Psikopati / Tregim nga Teuta Sadiku

 

teuta Sadiku

Tregim nga Teuta Sadiku

 

 

Psikopati

 

Që nuk ishim  mirë ne njerëzit dhe koha ku jetonim, nuk diskutohej Ajo që diskutohej ishte se kush do ta bënte hapin e parë për të shpëtuar prej  ,psikopatisë që po përhapej me shpejtësi si epidemi.Ishim  zënë rob  të psikopatisë dhe nuk dihej  kur dhe kush do të na shpëtonte

Ai u zhduk ca kohë dhe askush nuk dinte ku ishte  dhe  a ishte gjallë të paktën. E jëma e tij një grua rreth të gjashtëdhjetave topolake, e thinjur , por dukej që duhet të kishte qenë shumë simpatike në rininë e saj,nuk para dilte më në lagje.Ngrihej herët, fshinte shpejt e shpejt avllinë, zbraste  plehrat e mbyllej brënda.Pazaret ia bënte e bija, e martuar  me dy fëmijë që punonte rrobaqepëse tre rrugë më lart ,poshtë rrugës qendrore.Shpresa një grua e qetë rreth të dyzetave , kopjo i jati, nuk i ndihej zëri njësh si e jëma.Linte pazaret tek dera e së jëmës e përshëndeste dhe largohej.Të tjerat i bisedonin në telefon.Fajtore bënte të jëmën për largimin e të jatit nga shtëpia.Askush nuk dinte të vërtetën.

Ishte pothuajse mesnatë,kur u dëgjua një përplasje e fortë.Zoti Thanas u ngrit i shqetësuar ,pasi një tull teke i ndan  shtëpitë nga njera tjetra.Kohët e fundit askush nuk fle i qetë,ca kreditë bankare që i mbyllën bankat me Capital Kontroll, ca refugjatët që kalojnë kufijtë e duan të ikin drejt vendeve të ftohta,ca fashistët që smbahen…,mendonte   gjithë frikë  dhe doli në oborr.Kishte të drejtë.Shtëpia ngjitur me të , e rënë në qetësi kaq kohë,filloi prapë avazin.E mori me mend,se ç bëhej.Ishte kthyer përsëri ai,psikopati siç e quante lagjia .

-Dreq o punë, po tani,o Thanas, si i bëhet halli,i foli Keti, komshija përballë me një triko hedhur krahëve mbi këmishën e natës ,sapo pa që zoti Thanasi doli në oborr  me pixhama.

-E solli kokën më në fund, thamë se shpëtuam por s`është e thënë, të mbyllë i qetë sytë njeriu.

Përtaaaaaaf,u dëgjua një xhamari që ra mbi dysheme.Siluetat e tyre u drodhën në errësirë  dhe u mblodhën një grusht .

-Futuni brënda ,se doli përjashta,u dëgjua zëri i Jorgjisë që nga ballkoni i katit të dytë.

-Ua tregoj unë qefin të gjithëve,maskarenj, edepsëza, bërtiste dhe me një cop xham nga xhamaria  e thyer filloi të gërvishte makinat që ishin parkuar para derës së tij.Ju jeni fajtorë për gjendjen,ju na katandisët kështu.

Ishte djali i Vitos,një  tridhjetepesëvjeçar,një maturant  i shkëlqyer ,por nuk iu dha e drejta e studimit,për çështje shëndetësore.Flokët i kishin rënë pothuajse përpara , sytë e zgurdulluar e të dala jashtë zgavrave sterrë të zeza e tregonin më të frikshëm nga veprimet që bënte. Ishte dobësuar jashtë mase,ishte kthyer në  një skelet.Nuk pinte ,as alkool as drogë,por flitej që kishte rrjedhur që kur shteti ia mohoi të drejtën e studimit.

I jati i tij, një intelektual i djathtë,i mbetur  papunë në qytet kaq vite me rradhë ,u largua dhe u mbyll në fshatin e lindjes.Edhe pse e jëma plakë  i vdiq ai nuk u kthye kurrë në qytet.Që atëherë askush nuk e kishte parë më.Fëmijët e tij i vuajtën tërë jetën   qëndrimet e tij politike dhe  akoma vazhdonin ti paguanin shtrenjtë,sa herë e majta i fitonte zgjedhjet.Flitej se hartimi  në maturë i djalit të tij u quajt si një manifest politik,antishtetëror, antifetar dhe  jo vetëm djali por gjithë familja u quajt tepër  e rrezikshme . A mund të kritikohej qeveria,si mund të nxirrje në shesh të vërtetat.Ato vetëm një rufjan i bën,që nuk do atdheun  dhe pregatit terren për  shkatërrimin e vendit.

