet plasariten zemren,
e bane qi shpirti? …
endet pa paqe.

A e sheh nji yll qi bjen?
n’netet ku koha ndal vitet?
e melodija e asaj nate asht e shurdht,
per te dy.?!

Zhurmen e dallgve t’detit a e njeh?!
o ske provue asnji dridhje zemret,?
e thjesht je i panjohun i çdo ndjenje?!
i ndryshem nga une..!

Lules i ke vjedhe eren, at butsi gjethesh qi..
e prek ,?
e padasht prekja jote i shkatrron bukurine?
o ti ket don?
veç nji t’bukur anderr me e dasht n’ikje?!

Ja ke postue fjalet heshtjes , qi ka me ti mshehe?
diku…………..
pa t’drejt kthimi,
e kur kthimi jot ka me shkrue rrugt n’nji lapidar kujtimesh,
une ?
Kam me heshte e kam me t’fol n’tana gjuht,
a e din ça?

ik…ik….ti vetem ik me eren e nadjes.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s