Vetëm dy fjalë : MBI KRIJIMTARINE E POETIT EDMOND SHALLVARI / Nga: Ndue Hila

Edmond_Shallvari

Vetëm dy fjalë :

MBI KRIJIMTARINE E POETIT EDMOND SHALLVARI

 

Nga:  Ndue Hila

 

Kam dëshirën e madhe të shoh një analizë kritike të mirëfilltë nga “dora shqiptare” e cila është “mpirë” e po jep sintoma snobizmi kohët e fundit ndaj bashkëkombasve të talentuar që kanë lulëzuar në shtetet e huaja e që bota , modestisht, krenohet me artin e bijëve të Shqipërisë. Marr shkas nga deklarimi i dy intelektualëve të Shqipërisë (s’po e fëlliq shkrimin tim me emrat e tyre) se : “emigrantët s’dinë të shkruajnë poezi” dhe se “s’ditkan të hanë as akulloren” Mjafton të them se bota e kulturës, përkulet me respekt mbi krijimtarinë mahnitëse artistike të poetit të madh Gëzim Hajdari e sa të tjerëve si Edmond Shallvari, Çlirim Muça, pa përmendur listen pa fund…

Desha të konkretizoj përgjigjen time duke evidentuar pjesërisht vetëm rastin e talentit Edmond Shallvari, që jeton e krijon në shtetin fqinj Grek. Krijimtaria enorme e poetit dhe shkrimtarit Edmond Shallvari, e vendosur posaçërisht në një kryqëzim kohë-hapësinor, është një provë arsyetimi e gjykimi që vë në krizë, aty ku është shëmtuar, filozofinë humane… Psikologjia dhe personaliteti i këtij autori, kanë vënë në mes forcërisht veprën artistike, për të demostruar raportin me botën e madhe, me kohen, me shoqërinë dhe natyrën, me synimin e një objektivi nëpërmjet të rikrijimit të një koshience fisnikëruese. Autoreflektimi i poetit, e kalon autobiografizmin… ai e kerkon identifikimin e tij, në shoqërinë e madhe të botës, në perceptimin ekzistencial të kohës, në ekzaminimin dhe analizën që i bën asaj. Poeti urren mungesën e zërit… e pa hezitim, merr përsipër rolin vital të kushtrimit, pa tambure e flamuj, pa estetika speciale, duke ekzaminuar menjëherë pikat e dhimbjes njerëzore nën sipërfaqen artificiale sugjestionuese… Në fluksin linguistik të poetit, dallojmë një art fjale të rrallë, art direkt mund të themi, një strukturalizëm të rinovuar formë-përmbajtje, që ja nënshtron analizës filozofike. Edhe e shumë përdorura mitologji, në mekanizmin e analogjive na jep esencialisht dhe menjëherë (tek lexuesi), ndjenjen, mendimin dhe dijen poetike në guston dhe sensin aktual. S’është thjesht’ imagjinaria, gjurmët e memorjes apo historia që përbëjnë eksponencën rebeluese në veprat e Edmond Shallvarit… Eshtë trupi i një bote, që me domosdo, duhet t’i nënshtrohet proçesit të evoluimit në çdo skaj të saj, në kohën përkatëse… dhe e gjitha kjo, nën një qiell, nën kupolën e ndergjegjes njerëzore. Kështu… zëri i poetit s’e njeh tonin e butë… Nga shtrati i dashurisë, deri te hyjnitë, ai është “ai” që vepron, që pëson, që reagon e s’perkulet para asnjë force e s’lejon që poezia t’i bëhet “hija e tij” apo “transparencë indirekte moderniste” Poezia e Edmond Shallvarit, është konkretisht UNI i të gjithëve, i përditëshëm e i përjetëshëm, Uni i denjë i çdo beteje që lufton për ekzistencën dinjitoze e të vetëdijshme, Uni i qytetarit.Shqiperia duhet ta çmojë sot këtë vlerë të sajen.

 

Nuhila, Milano

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s