Ky pra ishte tmerri i lagjes,një djalosh i pamshëm , i zgjuar,(  i ngjau të jatit nga trutë dhe të jëmës nga bukuria , thonë lagjiarët), u mbyll në vetvete dhe nuk dilte nga shtëpia.Kishte rënë në depresion. Nuk vonuan britmat dhe zhurmat brenda në shtëpi, megjithëse e jëma mundohej ta qetësonte.Ai kishte nevojë për terapi.E motra e tij ,u largua pasi ai  e kërcënoi po qe se e mbyllnin në psikiatri.

-Po qe se më mbyll në klinikë,siç guxove herën e parë, të mbyta me duart e mia ,iu hakërrye të jëmës,sapo u zbardh dita. Të gjithë kriminelët, hajdutët janë jashtë kurse mua do të më mbyllësh.Më mirë më mbyllni në burg se sa në klinikë psikiatrie.

E jëma filloi ta merte me të mirë e ta qetësonte me lot në sy . Gjithë natën ai dhe ajo nuk mbyllën sy,po kështu edhe komshinjtë hynin e dilnin  në ballkone e oborre pa guxuar ti afroheshin shtëpisë .Nga ora shtatë e mëngjesit dikush mori në telefon policinë.Erdhi makina e policisë  gjysmë ore pas telefonatës.Të gjithë zgjatnin kokën pas perdeve e xhamave ,askush nuk guxoi të dilte e të bisedonte me nëpunësin e shtetit.Polici i erdhi  një herë vërdallë shtëpisë , po kur pa qetësi bëri të hynte në makinë duke tundur kokën i pezmatuar.

-Ndonjë tallje ka qenë, marin kot për gallatë në telefon,sqaronte   qendrën   punonjësi i policisë dhe e futi  aparatin në xhep duke e mbyllur me një lëvizje të shpejtë.Pa rreth e rrotur vendin përsëri , u sigurua që gjithshka ishte në qetësi,u fut në makinë  duke shkelur gazin.

Vura re si lëvizi perdja pas xhamit të shtëpisë së zonjës Vito.Me siguri ajo ka qenë,nëna e shkretë, që sheh me tmerr se mos i burgosin djalin e sëmurë.Kë të dorëzojë në polici , birin e vet,mendova. Makina  e policisë rrëshqiti mbi asfalt me shpejtësi duke lënë një tym të zi e një erë të keqe të benzinës të pa djegur mirë.Po kush vallë të ketë marrë në telefon policinë?!

Deri nga dreka në lagje nuk lëviste njeri.Vapa ishte e madhe , një zagushi mbytëse.Mbasdite rreth orës gjashtë u dëgjuan prapë britma nga brenda shtëpisë së zonjës Vito.Këtë herë zhurma ishte e madhe dhe e mbytur, me siguri ndonjë dollap të vogël do ketë hedhur në shesh.Zoti Thanasi brofi më këmbë  sa dëgjoi zhurmën. Doli në avlli me kanatieren e bardhë ujë në djersë.Zonja Keti nga ballkoni lëvizi dorën në ajër , duke ia bërë me shenjë që zhurma erdhi  nga shtëpia e zonjës Vito.

-Ti e ke fajin,për gjithshka, sepse ti nuk flet.Vetëm hesht.Heshtja jote më acaron nervat,i bërtiti skeleti nënës së tij, zonjës Vito e cila kurrë në jetën e saj nuk qe ndjerë,nuk nxorri një fjalë as kur u largua i shoqi nga shtëpia, as kur djali u sëmur e kishte nevojë për mjekim.

Një burrë rreth të pesëdhjetave  me pantallona të shkurtra, i zoti i Opel Astra -s, me sa duket,vuri duart në kokë kur pa gërvishtjen e thellë të makinës dhe pa përreth. Zonja Jeorgjia me gisht i tregonte  për nga shtëpia e zonjës Vito,kurse me dorën tjetër i bënte shenjë  në ajër  sikur vidhoste ndonjë vidhë afër mendjes,për ti treguar se ai që ishte brenda shtëpisë ishte i sëmurë nga trutë.I zoti i makinës së gërvishtur bëri të hynte tek shtëpia. Por  u smbraps.

-Ja guxo dhe afromu,po ta mbajti , i ulëriti me sa kishte në kokë një zë nga brenda  shtëpisë.Kujton se je shteti e mund të bësh gjithshka me ne.

-Një hiç je ,asgjë më tepër!

I zoti i Opel Astra  të  gërvishtur , donte të fliste por nuk guxoi,kur pa se tjetri po i afrohej me sytë e dala akoma më tepër e me buzët plot shkumë.

-Sipas ligjit 235,në protokollin e nënshkruar, me nenin A1202,paragrafi 35, filloi të thotë një për një kodin penal  skeleti me sytë e zgurdulluar dhe u kthye nga makina e policisë që ndaloi mu para këmbëve të tij .

