DUELE NË KAPEDANATË
-Fragment –
Nga: Mitro Qeparoi
Si patën arritur në kumbarësi Pilani me kryekaçakun Qirjako?
Ja. Vite më parë kur edhe Pilani ishte kaçak në çetën e Qirjakos, nëpër shtigje të paudha e limere shpellash, miqësia e tyre ua hapi zemrat. Pilani iu rrëfye, që dashuronte Sofinë që ne kemi në fjalë. Kështu ndërhyri Kaçak Qirjakua me shpirt prej bamirësi të vërtetë, pasi edhe plaçkën e vjedhur, e ndante nëpër fukarenj, që të pajisnin me prikë bijat e porsa fejuara.
Kështu nuk vonoi dhe ëndrra e Pilanit iu bë realitet. Pra kryekusari kurorëzoi kusarin. Bekimin që Pilani mori në kishë, e rruajti si hajmali të fshehur në zemër dhe sikur u zbut ca, madje u betua se nuk do vidhte më. Kështu hoqi dorë nga hordhia e Qirjako-kumbarit, por varfëria e degdisi në ishull për punë. Vetëm poturet dhe xhoken e zezë prej cubi Pilani nuk i hoqi gjithë jetën. Pooor Pilani kujton gjithmonë edhe se si ish miku i tij Qirjakua u futi në çitjane grave diku, macen dhe e rrihte me shkop, pwr llahtarw. I pëlqenin pak këto prapësi sa qeshte me vete. Pooor këto ligësi në shpirtin e tij u rritën deri në vrasje, si ajo që planifikonte tani!
Tani, në se nuni ishte vërtet jaran i së shoqes, nuk dihej, por thashethemet kishin filluar të kutërbonin fshatin si njw kërmë e pa gjetur ende. Sytë e Pilanit nuk e kishin parë, por ky veshët i bëri sy dhe mania e hakmarjes, iu bë si një kruarje e padurueshme, pa le të binte edhe mbi grua kjo hakmarrje, duke dhunuar çdo zakon. Dhe nuk i kishte treguar kujt, se edhe Maria grua e të vëllait të madh oficerit Jorgji Stefani, i kishte fërshëllyer në vesh dashakeqas për të shoqen , që e priste në fshat si çdo grua emigranti. Thonë se Maria e urrente, pasi Sofia qe më e bukur dhe kur vinte në Korfuz, e ftonin si çift për dreka e darka.
Kjo fërshëllimë vorbulle do të rrëmbente dikë, sepse dihet, që jo të gjitha grave të emigrantëve u “bie era hudhër”. Ajo gjemi e shkretë për në ishull, nuk mbarte vetëm “punë kërkuesa”, por edhe thashetheme. Dhe kjo thshethemnajë, u ngrit më në fund si giotinë për të prerë një kokë. Kështu Pilani qe nisur i handakosur për në fshat me det.
Kpiteni i gjemisë “Riviera” tani, duke matur me sy dallgët në Kanalin e Korfuzit përpara bashit, i kujtoi fjlaët që Pilani i pati thënë dy vjet më parë: – Kapetan, m’u pështir vesi i ujkut,- më the. Hë, më the:- Asnjë herë nuk zhvatëm ndonjë që ta kishte mallin të tepërt-. më the, Ç’më the më, more i uruar? Hë:- Qirjakua nuk do të më lëshojë, se me ka mik dhe në dyfek shënjëtar në qime.- Ç’më the më, o djalë? Hë, më the ato fjalë brilante, që dalin vetëm nga mendje të moçmi. Hajde lulja e djalit! Po të kisha një vajzë more, do të të bëja dhëndër, se je lulja e djelmërisë.
Por ky lulja e djemurisë tani nëpër fshatra që nuk la shpellë pa e kërkuar Qirjko Kapasin, kot sa humbiste ditët. I u tret edhe durimi, si sheqeri. Kështu që vendosi ta shfryjë dufin mbi gruan e atij. Ama kështu, kapiteni i sa e sa detostuhive, nuk do ta quante më “Lulja e djemërisë”.
* * *
Dhe më në fund iu shfaq volia e mezipritur. Në qemerin e udhës së kpedan Spirogjikës, u mbështet për muri, që të provohet, në se do dukej nga gratë në kthim nga kroi, që do ia behnin tek qoshi i rrugicës bucelangrakuara. Doli shpejt, që ndonjë kalimtar të mos qeshte me të. Sa të ktheheshin ato, nisi të çapej ecejake si patrullë, por pa i hequr sytë nga qoshi ku do të shfaqeshin njëra nuse e tjetra beqare, të ngarkuara me ujë mali.
Dhe më në fund, ja tek i pa me një drithërimë. Me ngjyrat e ndezura të veshjeve të tyre ndër sy, ai kërceu tinëz për nën qemer, sipas planit të mëparshëm, për të realizuar krimin. U mbështet njësh me murin prej guri të harkut. Ato gjithë çuçuritje, me sytë përdhe e me buzëqeshje të përmbajtura nga vështrimet e burrave tek rrapi në Qafë, i përpiu hija e qemerit gjithmonë drejt shtëpive të tyre. Si ta dinin se atje brenda një gjarpër i madh i priste gojëhapur?
Paulina e sojme, e shkujdesur dhe krenare, me gjoksin e kërcyer nga të dy kuadratet e tërkuzës së shtërnguar, po ecte ballëlart, sikur bucelën ta kishte bosh. Ndërsa vajza shami kuqe dhe me toje e xhufka në opingat e blera në pazarin e Janinës, mbante dorën në gojë, si të ndalonte qeshjet e vazhdueshme. E fisme edhe ajo, bijë jetime, e la në bark kapedan Gjikë Thanasi i vrarë në Karadak në vitin 1852.
Teksa po afroheshin afratot e trimit, tek qoshku, ai po ia sodiste për një hop gjoksi të kërcyer si ftonj nga shtërngimi; jo për epsh, por se… do ta shohim më poshtë. Kish vendosur të hakmerrej…sado që kanuni nuk lejonte një burrë të ndeshej me një grua. Ai nuk e peshoi saktë, që do njollosej me një turp të ri, po t’ia arrinte qëllimit djallëzor me një mini fuqi të pabarabartë.
Dhe ja, me kërcim kaprolli, burri i lig i edukuar për së prapthi nga kusaritë, u dha përpara Paulinës, që po kafshonte fëmijërisht qimet e xhufkës së tërkuzës, si për herë të fundit në jetë…
{Mitro@m.o.
Vijon…




























Leave a Reply