Poezi nga Zamira Agalliu

14045599_635198543309818_6179577920490555934_n

Poezi nga Zamira Agalliu

 

 

Një gllënjkë pendim

 

U ula sonte me kujtimet
Folëm gjatë në gjuhën e vjetër
Për kohët e thyera ndër vegime
Mes tonë një copëz e bardhë letër.

Unë kërkoja veç një çelës
që Ai e mbante i lënduar
Ti shihja sytë e verbër të fatit
Dhe qortimin e lotit të shpenguar

E shkelëm mbi kohën e krisur
Të Dy ashtu si një hutim
I ngritëm gotat e shpirtit
Rrëkëllyem nga një gllënjkë pendim.

 

a@z

 

 

Pasioni

 

Dashuria ime i dashur ,
është atje mbi re,
është një tingull pianoje,
që ti s’e sheh…
ne rrijmë kaq bukur
të tre …!


a@z

 

 

Tetor i paqtë

 
Tetor i paqtë
shkel mbi gjethe të kuqërremta,
të mëndafshta,
që luten të mos i zhvendosin
fshesat, lopatat.
Pema kërkon një zë,
që të thërrasë,
kërkon shpëtimin.

“O njerëz ,
toka dhe dielli
e bëjnë vetë riciklimin…
mos e harro kurrë
Unë jam Natyrë”


a@z

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s