Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

mirvete mehmeti

Poezi nga Mirvete Mehmeti

 

 

KOT MUNDOHESH

 

Fryj moj erë dredhake,

mos u fsheh pas lisave thatak

nëse s’të shoh

e njoh mërinë tënde

Mos harro

se gurë i fort jam

Ti vjen nga diku

dhe kot mundohesh

të fshihesh  si tinëzare

hapu ballas

Në ardhsh nga veriu

do të të shkrihen akujt,

në çofsh nga jugu

do të të ngrihen huqet

mëria jote plaste me ty

toka ime lindë vetëm diell

 

 

LOTËT

 

Kjo shtëpi

prej mërgimtareje

nuk ishte e imja andërr

tani shterrmi sytë

Lotët

as për pika uji

për zogjët shtegëtarë

mos mbetshin!

 

 

NË PARMAKËT E SAJ

 

Përnjëherë erdhi një vapë

në parmakët e saj

fjalën e vet ka zënë peng

këmbëkryq

si në odën e babës

mori ushqime

deri në ëmbëlsirë

e nga sallata

që kishte bëre e perzi vet

u dogj si bari

 

 

KU MBETI

 

Kam qeshë sot me ata/o

në vend se të lotoj

s’di, pse më erdhi ashtu

e dija

s’e gëzimi dhe hidhërimi

vëllezër jan

por s’e kuptova

dhe s’i pyeta

ku mbeti motra e tyre dashurija?!!!

 

 

ZINXHIRI MASHTRUES

 

A thua

gjithmonë duhet të jet

fat i zërit heshtja

kur zemra pëlcet

kufijt

po më përtypin

pa mëshirë

me ty

po flas o jetë

shkopi yt

shumë dhimbje më dha

tani,tani po të lutem

m’i zgjidh këmbët

nga ky zingjir mashtrues kurbeti

të eci lirshëm

në rrugët e vendit t’im

edhe po të jetë

i fundit herë!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s