-Ja dhe organet e shtetit,arritën më në fund,u përkul me ironi skeleti duke  uruar mirëseardhjen .

-Si është puna, çka po ndodh këtu, pyeti punonjësi i policisë dhe nxori aparatin folës nga xhepi për ti  dhënë të dhënat qendrës.

-Zoti nëpunës i policisë, siç e shihni ky zotëria këtu , dhe tregoi me një lëvizje të shpejtë  të mjekrës së hollë,të zotin e makinës së gërvishtur thellë, kujton se është shteti, dhe mund të bëjë çfarë të dojë me ne , Ai, jo vetëm që voton për ata që na çojnë në buzë të greminës ,por  na shqetëson orë e minutë duke na parkuar mu përpara   hundës, foli skeleti.Nuk mjafton kjo po dhe….

Të gjithë shtangën në vend.Askush nuk foli,as zonja Keti që kaq herë qahej që makinat parkonin para derës së saj ,pa të keq, sikur e kishin truallin tyre,as zonja Jeorgjia,që pak më parë lëviste dorën afër mendjes së saj sikur vidhoste ndonjë vidë,për të treguar se tjetri ishte i lajthitur nga trutë  nuk foli gjysmë fjale.Skeleti kishte të drejtë këtë herë që përmendte me zë të lartë të njëjtat fjalë që ato pëshpëritnin mes njera tjetrës sa herë që bëheshin bashkë.

-Hmmm, e di unë kush ju lajmëron juve,tha skeleti duke i zgurdulluar sytë nga e jëma, që rrinte  e ngrirë si qiri më këmbë.

-Telefonata na lajmëronte  të vinim urgjent se kemi të bëjmë me  vrasje e me viktima,tha nëpunësi i policisë dhe pa adresën e shtëpisë për t`u siguruar se kishte ardhur në vendin e saktë.

-Me një të sëmurë psiqik,keni të bëni zoti polic, u dëgjua një zë nga turma që u zgërdhi me frikë e tmerr.

-Aaaa, ia bëri  nëpunësi i policisë, po atëherë kjo nuk është puna  jonë,vetëm gjykata meret me këto punë, ajo jep urdhër e vendos për të sëmurët psikikë.

Turma sa vinte e dendësohej dhe  tani  nuk kishte dalë vetëm  e gjithë lagjia jonë por edhe kalimtarë e njerës që bënin sehir, rrinin e dëgjonin debatin mes skeletit ,  përfaqësuesit  të shtetit  dhe organeve të tij.

-Po si e nga e kupton gjykata se ai njeri është një i sëmurë psiqik,pyeti dikush nga turma.

Aty si për fat të mirë u ndodh drejtori i klinikës private të lagjes,që parkonte gjithmonë diku në lagje,pasi nuk gjente vend parkimi gjetkë.

-Po ja, e mori fjalën gjithë potencë,drejtori i klinikës duke hapur turmën e njerzve me bërryla,ua shpjegoj unë. Pasi një i afërm i familjes e denoncon atë në gjykatë dhe firmos, ne e verifikojmë që ai është i sëmurë psikik duke mbushur një banierë me ujë dhe i japim të sëmurit ,një lugë , një kovë dhe një filxhan çaji,për të zbrazur banierën.

-Fare e thjeshtë,ia bëri i zoti  i Opel Astrës së gërvishtur thellë.Psikopati me siguri do të përdorë lugël e vogël të glikosë për të zbrazur banierën,kurse unë do të përdorja filxhanin.

-Aaaa e kuptova, ia bëri nëpunësi i policisë,Një njeri normal me siguri do të përdorte kovën ,për të zbrazur banierën plot me ujë.Kova është më e madhe si nga  luga ashtu edhe nga  filxhani i çajit.

-E çja fut kot shteti dhe organet e tij,tha skeleti duke parë përreth dhe pastaj ia nguli sytë policit.Një njeri normal  do tërhiqte tapën që vulos banierën për të shkarkuar ujët,përfundoi ai.

Drejtori i klinikës private iu drejtua nëpunësit të shtetit dhe nëpunësit të policisë:

-Vendosni  që tani  me short kush nga ju të dy do të zërë krevatin pranë dritares në klinikën psikiatrike.Turma u shkreh në të qeshura me lot.Skeleti ishte qetësuar tashmë, thjesht buzëqeshi dhe pa nga e jëma ,Ai e dinte që kishte nevojë për mjekim ,jo për tu mbyllur përgjithmonë në psikiatri, as për të ngrënë burgun kot së koti.Turma e njerzve nuk u shpërnda menjëherë. Të gjithë hidhnin vështrime të çuditur e msheftas nga skeleti që u shfaq pas kaq kohësh .

 

Teuta Sadiku  19/9/2015.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s