Poezi nga Sadbere Gagica-Spahija

 

sadbere

Poezi nga Sadbere Gagica-Spahija

 

 

JE LULJA IME

 

Në kopshtin ngjyra jete të dashurisë sime
Rreze dielli në shkëlqim për sytë e mi
Shpirtëzuar jam në fjalën tënde deri në fund
Po m’u trete një natë shpirti dhemb
Do të marr udhë brigjeve të lumenjve
Për t’u shndërruar në shelg të butë
Të të grish për një puthje puthje vargu
Sa është çmendur dita sot pa Ty !

 

 

VJESHTË

 

Nata vjen e heshtur mes vargjesh
Unë flas me fjalën në rreshta pa pkë
E presje…loti im bëhet ujëvarë detesh
Në kështjellën e dashurisë kam futur ëndrrat
Dhe hahem në veten e parë sonte kam zjarrmi
Ti do ikësh një ditë fjordeve larg ..e unë
Do bredh udhëve duke kërkuar portretin tënd
Erdhe si muzë në mesnatë kur isha e humbur
Me krahehapur ta hapa portën e shpirtit ubëra
Strehezë malli lundër në shtratin e stinës
Vjeshtë…muzgu ka rënë në bjeshkë erëra
fryjnë
Verë do pi sonte miqtë e mi poet mike të
dashura
Do ta mbështjellë veten me pelerinën e një
nate
Dhe sytë e një shqiponje që rrinte trazuar mbi
qiellin tim
Sonte …do pi verë..do dehem deri në mesnatë
T’i shoh si vallëzojnë yjet në sofrën time kupa
plot
Dashurinë nuk e mbolla unë..erdhi si fllad
pranvere
E vjeshta më tremb..dimër a sërish aromë
pranvere
Këngë nga fjordet e largëta?

 

 

KALORËS ËNDRRASH

 
Kur bie në gjumë
I ndiej hapat e tu kalorës
Në jelë mban një flamur
Dhe një trëndafil të kuq
Qeshem duke vrapuar
Pas një vargu te lirë
Kalorësh ëndrrash
Mbi sytë e mi!

 

 

SA LARG SA AFËR

 

Çdo ditë i mas hapat e mi në asfalt
E njëjta udhë i njëjti shteg
Të njëjat janë edhe shkallët
Që ka nisur krimbi t’i hajë
E Unë asjëhërë s’i mata njësoj
Ndoshta hapat i bëra shkujdesur
Vetëm Ty o mall
T’i kam matur të gjitha dallgët
Edhe kur shiu më zë në udhë
Ti je me mua
Ma mban ombrellën mbi kokë
E mi ruan flokët e shprishura nga era
Që rrallë i kreh
Çdo gjë më duket monotone sot
Vetëm Ti dhe Dielli
Fytyrën ma ledhatoni
Ma bushni shpirti me energji diellore
Ta kapërcej detin me një hap
Sa larg sa afër do jetë një ditë
Unë me fletore në dorë
Ti me laps magjik
E do shtrihem si fëmijë
Në strehëzën tënde
E bukura e shtrenjta poezi!

 

 

KAM ËNDËRRUAR

 

Një dashuri romantike
Dorë për dore mes zogjve
Dallgëve të detit trazuar
Nuk e di e kam gjetur
Këtë zjarr shpirti të pashuar !
Kam ëndërruar…

 

 

NJË NATË E FTOHTË

 

Vjeshtës po i bien gjethet nëpër trotuara
Me dhembje vështroj qiellin kupë me shi
Stinë e gjatë e vitit iku në pakthim
Në duart e mia të buta ka ikur ylberi
Veshur me këmishë të shkopsitur
Të pafunda janë fjalët vargjet
Deri në nëntor sa do me merr malli
T’i puth udhët e vendlidjes.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s