Unë në takim me Bukovskin / Nga: Fatbardha Sulaj

 

 Unë në takim me Bukovskin

 

 

fatbardha sulaj 1

Nga: Fatbardha Sulaj

 

Nuk di, si do ta quante Bukovski zemrën e bërë mbi linkun që flet për të, madje nuk di se si ai do e quante faceboo-kun..

Do kishte shumë Linda Lee, që do ti dërgonin ftesa, që do ti shkruanin dedikime  dashurie, dhe pse jo do ti mbushnin mesazherinë me foto gjysëm nudo e më keq..

Ndoshta s’ do ta duronte këtë lloj realiteti kibernetik, as Lindën s’ do ta braktiste për qindra Linda të zhveshura…

Ndoshta i dehur do qeshte me zemrën e bërë, por vetëm i dehur do mund të ndërtonte një botë RAMI..

Dhe e di pse,  sepse kjo është një botë që të skllavëron, pa e ditur  dhe padashur, e  në vend të shihte këmbët joshëse të Lindës do shihte mijëra këmbë të modeleve, që enden rrjeteve sociale..

Diku dhe do ta tradhëtonte Lindën dhe veten…

S’ e di pse më grish ideja e bohemisë së tij, s’ e di si mund të ishte, por  di që është marrëzi të mendosh se si do mendonte Bukovski tani..

Ndoshta do dehej dhe do shkruante poezi super erotike të një lloji tjeter…

Koha është kështu, çdo epokë të skllavëron në mënyrën e saj…

Dhe ti vazhdo të shihesh në pasqyrë,  je apo s’ je si Bukovski, ke apo nuk ke një Linda Lee që do të ishte limani yt..

Por ç’ të them, ti dhe të dehurën se ke si Bukovski, ndoshta kur pinte ishte me Zen ,ti kur dehesh nuk mban mend në takove Çiljetën apo Norën…

Mos u lodh, nuk bën dot atë që ka bërë Bukovski. Ti mund të joshësh njëmijë e një femra të ngjashme, ose jo me Linda Lee, por bota jote mbetet shumë e vogël, aq  sa  universi e shpërfill  mënyrën, se si ti do, ndërsa ai…

…oh, sot jam në takim me Bukovskin.

 

…@fatbardha sulaj

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s