Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

Mendime pa lidhje në pikë të mëngjesit

Në Shqipëri
dhe vetë shpresa e di
që kot shpreson
megjithatë një gotë mëngjesi plot shpresë e pi.

Dje,
qëndisja me fllosh, shpresë e fantazi përparsen e kopshtit për tim bir
sot tek dera e kopshtit përdore me tim bir përcollëm bijën e tij
unë gëlltita lotin.

Në vëndin tim
ku shpresa shpreson e frikur
e drojtur,
ku ti fsheh fëmijët?
barku im si nxë më
dhe dashuria ime sa qielli sa bota
s’mjafton për ti mbrojtur.

Në Shqipëri
vetë shpresa e di,
që kot shpreson,
megjithatë vjen mëngjesi
dhe një gotë plot shpresë e pi.

***

Sa do të doja, që si ky qiell i kaltër të ishin shpresat!
Sa do të doja, që zemra të më kishte më pak hije
e më tepër dritë!
Sa do të doja,
që nga brigjet e vendit tim, në këtë çast të niseshin në pakthim anije me plehra!
Ah, Zot sa do të doja…,
por Zot të lutem më ruaj atë cepin e zemrës,
ku ruaj dashuritë!

***

Teksa shoh sa ëmbël,
gjethja gjethes ia përcjell pikën e vesës,
brenda meje kumbon sinfoni malli për agime vjeshtore,
që nuk përsëriten më,
per agimet,
kur zgjohesha e mbështjellë me dashurinë e mëmës&atit.

Teksa shoh gjethet
si shkëlejnë nën rrezet e diellit vjeshtor
dhe brenda meje jehon nje sinfoni malli
mendoj se rrugëtimeve fituam kallo e lëkurë të ashpër
e humbëm aftësinë e të lexuarit të gjesteve e sendeve.

Nuk më lipset mëshirë
as shami për të fshirë lotë
Thjesht në këtë çast shpirti është bërë poroz
thith ajër të diele
rreze dielli vjeshtore
e nektar jete
e shkruan këto vargje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,190 hits

October 2016
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List