Poezi nga Juljana Mehmeti
Qiej të rremë
Me re të pangjyrta shikimin
mbështjell
e diellin fsheh..
në këtë teatër- spektakël
gjestesh …, fjalësh ,
përpjekje fluturake
pa krahë.
Përplasur erës leshragjatë
Dënuar stuhive pafund ..
Qiejve të rremë…
…, kërkim iluzionesh të vetëdijshme
në realitetin e një ëndrre.
Kushedi sa kohë akoma
do të endesh
hapësierave gri,
që kujtimet mbrapsht thithin
në këtë aktrim nate…,
derisa…,
agimi i kohërave
të të dhurojë një ngjyrë
nga ylberi jetë,
që errsirën fshin
e retë ngjyros,
për të vizatuar sytë.
Julja
Juljana Mehmeti





























Leave a Reply