Poezi nga Fatbardha Sulaj
***
prisja rubin të kuq
në ëndrrën prej vjeshte,
në prerjet e tij të shihja
klasin tënd,
nga Lindje Largme
tani pres sakura
dhe vezullim.
.***
…hije mendimi
Hijëzojnë fjalën tënde
rreth teje epitafe
të harruara
Poema të krisura
frymëzimeve të mpira,
të panjohura,
të verbëra
atje..
***
Ajri krahët hapi
të më përqafojë,
pas meje përkundet
egoizmi fatal
Toka në çdo çast
rri thosh me mua
në buzë qytetesh.
Të dua tha
gjithë universi…
***
…hesht me ikjet
e perëndimeve,
duke luajtur etyde
të trishta,
pa tinguj…
***
…nuk kam fjalë tek shoh hënën të rritet,
as kur takohet me ty fshehtas ndër natë
Nuk kam fjalë, kur në hapësirat e saj ti tretesh
dhe po aty, ti nis e vdes ngadalë.




























Leave a Reply