Poezi nga Luljeta Gjosha PASHOLLARI

 

poezi-nga-luli-rrugeve-te-greqis-1

Poezi nga Luljeta  Gjosha  PASHOLLARI

 

 

 KAFE ME MIKEN TIME

 

Një kafe piva me miken time,

Te diga buzë liqenit në agim.

Kur me të do të ndahesha

I thash me lot e me trishtim:

 

E dashur, jeta mu bë e vështirë,

Këtu në vendin tim mezi po rri,

Gjendja ekonomike më detyron

Të marr rrugën për në mërgim.

 

Më shkoi rinia, më shkoi kot,

Shumë u mundova t’i jap drejtim.

Thonë se kurbeti është i rendë,

Por po i kthej krahët vendit tim…

 

Këtu nuk e gjeta dot lumturinë,

Dhe do kërkoj një jetë më të mirë

Se këtu shumë s’kanë bukë të hanë

Kurse disa hanë me lugë te florinjtë.

 

Këtu në parlament bëjnë llogje,

E kriza ka mbuluar anë e mbanë

Kur populli merr buke me listë,

Politikanët e kthyen vendin kasapanë.

 

Shajnë e pështyjnë njeri-tjetrin

Për ligjet që s’u vijnë për mbarë.

Në detyrohemi të ikim jashtë,

Për të ardhmen e fëmijëve tanë…

 

 

 

RRUGËVE TË GREQISË

 

Një dritë jeshile kërkova në horizont,

Por shpresa s’po dukej në qiellin blu,

U enda rrugëve të Greqisë për punë,

Pasi në vendin tim s’ka punë askund…

 

Kisha lexuar në historinë e lashtësisë,

Në shkollën time atje poshtë në jug,

Gjeta shfrytëzimin e njeriut pa mëshirë,

mes Athinës, ku në punë krahu më vunë.

 

Sa te pa fat jemi, o bashkadhetarët e mi,

Pse do emigroja, larg shtëpisë në Greqi,

Dhe këtu të sfilitesha e vuaja aq shume,

Kur askush nga ne, me djerse s’bën prokopi…

 

Te sheshi Omonia më ftuan për një kafe,

Bisedova gjatë e padashje dikush u mërzit,

Fliste për Shqipërinë, gjoja Amerikë e dytë.

E unë e sqaroja, se e kishte shumë gabim…

 

Në Shqipëri, gjarprin s’e kanë kapur nga koka,

Po nga bishti, e na mbytën me borxhe, o miku im,

E stërnipat tanë të shlyejnë borxhet nga bota,

E të mos ngrenë kokën gjithë jetën në mjerim…

 

 

PSE S’ E MBAJTE FJALËN

 

Pse heshte kaq gjatë pse, këtë dua ta di?!…

Pse s’mbajte fjalën për ëndrrat që thurëm bashkë?!

Pse horizonti s’ka të njejtin shkelqim si kur ishe ti?!

Pse më mundon kaq shumë ky zjarr që kam në gji?!

 

Ne një ditë na ndanë nga kurban bajrami,

ah ai…kurban bajrami na u kthye në zi,

Ishte viti 1995 kur u mbulove me dhe’ të zi,

Çdo vit bënim kurbane, s’mendova se do ishe ti.

 

Vitet ikin, kalojne radhazi një nga nji,

e ti vazhdon heshtur rri, nën dheun e rëndë!

Të lutem mbaj fjalën, thyeje këtë monotoni!…

Tani e gjithë pesha mbi supet e mija ka renë…

 

Atëherë isha e re dhe jetes i bëra sfidë,

Po tani jam e lodhur e fuqia më ka ikur,

Mungesën tënde ndjej në çdo hap të dytë,

e paqe kërkoj, të mbaj shpirtin pa u fikur.

 

Përvjetorët tanë njeri- tjetrin pasojnë ,

E unë s’dua ta besoj, se ti nuk egziston.

Shkoj te vendi takimit të dashuris sonë,

Dhe aty pres, gjersa zemrat të bashkojmë…

 

 

 

O PRINDËR Ç’PASURI MË KENI LENË?

 

Ua shoh shkëlqimin në çdo fjalë,

Mbaj mend, ju prindër na porositnit,

kur na këshillonit si vajzë e djalë:

Mos e bëni veten t’u zënë për fyti!…

 

Mos i jepni hua një të pandershmi,

Na thoshte shpesh babai im i mirë,

Se përfundoni me grushte, pasi qeshni,

Dhe fytyra ju bëhet pis e nxirë…

 

Mos jepni me dorë ta kërkoni më këmbë,

Më thoshte shpesh nëna nikoqire…

Mos e paragjyko në shoqëri dikënd,

Se quajtura miqësi prishet prej tyre…

 

Ndoshta tjetri mund të jetë më i fisëm se ti,

Analizoje pastaj dënoje me fjalë vreri,

Mos lakmo të mirën që mund të ketë ai,

Në derën tënde s’troket as turpi as tmerri…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s