Poezi nga Marjeta Shatro

marjeta-1

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Ndodh

 

Ndodh,

që i kumtojmë njëri-tjetrit

mendime të jashtëzakonshme,

ndajmë hulumtime të pafundme kuptimesh.

Për jetën, për vdekjen, për historinë,

Për luftën, për ligësitë e shpirtit njerëzor, por edhe për shpalosjet e tij të mahnitshme.

Gjuhë rrjedhëse, fjalë e pashtershme,

Vargje të mrekullueshme ndajmë midis nesh.

Krijimi, proces me shpërfaqje magjike.

 

 

Qenësi

 

Njeriu është një ngatërresë e madhe.

Brenda tij fshihen galeri të nëndheshme me kthesa të errëta,

ku enden mendime të pathëna, liqene të padukshme,

lotë të paderdhur, vullkane në shpërthim,

lëndina të qeta, ku mendja bredh e lirë

shkëmbinj të thepisur ku përplasen dallgë ndërgjegje,

lumenj harrese, që marrin me vete gjithçka:

dhimbjet njerëzore,  brerjet e pendesës dhe lumturitë…

 

 

Ritual

 

Ne endemi në shkretëtirë,

në male të zhveshura,

mes turmash besimtare,

mes ushtrish ngadhënjyese,

shoqërojmë mbretër të veshur me ar

kërkojmë Kryqin e Vërtetë,

arsyen e gjërave

ndjekim rrjedhën e pandjekshme të historisë.

i biem kryq e tërthor botës së mendimeve,

nuk lodhemi kurrë!

 

 

Shpesh

 

Ndodh shpesh,

arsyeja shpërfill ndjenjën,

por edhe ndjenja i kundërvihet arsyes.

Imitojnë klepsidrën.

Çdo prezencë në vendin e vet

Mjafton që të jetë në rrjedhë,

të përshkojë honet e gremisura të shpirtit

Mjafton që arsyeja të shihet në pasqyrën-ndjenjë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s