Letër babait… / Tregim nga Melaize Gropa

Letër babait…

 

 

melazie Gropa

Tregim nga Melaize Gropa

 

 

Kjo është letër , një nga ato letra që shkruhen për të mos u lexuar, nga ato letrat ku  loti merr rolin e bojës e shpirti atë të fletës. Është një nga ato letrat që mbartin me vete dhimbje,  mallëngjim e mirënjohje njëkohesisht. Po e nis me disa pika loti se fjalët nuk dalin prej buzëve. Jam vetëm në  sallonin e boshatisur përballë karrikes tënde. E di që ti më kupton edhe po nuk fola, më ndjen lotin. Ti baba e di kuptimin e secilës pikë të tij. Të kam kërkuar ndihmë dhe tinuk je kursyer asnjeherë. Bisedat që merrnin jetë kujtimeve më jepnin zgjidhjen. Më kanë dhënë forcë e kurajë.Atëherë  bisedat mes nesh kishin tjetër ngjyrĕ, atë të gëzimit, të këshillave në mënyrën e duhur, ndërsa sot kanë ngjyrë gri, atĕ të mallit që dhemb. Koha hedh çdo ditë pluhur mbi to e unë çdo ditë e më shumë kujdesem ti pastroj. Tani që boja prej loti mori rrugën pa ndal mbi faqet e mia ti e kupton Baba, shpirti im të falenderon për gjithçka ke bërë për mua, për sakrificat dhe mundimin. Loti mbi buzë shkruan se ka shumë dëshirë të të puth duart e rreshkura e të ashpra prej punës. Tani e ndiej peshën e rrudhave të tua që shtohedhin përditë, tani e ndiej dhe sforcon që kishe për të na treguar një fytyrë te qeshur, ku mbas të cilës fshihje lodhjen dhe mundimin e ditëve me halle. Më së shumti ndiej peshën e detyrimit për të të bër krenar,  që ti të ndiesh i qetë aty ku tashmë je. Ti e di që fjalët për të të falenderuar dhe dëshira për të të përqafuar eshtë bërë mal, ndaj afrohesh e mi ndal lotët ashu si di ti. Ma fshin  bojën mbi fytyrën time si për të me thënë:-

“Bijë jam pranë teje dhe e di mesazhin e  lotëve të tu”

E unë e mbylla letrën brenda shpirtit dhe me sytë nga fotografia jote rri e heshtur. E ndiej përqafimin tënd të ngrohtë edhe pse imazhi yt është pas xhamit të ftohte të fotos. Ke vite që mungon, por vetëm fizikisht. Ti je i gjallë në çdo kujtim e lot timin Baba!

One thought on “Letër babait… / Tregim nga Melaize Gropa

  1. Shkruaj, sepse ndjenjat e mia ngjyrosen me jete perballe letres dhe lapsit. Shkruaj, sepse mund te shpreh ate qe me mundon apo gezon pa pasur “friken” e syve qe mund te me shohin shtrember. Shkruaj sepse me pelqen te lundroj ne detin e kujtimeve dhe ne hapesiren pafund te lumturise. Shkruaj sepse me pelqen.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s